Rama ngre tonet: Partitë e vogla s’i kanë sjellë asnjë të mirë vendit

0
310
Rama në Kuvend

PolitikëOpinion.al05/10/20

Teksa pritet që në Kuvend të votohen ndryshimet në Kodin Zgjedhor, disa deputetë të opozitës parlamentare kanë deklaruar votën e tyre kundër.

Ndërkohë, kryeministri Edi Rama teksa theksoi rëndësinë e këryre ndryshimeve, tha se partitë e vogla nuk i kanë sjellë asgjë të mirë për Shqipërinë.

Po ashtu, kreu i qeverisë u shpreh se partitë e vogla janë grupe interesi, që kanë shqyer më shumë se çdo parti tjetër, se edhe vetë PS, plaçkën shtet.

Partitë e vogla janë grupe shantazhierësh, partitë e vogla janë parti pengmarrësish, që vijnë në parlament për të kapur një ministri dhe ta kthejnë pastaj në degë thesari, të atij që ka vulën, por fakti që kanë qenë të tilla deri sot, nuk do të thotë që nuk pengohen”, – tha Rama. /Opinion.al