Mathieu Aref
Thrakët dhe Ilirët ishin pasardhësit e fundit TË DREJTPËRDREJT të Pellazgëve. Ndërsa për fiset e tjera Pellazge, larmia e emrave të tyre përfundoi duke u zhdukur për shkak të integrimeve dhe asimilimeve të ndryshme, ku ata jetonin (Leleg, Ligurë, Karian, Iberë, Liqian, Friggjian, Trojan, etj.). Emri i Trakëve gjithashtu u zhduk para atij të Ilirëve pasi ndoshta mund të zhdukët edhe emri i shqiptarëve nëse populli pellazgo-shqiptar nuk zgjohët nga gjumi letargjik, nuk bën asgjë për të bashkuar trojat e kombit pellazgo-shqiptare, nëse shqiptarët vazhdojnë të emigrojnë, të përziehen dhe të rindërtojnë jetën e tyre diku tjetër se sa në trojat mijëvjeçare shqiptare.
Fatkeqësisht historia është e përsëritur që nga pushtimi i Ilirisë nga Romakët në -168 para erës sonë deri në 1912 : 2055 vjet pushtim i huaj i tokave Pellazgo-Ilire (përveç 25 viteve të pavarësisë nën mbretërimin e Gjergj Kastriotit). Sot është edhe më keq se më parë sepse ekziston feja që mbizotëron mbi kombësinë dhe patriotizmit e përkeqësuar nga prozelitizmi i disa shteteve islamike të cilat dëshirojnë të shkombëtarizojnë shqiptarët duke u thënë atyre se ata janë mbi të gjitha vetëm « myslimanë ». Është kjo fatkeqësi që do të heqë çdo aluzion të shpërthimeve kombëtare dhe patriotike.
Një fatkeqësi që kërcënon të pushtojë trojat shqiptare: tashmë ka filluar në Maqedoni dhe Kosovë për ca kohë dhe tani në Shqipëri. Nëse kjo vazhdon, nëse nuk shfaqet një personalitet shqiptar plot karizëm, patriotizëm dhe autoritet, do të jetë fundi i popullit tonë. Së fundmi, duhet të dihet se shqiptarët u bënë mysliman (nga zorilja) vetëm falë turqve që i shndërruan ata në një fe ndërhyrëse të papërshtatshme për karakterin shqiptar, traditat mijëvjeçare, kulturën dhe entitetin evropian jo arabo-turk.
Unë jam ai që u thotë këtë, ai që e njoh civilizimin pellazgo-iliro-shqiptar në thellësi, qytetërimet e tjera evropiane, qytetërimin arab dhe veçanërisht islamik, për të cilin unë njoh themelet dhe porositë e Kuranit dhe haditheve : e lexoj dhe shkruaj Kuranin në mënyrë të përsosur, veçanërisht pasi që unë kam jetuar (28 vjet) në disa vende arabe duke përfshirë Egjiptin, Arabinë Saudite, Libinë dhe Tunizinë. Më në fund, duhet të dini se unë nuk jam dikush që fol kot së koti, por dikush që është i kulturuar dhe që ka zotëruar të gjitha temat që trajton.