Dy Akademikët nga Kosova Jusuf Bajraktari dhe Frashër Demaj duhet të kthejnë honoraret

0
721
Bajraktari - Demaj

Për skandalin për publikimet në Athinë

Dy Akademikët nga Kosova Jusuf Bajraktari dhe Frashër Demaj duhet të kthejnë honoraret për dështimin shkencor rreth historisë së Kosovës…!

Përkitazi me publikimet për historinë e popujve të Evropës Juglindore (Ballkani) në Athinë, ku ishin caktuar nga Kosova dy Akademikët Jusuf Bajraktari dhe Frashër Demaj në Redaksinë e këtyre botimeve, tashti kanë dalur lëshimet dhe publikimet për historinë e Kosovës, që fund e krye kanë mbuluar të vërtetën historike të saj (lexo: redaktuar me skandale dhe heshtja e akademikëve tanë)!

Për botimet e dy Akademikëve nga Kosova, Redaksia e këtyre botimeve në Athinë i ka shpërblyer me honorare të majme dhe, ndonëse tashti dolën të gjitha lëshimet shkencore, lidhur me historinë e Kosovës, ata qysh tash duhet të mendojnë për kthimin e honorareve në arkën e Redaksisë në Athinë dhe të japin përgjegjësi para institucioneve të shtetit dhe ASHAK-së të Kosovës!

Çikago, tetor të motit 2020


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]