GJUHA SHQIPE GJUHË E PARË E NJERËZIMIT

0
1401
Atdhe Geci, red

Ese,

Lexim i “Traktatit të Origjinës së Shqiptarëve” të poetit, gazetarit, shkrimtarit dhe studiuesit, Çlirim Hoxha

Gjuha shqipe e pellazgo ilirëve është pjesë përbërëse e dheut të kozmosit tokësor, yjor dhe diellor. Dy shkronjat ZZ-ë, në zemër të diellit të quajtura “Vula e zotit”, dëshmojnë emocoionin e shpirtit pellazg për përënditë. Fuqia e gjuhës shqipe është sa fuqia e diellit lexojmë në “Traktatin e Origjinës Pellazge të Shqiptarëve”, të shkrimtarit, gazetarit, dhe studiuesit, Çlirim Hoxha. Gjuha është fjalë, shkrim, art, kulturë, shkencë, etikë, krijimtari e çka jo. Shqipja pellazgjike e stërgjyshërve tanë është e para gjuhë e folur dhe i pari shkrim i shkruar i aft për shkencë, art dhe kulturë.

Stërgjyshërit tanë pellazgë kishin gjeografi teritori të gjerë sa tërë Evropa sot. Shtrirja e gjerë e gjuhës shqipe në tre kontinentet për ata që dinë të lexojnë të vërtetën historike, është respekt për periudhën e Shqipërisë Antike. Libri i Çlirim Hoxhës, “Traktati i Origjinës së Shqiptarëve”, është një vepër madhore, dhe me plotë dëshmi shkencëtarësh botërorë që dëshmojnë në bazë të studimeve të tyre që, gjuha shqipe dhe alfabeti pellazg janë e para gjuhë botërore e folur dhe e shkruar në planetin tokë. Libri i Çlirim Hoxhës, “Traktati i Origjinës së Shqiptarëve”, është një vepër e mirëfilltë kombëtare dhe me pasuri stërgjyshore të pellazgëve, ilirëve e dardanëve.

Në librin e studiuesit, Çlirim Hoxha, ai posi një hero i përkushtuar, për dhjetë vite rrjeshtë, bëri që të lindet libri kombëtar, “Traktati i Origjinës së Shqiptarëve”, libër me vlerë të padiskutueshme. Sipas të dhënave në libër, Gjuha shqipe e pellazgëve me 54 shkronja nuk është bërë pa miratimin e përëndive të kohës. Aprovimi i gjuhës shqipe të pellazgëve nga përënditë që gjuha shqipe të jetë gjuhë hyjnore, gjuhë e pranuar nga përënditë është e një rëndësie të veçantë. Në Iperishte ( siç është quajtur në lashtësi, Shqipëria ), i tërë antikiteti ka folur dhe ka shkruar shqip. Duke filluar, nga Thoti, Zeusi, Platoni, Sokrati, Europidi, Empedokle, Aleksandri, Pirro dhe krijuesit e tjerë, si Safo, Antiloku, Anakreoni, Eskili, Sofokliu, Ptolemeu, Homeri dhe dhjetëra Apollonë, Posejdonë, e Afërdita, u ngritën dhe mbetën në histori në sajë të shqipes së lashtë.

Bota e krijuesve të lashtësisë shqiptare ka qenë e mbushur me dashuri, me art dhe shkencës. Poeti, gazetari, shkrimtari dhe studiuesi Çlirim Hoxha u lind në vitin 1954 në Fier-Vlorë të Shqipërisë. Shkollën fillore dhe të mesme e kreu në Vlorë. Ndërsa Fakultetin Histori-Filologji në Universitetin e Tiranës. Biografia e poetit, gazetarit, shkrimtarit dhe studiuesit, Çlirim Hoxha është shumë e pasur. Çlirim Hoxha është romansier i shkëlqyer. Romanet e Çlirim Hoxhës, janë vepra poetike që të lënë pa frymë.

Çlirimi është autor i disa romaneve dhe të përmbledhje me poezi. Romanet e Çlirim Hoxhës, 1. “Kodi i pjekjes së baltës”, 2. “Bebi skafisti”, 3. “Nëndetsja e plagosur”, 4. “Ushtarët e botës”, 5. “Vrasja e një kryeministri”, 6. Poema, “Pashaliman” dhe para pak muajsh, 7. “Traktati i Origjinës së Shqiptarëve”, në botim të Shtëpisë Botuese, “Lena” të Hajdar Fejzullahut, Prishtinë.

Libri i studiuesit Çlirim Hoxha, “Traktati i Origjinës së Shqiptarëve”, çmonton përfundimisht gënjeshtrën mijavjeçare greke për origjinën e shqiptarëve. Po e mbylli këtë ese të shkurtër me mesazhin e “Traktatit të orogjinës së shqiptarëve”; Shqipja pellazgjike e stërgjyshërve tanë është e para gjuhë e folur dhe i pari shkrim i shkruar i aft për shkencë, art dhe qytetërim.

Atdhe GeciDortmund, 07.10.2020