Evitimi i gabimeve, mbrojtje nga mëkatet!

0
302
Florim Zeqa
Florim Zeqa

Shkruan: Florim Zeqa, 07.10.2020

Ekzistojnë teori të shumta për mënyrën e rrjedhjes së gabimeve njerëzore. Gabimi është shmangie nga realiteti, është shprehje me të cilën nënkuptohet nga jashtë së saktës, së vërtetës apo së duhurës në kohë dha hapësirë të caktuar.

Sigurisht që secilit prej nesh gjatë së shkruarit apo shprehjes sonë të lirë na rrëshqasin gabime drejtshkrimore, gramatikore apo gjuhësore, por rendësi ka përmbajtja dhe fjala e lirë që buron nga thellësia e shpirtit fisnik, nga dashuria për shtetin dhe qytetarët e vendit.

Gabimet e sipërpemendura janë të lehta dhe të papërfillshme në krahasim me gabimet e natyrave tjera, që mund të rrjedhin si rezultat i emocioneve të çastit, mungesës së informacioneve apo ndikimeve nga faktorët e jashtëm që shfaqen në formë të presionit apo shantazhit politik.

Gabimet ndryshojnë varësisht prej rrethanave dhe pozicionit, Pesha e gabimit matet me nivelin intelektual. Sa më i ngritur të jetë individi në aspektin intelektual aq më e madhe është pesha e gabimit dhe anasjelltas.

Përderisa gabimet e politikanëve mund të kenë kosto të lartë dhe të rezultojnë me humbjen e jetës në masë të njerëzve, nga të shkruarit gabim dhe mungesa e kujtesës historike bënë që të përseritet historia tragjike e popujve dhe kombeve në veçanti.

Dallimi mes gabimeve të rastësishme dhe të qëllimshme

Janë tepër të dëmshme gabimet e qëllimshme të hileqarëve të shoqërisë sonë, të cilët për shkak të dështimeve personale i sulmojnë të tjerët me shpifje dhe intriga, sharje dhe fyerje denigruese të cilat qëllim të fundit e kanë dëmtimin e imazhit dhe rrënimin e personaliteteve më të shëndosha të shoqërisë sonë.

Jo rastësisht thuhet një fjalë e urtë popullore; “Kush punon gabon”, ndërsa “ai që nuk punon gabon vetëm një herë, që s’punon”.

Secilit person gjatë punës fizike apo intelektuale mund t’i rrëshqasin gabime, por gabimet e paqëllimshme janë lehtë të riparueshme dhe jo shumë të kushtueshme.

Mirëpo gabimet dhe lëshimet që bëhen me vetëdije apo qëllim të caktuar, vështirë riparohen dhe prodhojnë efekte negative zinxhirorre.

Sa më parë që mëkatarët e marrin denimin e merituar, aq më parë do të lirohen edhe familjarët e tyre nga pesha e mëkateve dhe anasjelltas.

Të varfërit në shpirtë nuk ju gezohen sukseseve e të tjereve, por i xhelozojnë deri në urrejtje vrastare miqt dhe shokët e tyre të deridjeshëm!

Të mallkuar nga Zoti dhe të ndëshkuar nga drejtësia do të jenë të gjithë mëkatarët dhe hileqaret e shoqërisë sonë.

Të bekuar janë nga Zoti ata që e kanë ndërgjegjen e pastër dhe zemren e mirë, shpirtin e lirë dhe qëllimin e mirë.