KARAMBOLIMI IMAGJINAR I URTAK HAMITIT

0
353
Urtak Hamiti

IDRIZ ZEQIRAJ

Zhurmueshëm u fabrikua, kinse, karambolimi, ndeshja aksidentale, me veturën, makinën diplomatike të zyrtarit të Ambasadës të Republikës të Kosovës në Kroaci, Urtak Hamitit. U tha se ai përplasi, i dëmtoi një duzinë makinash, në një parkig të Zagrebit, sikur të kishte shkaktuar aksident me shpejtësinë në një autorrugë!

I gjithë inskenimi, trillimi ishte banal, i gënjeshtërt. E vërteta është se arrestimi i diplomatit kosovar, Urtak Hamiti, u bë në një ndalesë semafori, në një rrugë të Zagrebit, pa shkaktuar kurrëfarë aksidenti. Në thurjen trilluese të këtij inskenimi, ishte një ujdi, pajtueshmëri e pushtetarëve të klanit “Pronto”, me policinë kroate. Diplomat Urtaku ishte përcjellur, qëllimshëm, për goditje. Në një lokal, kishte shoqëruar një kafe me një gotë raki, alkohol. Dhe, ishte arrestuar, “rastësisht”, në një ndalesë semafori!

Motivi i vërtetë, por, i pathënë, ishte: Kroatët kërkonin status të veçantë, për pak qindra kroatë të Janjevës, Lipjanit. Akademik Sabri Hamiti, babai i Urtakut, duke qenë në cilësinë e anëtarit të Kryesisë të LDK-së dhe Nënkryetar i Parlamentit, kishte kundërshtuar kërkesën absurde kroate. Dhe, në koordinim me “Pronton” e PDK-së, zyrtarët e policorë kroatë, kishin realizuar hakmarrjen familjare ndaj Hamitëve dhe partiake LDK-së, duke goditur, njëherësh, të dy palët!

Ishte po ajo bandë e Kosovës, që plumbosi, plagosi rëndë mikun dhe bashkëpunëtorin e ngushtë të Presidentit Rugova, Akademik Sabri Hamitin, mjeshtrin e shquar të pendës, autorin e 36 librave të botuara, kuadrin shumëvjeçarë të LDK-së! Ndonëse nuk arritën shuarjen fizike të Akademik Hamitit, dje, sot, me qëllim të goditjes morale të tij, kurdisën gënjeshtrën e madhe, sa bjeshka, aksidentin imagjinar të të birit diplomat, Urtak Hamitit.

Lufta speciale kundër LDK-së, vazhdon edhe sot, nga kundërshtarët politikë, rrast të inkriminuar. Dje me dajak e plumba, sot me intrigime inskenuese gjithëfarëshe, për ta diskredituar LDK-në paqëbërëse, luftëbërëse, shtetformuese, shtetndërtuese dhe, së fundi, shtetkonsoliduese.

Megjithatë, LDK-ja është organizim politik masiv, me drejtëpeshim institucional, e vendosur për ta bërë kompromisin e nvojshëm, me qëllim të ruajtjes të unitetit të brendshëm, e gatshme, për të përballuar dhe sfiduar sulmet e paprincipta të kundërshtarëve, fort të inkriminuar, përgjatë dy dekadave të fundit.