Binak Maxharaj
Sot dola në tregun e mediave jo për ti mbrojtë e as për t’i sharë Vjosa Osmanin dhe Isa Mustafën por thjeshtë për ta thënë mendimin timë për “hasmeritë” apo përplasjet midis tyre të këtyre diteve të cilat po e zgjojnë interesimin e opinionit. Kjo përplasje me së miri tregon gjendjen e mbrendshme “luftarake” te LDK ku është katandisë shumë keq deri në keqardhje për këtë parti, e cila dikur në kohën e Ibrahim Rugovës ishte udhrrefyese për te gjitha proceset zhvillimore ne Kosovë.
Përplasja midis Isa Mustafës dhe Vjosa Osmanit konsidrohet si një luftë midis rrymave, klaneve qe ekzistojnë brenda LDK e cila assesi nuk po mundë te merrë vehten që te demokratizohet. LDK e more teposhtëzën me ardhjën e Isa Mustafës në krye te kësaj partie ku LDK nuk mundi te fitoi asnjë palë zgjedhje. Isa Mustafa është një antirugovist i përbetuar, ai aksidentalisht erdhi në krye te LDK jo qe nuk udheheqë me këtë parti por thjeshtë sundon me te si një despot,duke krijuar grupe servilesh, klane mafioze te cilat e kanë kapë keq këtë parti. Isa Mustafa i kundërvehet çdo kujtë mbrenda partisë i cili nuk shkon sipas vijes se tij. Ai nuk i duron njerezit e autoritetshëm ne parti, njerezit me te votuar sepse thjeshtrë frigësohet nga ta.
Kështu po ndodhë edhe “beteja” e tij me Vjosa Osmanin te cilën nuk ka kurajo te pranon por përdorë metoda te linçimit të saj, kështu e patë vendos në nr. 86 ne zgjedhjet e 2016 por Vjosa triumfoi mori mbi 65 mijë vota. Duke pas parasyshë këtë ne zgjdhjet e 6 tetorit 2019 askush në LDK nuk pati guximin e as kurajon te merr mbi vehte fushatën parazgjedhore. Ia besuan Vjosa Osmanit e cila edhe u nominua për kryeministre te kesaj partije. E udhhoqi me marifet ne menyrë brilante fushatën parazgjedhore duke e nxjerrë LDK te dytën pas LVV.
Nga këtu filloi kalvari i Vjosa Osmani nga ana e Partisë se vetë dhe kryesishtë nga sundimtari i saj Isa Mustafa. Filloi injorimi i sajë, lenja pas dore, duke ia mohuar meritat parazgjedhore, bile shkoi aq largë se qe edhe e përjashtoi nga te gjitha organet ne LDK sepse Vjosa jo vetem qe nuk ishte kundër LDK por ishte kundër qendrime pa parime te Isa Mustafës i cili i ndrron fjalet dhe nuk i prlmbahet premtimeve. Se findi ai e akuzoie se ka penguar Ldk te del e para të cilën edhe e quan “Kopje te Kurtit, na i humbi zgjedhjet”. Kurse vetë ai ishte frigësuar qe te ballafaqohet ne fushaten elektorale me Kurtin.
Më pastaj pas tre muajsh negociatash e formoi formalisht qeverin me te, për ta rrezuar ate me ndihmën bandave te krimit te organizuar dhe amabasodorit te deshtuar Grenell. Qellimi i rreximit te qeverisë Kurti ishte se ia patën frigën për t’i marrë ne përgjegjesi te gjitha klanet mafioze te korruptuar te cilat e prunë shtetin ne këtë gjendje pa përspektivë. E rrexuan për t’i sjellë ne pushtet përseri bandat mafioze, kriminele te korruptuara te cilat e kanë kap shtetin qe 20 vite e kendej.
Ishte i menjhërshëmn reagimi i Vjosa Osmanit, e cila i drejtohet Isa Mustafës duke i thanë se ”Gjithçka mund te gjesh te Isa Mustafa si tipar: mashtrimin, devijimin, ndryshimin e qendrimeve sa hap e mshelë sytë, tregetinë me parime, etj. por nuk mund te gjesh asnjë pikë njerëzillaku te ai”, më fjaë tjera Isa Mustafa nuk është i beses, te pret ne besë, nuk e mbanë fjalën, nuk i mbanë premtimet dhënë anetaresisë dhe elektoratit, e sidomos premtimin se kurr nuk do te bëjë koalicion me PDK duke i vu gjoja vija te kuqe.
Edhe këto ditë kur Isa Mustafa është i zanun pisk me qeverin Hoti e cila nuk po funksionon, nuk mund te merrë asnjë vendim madhor për vendin sepse është e pakrahë, e ka nisë prap fushatën sikur me 2016 kur e tradhetoi VLANIN duke i heq viajt e kuqe, por qe realishtë Isa Mustfa kurr nuk ak pasë vija te kuqe me PDK, dhe po kërkon, insiston me çdo kushtë të bejë koalicion me PDK,sepse nuk e ka guximin e as kurajon qe te shkojë ne zgjedhje sepse e dinë fare mirë se LDK do te humbë bindshëm.
E tillë do te jetë LDK duke e marr teposhtëzën përderisa e ka mbrenda Isa Mustafën, i cili nuk udheheqë por thjeshtë sundon me LDK përmes servileve te tij, atij nuk i intereson LDK por thjshet i ineterson mbraojtja e korrupsionit te tij duke u bashkuar me te korruptuarit e tjerë, sepse vetem një sjellje e këtillë e tij i mundëson qe te qendroi, por jo përgjithëmonë.