Romanet horror “Psycho I” dhe “Psycho II” tërheqin vëmendje në Panairin e librit në Ferizaj

0
286
Ilir Muharremi - Psycho II

Për herën e dytë me radhë, Panairi i Librit po hap dyert për dashamirët e librin në qytetin e Ferizajt, përgjatë datave 8-10 tetor. Panairi i cili do të bashkoj botuesit e shkrimtarët e ndryshëm me lexuesit, organizohet nga Klubi Letrar “De Rada” dhe hapja e tij do të organizohet nga ora 13:00 në sheshin “Adem Jashari”. Librat që po zgjojnë vëmendje të madhe janë ato horror të shkrimtarit Ilir Muharremi. “Psycho I” dhe “Psycho II”, janë romane të botuara nga shtëpia botuese “Berati” në Prizren.

“Psycho”, (2017), është një roman shumë i përfolur. I shpërblyer me çmimin “Shkrimtari i vitit 2018” nga Shoqata e shkrimtarëve të Pejës. Ideja e romanit “Psycho” zhvillohet përmes personazhit të tij boksier i karrierës e nxjerr atë jashtë ‘ringut’ letrar të letërsisë shqipe duke iu kundërvy absurdeve me absurd përmes sportivitetit deri të kanibalizmi. Kryepersonazhi i cili me plot dëshirë identifikon veten me Mike Taysoni-n, rrëfen jetën e tij në një bar nate i ulur në banak dhe karshi tij qëndron një kameriere jo shumë e bukur. Mirëpo, ai është boksier i dështuar, pasi që gjen kënaqësi në bixhoz, ai humb tërë pasurinë. Nga ky dështim, gruaja e tij divorcohet dhe ikën me të dy fëmijët e saj.

Kjo ndikon shumë në personalitetin e tij, dhe ai strehohet në shishen e qelqtë të alkoolit. Gradualisht fillojnë t’i shfaqen simptomat e psikopatisë dhe devijimi i personalitetit, por në një rrëfim intim me vajzën e banakut, ai tregon për fëmijërinë e tij. Ai kishte torturuar kafshët, dhe i vetmuar me orë të tëra rrinte pranë zjarrit. Simptomë e një psikopati të vërtetë. Ai shtiret si i ndjeshëm, por nuk është i ndjeshëm dhe nuk duhet t’i besohet, por vajza në banak i bindet sepse psikopatët kanë shumë talent t’i bindin të tjerët. Ajo rrëshqet në rrëfimet e “ëmbla” të tij. Gjatë dialogut, ai herë-herë me vështirësi mbanë raporte të mira me të, sepse psikopatët çalojnë shumë.

Ngjarja në Psycho II ka të bëjë me një personazh i cili vuan nga psikopatia. Ai vret nënën dhe gruan e tij. I torturuar nga e ëma dhe babai ai çrregullon personalitetin dhe bëhet shumë i ftohtë ndaj realitetit. Personazhi kryesor nuk është i dashuruar në gruan e tij. Ai dashuron nënën dhe në roman shfaqen skenat intime me nënë e tij. Në këtë pjesë autori është fokusuar edhe në elementet erotike të cilat janë të shprehura me shprehja të pa kursyera dhe gjuha direkte. Andaj, ky roman preferohet që të lexohet nga mosha + 18 vjeçare. Pas vrasjes ai e imagjinon se ende nënën e ka gjallë dhe veshët si ajo. Kompleksi i Edipit dukshëm dominon në pjesën e dytë të këtij romani. Pastaj ngjarja tensionohet kur dyshon në gruan e tij se po e tradhton. E zë me shokun e tij të ngushtë. Vret gruan duke e torturuar dhe zë rob dashnorin e saj të cilit ja pret të gjithë gishtërinjtë dhe ne fund ndodh e papritura.

Përveç shitjes së librave, Klubi ka menduar që përbrenda Panairit të ketë edhe aktivitete të tjera. Në kuadër të Panairit të librit “Ferizaj 2020”, Sektori i të Rinjve i Klubit Letrar “De Rada” organizon mbrëmje poetike përgjatë datave 8-10 tetor. Oda e Librit do të bashkohet për të diskutuar veprën “Letër Babait” nga Franc Kafka më 9 tetor. Poashtu, në po këtë datë do të organizohet promovimi i veprës “Katërmbëdhjetë autorë”, e cila është një risjellje e krijimtarisë së 14 autorëve të ndaluar nga pushteti Jugosllav.

Botuesit pjesëmarrës në Panairin e Librit “Ferizaj 2020” janë Armagedoni, Buzuku, Klubi letrar “De Rada”, Botimet “Pema”, etj. Ky Panair është përkrahur nga Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport si dhe Komuna e Ferizajit.