Cikël me pooezi nga Mustafa Spahiu, vjeshtë 2020

0
391
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

ATA QË KANË VESE

Pastroni morrat, o ndërgjegjethyer,
Qyqe sorollateni, s’gjeni melhem;
Sa jepni dhe sa merrni egjër ujem?
Me kaq njollash ballin keni përlyer!

Nënat iu pollën-ndoshta Vestalet,
Ligësirat askend s’e kanë mbyt, të
Gjeni dru bërshemi-litarin në fyt-
Për mëkatin tuaj s’tunden malet.

Kuisni përbindsha për fajshlyerje,
Që kur u futët n’bylyk t’udbashve
U bët dioikë “lule” të deledashve

Me vese morrash shëmtithyerje
Në këtë jallane dynja të mjeruar;
Grusht’i Zotit ç’iu godet hidh’ruar.

E diel, 27 shtator 2020, në
Dardaninë Ilire


IME MË BARTË UJË ME BUCELË

Perëndia nuk e dënoi askënd veç fatin që vetë ke zgjedhë.
Shefik Shkodra (1948).

Nata udhëtare që n’ajkë duart shtrinë,
Yjtë mbrëmë zbehtë mizëri ndriçonin.
Agimi me njërin sy e nisi mrekullinë, pa
Dëgjoni herak gjelat seç këndonin,dhe

Fshati e ndjellë rrezen habere të artë,
E tashmë nëna ujë me bucelë po bartë,

Ujin e bartë ngadalëz e vyeshmja plakë
Tej nga burimi në rrëzë të bjeshkës, dhe
Tashmë dielli zbardhëllimën e përflakë –
Tufëzat e bejkave bar kullosin kreshtës.

Amësojnë lirishtat – lulet sapo kanë çelë,
Ende nënëlokja ime bartë ujë me bucelë!

E bartë nëna ime ujin rast me mundim,
Me krenari në shtegun e gjatë krastor;
Ndalet – nxjerr ofshamë në rrugëtim
Dhe djersët i fshinë me njërën dorë, e

Askund gjurmë – vesëza u tret lartë,
Oh, nëna ime ujin me bucelë e bartë.

Unë – rri – ulur në pragun e shtëpisë,
Në çast shtati pa pritur ç’më sëmbon,
Dhe i kokërroi tërë forcën e fëmijërisë
T’i dalë para nënës-zemra ta ndihmon:

– U gdhive bir, ke bërë gjumë ëndërrartë?

Jo, kurrë më, ujin e domosdoshëm, nuk
Do të lejoj Nëna nga larg më ta bartë!..

E shtunë, e diel, 10/11 prill 2010
Në Vendlindje


JAM NË GOF SHASHTARIE

O, ngritjani digën ju pedimit,
Në Dardani nuk jam rishtak…
As argat sllavi i nënshtrimit –
Toka gjindoset larë me gjak!

Absurdi Mizor-bëheni hafi –
Me lebetitje grash hing’lloni!
Rrejshëm trilloni kaq marrëzi!
Hekurat kur s’i shkatërroni…

Jam orl s’më ndalë çdo stuhi,
Në kallo kurrë s’ju kam shkel!
Në mejdane dilni një nga një,
I pari Unë, nga ju kush po del?

T’UDB-ës jeni unji qenzagar,
As hanxhari juaj s’më trembi
Veten s’e keni mat në kandar;
Kam qumësht zemërshkëmbi!

BOLL! Po iu them kosovarisht,
Jam pinjoll i parë në fisin trim…
Ju skile polare lëvizni pa bisht;
U venitet n’borë e në shërbim!

Për veten kam tërtip të matur,
Pse se bëni shpirtin tuaj zap?..
Dhe kam një enigmë të qartur;
Keni mësuar pasion të prapë…

Zemrën po ma lëngon vetmia,
Shakull e akull me erë vdekje…
Esenca është vargjeve të mia-
Sllavi ju lenë pa hovesh jete, se

Ata qysh se erdhën këtu te ne,
U futën bazilikave shend’e verë.
Vithosën çdo gjë pas erës’ re –
Gjakpirësit si lugat-faqesterrë.

Në këto strofa po ua them troç,
Me thashetheme-shterroset më!
Ndaj një grosh s’ua kam borxh..!
As me jetë nuk iu fali për asgjë…

E hënë, 21 shtator 2020, në
Dardaninë Ilire


LULJA E VJESHTËS

(Colchicum autum nale)

Kërcellit e zgjatur shi porsi gargia,
Dy stinë fshehur mbajtur n’sqetull,
Kurorat ruajtur si sytë nën vetull,me
Lulet e gejzerta – buzagaz bukuria!

Kopshteve kullëndriçuese e blertë,
S’ta përkulin belin erërat e tërbuara,
Nuk t’trandin as shirat e zemëruara;
Vjeshta dytë t’miklon paksa ylbertë.

Lulja e vjeshtës pse vonshëm lulëzoi,
Katmer-katmer ngjyrash i ka petalet,
Paçka se vjeshta zdirgjet nga malet;
Lulja e bijave – gjysheloket i gazmoi.

Gjethedhëmbëzore – lulja e dushkut,
S’fundi për lulet doli ngadhnjimtare –
E mbajnë veshit nusezonjat’ krenare;
Nishane ia nisin krushkës e krushkut.

Lulja e vjeshtës shëroi shum’ brenga.
Dasmorët mahnitur, të entuziazmuar!
Kurora dhëndrit – vajzat duke kënduar,
Në lule të fisit u shndërrua dhe kënga!

E premte, 9 tetor 2020, në
Dardaninë Ilire


TIM ETI IA PRESIN LISAT

Ia presin lisat e gjatë, lisa të trashëguar,
Më duhen tha për trarë, kulmarë e dru!
Ditë për ditë malin vjen duke iu rralluar;
I shkrep mallëgjimi sikur në qiellin blu…

Dhe ia presin lisat me të tëra mesazhet,
Trungjet pranë trungut rrinë t’brengosur.
Ecën thellë menduar i shikon tatuazhet, i
Mbështetur ofshan, duhan tymos mllefosur!

Niset ngadalë i shtohet plagë e vjetër;
Me hapa e mat malin, oh ç’fat i mallkuar!
Lirishtës shikon skiç me një sy tjetër –
Ka mbirë ndonjë lastar si fëm’i dëshiruar?

E shikon përlotur lisin atë më të gjatë.
E gledh duke i thënë: një stine kemi lerë:
“Po, i dashur për ty ëndrrova ditë e natë,
Keq, dor’e padukshme të paska prerë!”

Më kujtohet kam qenë çun i përgjëruar
E ti -shpresa ime – lastar i hollë blerimi.
Për ty jam kujdesë me mirësi të tepruar,
Se doja të ndërtoja urë ose vig durimi…

Aty – ati im reptas u ndalë i djersitur, e
Shpinën ktheu, lajthishta plot rezhda…
O bir, mbaj mend mirë, s’je më i mitur,
Largadash-blirit-andej – është mezhda.

Tim’eti ia presin lisat, balli i nxjerr flakë,
Druvarët me pendesë nga mali zbresin…
Ati im tha: “Se unë dij të marr dhe hak!”
Mua m’bëhet se babain ngapak ma presin!

E enjte, më 22 janar 2009, në
Vendlindje


TIM ETI

(Qerrepunuesit)

Në shtatë fshatra… s’janë pak nëndë,
Me duar drurin e shtrembër drejtonte.
Sumbullash djerse bënte punë t’rëndë;
Qerresh druri pa lodhur ndërtonte, Tim

Eti mjeshtrinë ia vlerësonte çdo njeri,
Se mburr, ai ngaherë iku nga kjo botë!
Sot, fjalët e tij t’urta peshojnë flori, në
Virua vargjesh – gjurmë perlash i thotë!

Kur kridhej bjeshkës-drunjtë i qaste, e
Nga ky trung, thosh, dalin dhjetë bucelë,
Qarrin e bardhë me perimetër e pikaste
Do nxjerr gavyella e spica – me tyrjelë,-

Vandak me veglash – i çmonte me zili,
Dyqan’i babait ngaherë derëhapur rrinte,
Unë me lodra ashklash luaja me fantazi;
Të vaftë mbarë usta! I thonin kush vinte.

Sot etin tim për çudi se njeh as një njeri!
U derdhën dyqani me shtëpinë e vjetër…
O, miq puna me djersë – ësht’djersa flori;
“Zanati kanati!”- mbeti shkruar në letër…

E hënë, 6 tetor MMXVII, në
Dardaninë Ilire


TRE GUR’T E AK’LLIT

Legjenda thotë një grua trikokëshe,
Në oronimin e bjeshkëve të mija, i
Mbolli tre gurë, se shënoi gjeografia
Peshën e tyre me kuintal, as okëshe!

As një sekond i orëve mëngjesore,
Rrezet i anashkalojnë pa mëshirim;
Tre gur’t e ak’llit bëjnë kaq durim –
Sall ndonjë kith i cipës mjegullore,

E përshkon trekëndshin e gur’zuar,
Hëna mbi ta ulet shpesh ka ngjarë
Ta zbërthejë atë enigmën e marrë;
Kush t’akulltë gur’t i ka pagëzuar?

Shekujve largadash rrin në kujtesë,
Zgjoin e tyre dot s’e mbërthen acari,
Dielli si kallais me gjelbërim behari;
Etjen e shuajnë me t’rruazave vesë.

Breshëri i godet deri në çmenduri!
Tre gur’t e ak’llit me shekuj pritën!
Shpresëhumburit se gjetën rritën;
Myshk e push t’tretë kanë përmbi.

Asgjë s’kam mësuar për mprehtësi,
Trekëndshin magji për ta përshkruar.
Në zjarre e hi ndofta janë dashuruar;
Zot i vërtetë tregoje këtë fshehtësi…

E premte, 9 tetor 2020, në
Dardaninë Ilire