Vdiq në Çikago Ismail Kashtanjeva, veprimtar i çështjes kombëtare “Lidhja Kosovare”

0
554
Ismail Kashtanjeva

Sot në Çikago ka vdekur Ismail Kashtanjeva(1937-2020), veprimtar i çështjes kombëtare “Lidhja Kosovare” dhe një nga krahët e fortë të diasporës shqiptare në Amerikë. Për shkak të padrejtësive historike të regjimit të Serbisë ndaj shqiptarëve dhe Kosovës, Ismail Kashtanjeva i riu nga Ferizaj, në vitin 1963 mori udhën e mërgimit për të kaluar kendej Atlantikut në Amerikën e largët.

Posa erdhi në Amerikë, Isamajli iu bashkua lëvizjes kombëtare të diasporës shqiptare në Amerikë “Lidhja Kosovare” me shumë veprimtarë të trevave tona etnike në kërkim të lirisë dhe të pavarësisë së Kosovës si dhe zgjidhja e drejtë shqiptare në Ballkan, ku fqinjët grabitqarë me nidhmën e fuqive të mëdha morën pjesë të tokave shqiptare duke rrudhur hartën e atdheut (Shqipërisë Etnike).

Restoranti i tij “Tween Eagle” në Çikago thuhet në kronikat e kohës ka qenë një vend takimi për veprimtarët shqiptarë në shtetin e Illinoisit, ku bënin programin për aktivitetet dhe organizimin e demonstratave kundër regjimit fashit të Serbisë dhe ambrellës ish-Jugosllavisë.

Për këto vite të jetës së Ismail Kashtanjevës thuhet se ai kishte ruajtur kujtimet e brezit të tij që merrnin udhën e mërgimit, që, sipas të dhënave nga ditari i jetës ai shpeshherë thoshte se, “dikur në Kosovë, një njeri që merrte udhën për në Amerikë, e shpallnin të humbur përgjithmonë”!Kështu iu ndodhi me vëllazërit Ismail dhe Sedaledin Kashtanjeva prej Amerikës shkonin lajme të ndryshme se dy vëllazërit Kashtanjave kanë “vdekur në luftën e Vietnamit”! Dhe për këtë lajm të dhimbjes në Ferizaj thuhet në kujtimet e Ismajlit ishte pas hapur e pamja. Mezi arritëm që të kthejmë të vëretën se dy vëllazërit jemi të gjallë dhe po punojmë për të tubuar dollarët dhe ndihma për familjen tonë në Ferizaj.

Ismail Kashtanjva i dëshironte shumë udhëtimet e tij. Në vitin 1970 ai mori udhë për në Kosovë me anije dhe nëpër valët e Atalantikut që zgjati dymbëdhjetë ditë. E pa nga afër Ferizajin e tij dhe për shumë vjet deri në ditën e sotme, ai mbeti në tokën e Amerikës me të mirat matriale, por si thoshte shpeshherë, me zemër të thyer se tërë jetën e kalova kendej detit dhe me mall për njerëzit dhe tokën time të Kosovës.

Ismail Kashtanjeva do të kujtohet nga Komuniteti Shqiptaro-Amerikan dhe shumë shoqata tjera kombëtare në Çikago si një nga veprimtarët dhe krah i fortë i çështjes kombëtare dhe për lirinë e Kosovës. Lamtumirë Ismail Kashtanjeva, thonë bashkohnikët e tij të udhës kombëtare në Çikago!


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]