EKONOMIKA E KËNAQËSISË

0
462
Party Girls

The Econonist3 korrik 2020 – nga ASHLEY MEARSPërktheu Arben Çokaj

Ekonomia sekrete e një feste VIP-ash

Ekziston një sistem i padukshëm pas çdo skedine prej 100,000 £ para në dorë, dhe monedha e kësaj është një femër e bukur

Klubi i natës pulson në nxehtësinë e Miamit. Kërcimtarët tundnin shkopinj me shkëlqim me shkronja neoni, që shkruanin “F*** me I’m famous” (Më Q*** mua, jam i famshëm). Milioneri ishte i veshur me një bluzë të zezë dhe xhinse dhe do të kishte qenë e lehtë të mungonte, nëse nuk do të ishte rrethuar nga një duzinë grash të gjata, të holla, të bukura dhe duke tundur një shishe rozë të shampanjës Cristal.

Porosia e tij e ardhshme për pije arriti në një procesion ceremonial, i njohur në biznesin e klubeve të natës si një tren shishesh. Një grup kërcimtarësh mbanin dy kosha plot me shishe shampanjë dhe xixëllima, të ngritura lart mbi kokat e tyre. Ata u pasuan nga një procesion kamerieresh të veshura me stileto1, që mbanin të njëjtat dhurata.

Vëzhguesit brohorisnin me shkëlqim dhe ngrinin lart telefonat e tyre për të bërë fotografi. Një burrë që qëndronte pranë meje pa skenën blasé2, që po zhvillohej dhe më ofroi një swig (gllënjkë) nga shishja e tij e shampanjës: një rozë Cristal e vitit 2004…


1. këpucët e një gruaje me taka të holla, të larta dhe të ngushta.
2. i pa impresionuar ose indiferent ndaj diçkaje, sepse dikush e ka përjetuar ose parë atë aq shpesh më parë.

Dhe histotia vazhdon me pagesë te The Economics