48 orët e ardhshme janë kritike për shëndetin e Presidentit Trump

0
397
Trump - Covid-19

BotaOpinion.al03/10/20

48 orët e ardhshme janë kritike dhe vendimtare për shëndetin e Presidentit, Donald Trump. Kështu deklaron CNN, e cila citon burime të sigurta pranë familjes së tij, të cilët bënë me dije se të dhënat shëndetësore të 24 orëve të fundit të Trump ishin shqetësuese.

Më herët doktori Sean Conley deklaroi në një konferencë për shtyp se gjendja shëndetësore e kreut të Shtëpisë së Bardhë është e mirë.

“Presidenti nuk ka më temperaturë, vështirësi në frymëmarrje apo efekte të tjera nga infeksioni”, tha ai.

“Java e parë e Covid dhe në veçanti ditët 7-10 janë më kritiket për të përcaktuar ecurinë e sëmundjes. Në këtë momente ekipi është i kënaqur me progresin që presidenti ka bërë”, shtoi mjeku Conley.

Megjithatë deklarat e tij kontradiktore dhe fakti që Presidenti u shtrua në spitalin ushtarak shtetëror kanë ngritur shumë pikëpyetje dhe të rejat për shëndetin e tij janë duke u pritur me ankth nga miliona njerëz. /Opinion.al