Cikël me vjersha nga Mustafa Spahiu

0
398
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU

ARAT PA TOPONIME

Çatisa në gërrellë të pojakut,
U shndërrova në dyzetë sy!..
Më gufte zemra prej merakut;
Për arat mbushur me shtëpi.’

Çdo ngastër kishte toponime,
Me vlagë të shkrifta bukatore.
Tapinë e pronës pa ngatërrime;
Shpesh mbilleshin hamullore…

Rend e rend n’këto vargëzime:
Në e parë me toponimin “Balta,”
Po i numëroj fare pa stilizime –
Aty rritej shalqiri sikur mjalta, e

Më n’bregore ngastra “Meraja,”
Pranver’e vjeshtë bëhej ugare.
Rritej gruri det-dehëse sevdaja;
Tokë e papunuar s’gjendej fare.

Fshat’i lashtë n’vendlindjen time
Me mbi katërqind shtëpi, ishte
Zgjeruar, arat ngel pa toponime;
Ngritur ndërtesa t’reja mrekulli.

E enjte, 1 tetor 2020


Nga MUSTAFA V. SPAHIU

JAM POET I FSHATIT

Dhjetë hapa të jetës vrap shkanë,
Me diell vere, qindra përshëndetje!
Fshati është inxhi madh’shti jete –
Kujtimet djaloshare më rrinë pranē.

Këto vargje kur po i vjershëroj,
Më vijnë simfonitë nga fshati –
Vringëllimë kose – krismë shati,
Me mallë shelgjet i përqafoj, dhe

Imazhe kur vjershëroi unë poeti,
Motivet më mbushin ngazëllim…
Të jenë modeste ama zërin tim
Shkumëbardhë ta gjakon deti…

Melodi mëtini ku tundet dhalli,
Me misërnike që më rriti fshati.
Kok’rra vojsash – grishte shpati,
Për ato të rralla më djeg malli!..

Fshati është lulja më e papritur!
Atje trishtili stinëve kur cicërron,
Vargjet e mia me rreze i praron;
Përmbi këngën tok duke u rritur.

Fshati vjetër ç’i ruan disa tipare,
Ka hapësirat fare t’pakufishme-
Fshati ka gjithçka t’madhërishme:
Gjenë sofër, kripë, bukën bujare…

Jam poet fshati ku piqet arsyeja,
Në gjol gjeni varg t’kulluar-mërli!
Ose laureshat çerdhesh në kalli;
Farkë e skuqur ku kalitet poezia.

Të jesh vjershëtor vargu ta thotë:
Flaka për fshatin është e vështirë;
Ta njohish cepash n’çdo hapsirë…
Poetët e fshatit janë pak në botë!

E mërkurë, 30 shtator 2020, në
Dardaninë Ilire


Nga MUSTAFA V. SPAHIU

PRANVERA ME NJË LULE S’VJEN…

Mes’i dimrit, acar në Shëndre,
Zemra m’dridhet si shtatë suta!
Juga bardhë vjen me erë të re;
Pash një lule – fugova e putha.

Pranvera me një lule nuk vjen,
Lulebora nën kaçubash ferre…
Stinën me zefire e ngashëren
Lugut me vargjet e mia rrebele.

Mbeta i magjepsur si pa frymë,
Lulebora – pamja mdhështore…
Avull t’vaktë lëshoj mbi brymë,
Borën e largoi dorashkash dore.

Të nesërmen zbardhëllon agu,
Kur papandehur – bukuri vërej…
Me tarnana e shend zëmbaku-
Manushaqja më thërret përtej.

Kakurekat me rrobet e veta…
Aguliçet po vallëzojnë papritur.
Lilat kaltërosh veshur xhaketa
Pranverën time duke përt’ritur.

Pranvera me një…kam besimin,
Me një lule për ne nuk erëmon…
Dallëndysha kur me fluturimin
Këmbë e krye natyra zbukuron!

S’vjen pranvera!, ç’ne kjo fjalë?
Jo nga mëllefi një kokëzalisur,
Vajzat parfum i venin ngadalë;
Vjen pranvera krejt e stolisur…

E diel, 04 tetor 2020, në
Dardaninë Ilire


Nga MUSTAFA V. SPAHIU

XHAMBAZËT

Janë dallaverexhi e xhanavarë,
As kanë kund plang dhe shtëpi
Mbijnë kudo si kërpudha në shi
Janë stërshitësa n’çdo pazarë.

Blejnë kuaj pa shalë shesin pela,
Për dy javë pa kapar dhe veresi,
Ç’merr prej Vranje n’për Shqeri,
Hyjnë dorëzanë me tre bedela…

Ta varin qafës kotrovën pa vegë,
Tri herë endën – vijnë anës tjetër
Ta shesin për të rri kalin e vjetër;
Nga këta meleza ke për t’u djegë!

Ndër vjeshtarë e marrtë e zeza,
Si mashë druri s’janë kurrkushi-
Kërcejnë si gështenja nga prushi,
Angërdufen bie fjala si kacagjela.

Krekosen me mbiemra xhambazi,
Ndoshta janë shitur për ‘i zallotë,
Se mbiemri të veshë me mallotë
Gjeneza të del pinjoll zanafilltazi.

Ndonjë xhagajdure udhëbjerrë,
Pikur xhanarikë me vetdëshirë
Ka gjetur ndonjë riosh shpirtmirë
Ta merr nusezonjë me mefterë…

Persianët n’gjuhën e tyre zhdukur,
Shitjen e kuajve e k’in profesion, e
Leka e solli kronikat kështu thonë
Xhambazi hyri n’shqipen e bukur!

E martë, 29/30.09.2020, në
Dardaninë Ilire