KROI I DESTAN AGËS
I ndërtuar në vitin 1898, KROI I DESTAN AGËS gjindet në oborrin e shtëpisë së këtij personi. Sipas fletës poseduese që egziston, tregohet që në të njëjtin vit janë ndërtuar Kroi dhe Shtëpia. Ky krua gjindet në pjesën historike të Prizrenit, gjegjësisht në pjesën veriore. Vlen të përemndet se Kroi i Destan Agës, është ndërtuar për nevojat e pronarëve të pronarëve të shtëpisë, dhe gjatë gjithë ditës është përdorur edhe për nevojat e qytetarëve. Që nga koha e ndërtimit, ky krua është i vetmi që nuk është lëvizur nga vendi, por që ka pësuar disa ndryshime të vogla në ndërtim. Në aspektin e ndërtimit, ky krua është ndërtuar sipas formave dhe teknikave artistike.
Kjo tregon që Kroi i Destan Agës dallohet për formën e ndërtimit. I përbërë nga dy pjesë kryesore si: Vaska është e punuar nga guri gëlqerorë monolit, me një trajtë ovale, e cila karakterizohet me linja harkore të cilat janë të gdhendura me mjeshtëri dhe hapësirat për rrjedhjet e ujit. Poashtu, pjesa ballore është punuar nga guri gëlqeror monolit, që ka bazë drejtëkëndëshi dhe një maje harkore. Rol të rëndësishëm luan edhe Guri ballor që dallohet me trajtimin e lartë artisti. Vlen të theksohet që dekorimi me motive florale, që është i punuar me teknikë tradicionale të gurëgdhendjes. Ndërsa sot, KROI I DESTAN AGËS paraqet një shembull të rrallë dhe të veçantë të krojeve familjare të ndërtuara në fillim të shek. XX në Prizren.
KROI I FAMILJES PEROLLI
Familje Perolli është ndër familjet më të njohura në Prizren. Kontributi i tyre në çështjet kombëtare dhe në fusha të tjera. Sikurse familjet e tjera, edhe fmilja Perolli, posedon kroin e saj. Kroi i familjes KROI I FAMILJES PEROLLI, gjindet në oborrin e shtëpisë së tyre, gjegjgësisht në very të zonës historike të Prizrenit. Sipas dorëshkrimeveve dhe të dhënave që gjinden të gdhendura që gjenden në pjesën ballore të gurit, tregohet se ky krua u ndërtua në vtin 1846. U ndërtua nga Fejzullah Spahiu, i biri i sShuaip Pashë Spahiu (udhëheqës i Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Nga koha kur është ndërtuar, ky krua ka shërbyer për nevoja familjare dhe më pas edhe të qytetarëve.
Vlen të përmendet se Kori i Perollëve përbëhet prej dy pjesëve kryesore: Vaska e punuar nga guri mermer i bardhë, në formë ovale, e cila karakterizohet për linjat harkore të gdhendura me mjeshtëri dhe hapësirat për rrjedhje të ujit, dhe pjesa ballore, e punuar gjithashtu nga guri mermer i bardhë me bazë drejtkëndëshe dhe maje në formë të valëzuar harkore. Poashtu, edhe guri ballor dallohet me trajtimin e lartë artistik, ku vlen të theksohet dekorimi floral dhe gjeometrik që përfundon me një tufë gjethesh të stilizuara, të punuara në reliev. Përveç dekorimeve në gurin ballor, është gdhendur mbishkrimi kaligrafik në gjuhën osmane, ku janë shënuar të dhënat për donatorin dhe vitin e ndërtimit. Kroi i Perollëve me formën, përmasat, teknikën e ndërtimit dhe trajtimin e lartë artistic që ka, paraqet ndër objektet më të veçanta dhe një shembull pozitiv të objekteve kuturore në Prizren në shek. XIX.
KROI I SHPIRTËRAVE TË MIRË
Prizreni, që njihet ndër qytetet më të vjetra jo vetëm në Kosovë por ehde në rajon njihet edhe për stilin arkitektonik dhe rolin historik që e ka. Përveç objekteve kulturore, Prizreni njihet ehde për krojet që u ndërtuan gjatë shekujve dhe gjatë sundimit të Perandorisë Osmane këtu. Në Prizren, aktualisht janë 25 kroje. Shumica prej tyre janë actual dhe në gjendje të rregullt. Ndersa një pjesë e tyre janë shkatërruar për arsye të ndryshme. Ndër krojet më të famshme në Prizren është edhe KROI I SHPIRTËRAVE TË MIRË. Ky krua u ndërtua nga humanist, në shenjë të respketit për shpirtërat e njerëzve që kanë dhënë kontributin e tyre për çështjen kombëtare apo edhe për çështje të tjera. Sipas gojëdhënave nuk dihet saktë se nga kush u ndërtua ky krua. Por në bazë të dorëshkrimeve dhe gojëdhënave të ndryshme, mendoehet se ndërtuesit e këtij kroi kanë lënë amanet që burimet e këtyre kojeve mos të shterojë asnjiherë.
Haxhi Ymer Efendiu njëri nga pasardhësit e këtyre krojeve, kishte lënë amanet fqinjëve të tij, që në emër të tij të ngrihet një krua i ujit të mirë. Mendohet që vet Haxhi Ymeri nuk kishte fëmijë. Por me ndërtimin e këtij Kroi, do të kishin mundësi të përdornin të gjithë qyteatrët. Sipas disa hulumtimeve dhe historisë gojore, uji i këtij Kroi kishte veti shëruese, dhe si i tillë përdorej nga të gjithë. Përveç kroit të Bimbashit, kroit në Shatërvam, kroit të Qorr Agës, kroit të Sinan Pashës, krojeve Topokli, në Prizren janë aktivë edhe dy kroje arificiale në oborrin e LSHP. Një rol të rëndësishëm krojet kanë luajtur edhe në fshtarat e Prizrenit. Kroje të tilla kemi në fshatin Zhur, në fshatin Landovicë, në fshatin Piranë, në Has dhe në Gorozhub
KROI BELEDYE
Prizreni është i njohur për objektet kukturore në vend. Përveç monumenteve kulturore dhe fetare, një vend të veçantë e zënë edhe krojet (SHatërvanet).Një ndër krojet më të njohura në qytet është edhe Kroi i BELEDIJES. Ky krua emrin e ka marrë emrin nga vetë Beledie. Kroi është i ndërtuar nga gurët gëlqeror të latuar. Gjatë përpunimit, blloqeve të gurëve u është dhënë forma e katrorëve, me madhësi të ndryshme. Në pjesën e sipërme, në të katër anët e tij, ngrihen harqe, e mbi to është vendosur një gur gjysmë sferik. Në pjesën ballore të kroit është një profil i cekët, në formë kornize, ku brenda saj duhej të ishte mbishkrimi me të dhëna elementare për të, por kjo muungon. Kroi ishte ndërtuar në objektin e Beledies në Prizren në shekullin XIX..
KROI I BELEDIJES, gjendej ndërmjet objektit të Beledijes dhe Xhamisë së Mustafë Pashës. Nga koha e ndërtimit të këtij objekti, deri në vitin 1962 e kishte kryer funksionin në mënyrë normale. Në atë kohë, lagja e Beledijes pësoi ndryshime të mëdha. Xhamia e Mustafa Pashës u rrënua në vitin 1952. Dhe këto ndryshime ishin të parapara. Në anën e djathtë të lumit u ndërtua rruga e lagjës Tabak-hane deri në Marash (Lagja Ralin). Vlen të përmendet që, Kroi si rrjedhojë e ndërtimit të aksit rrugor, kroi më 1963 u dislokua në “Sheshin e Dëshmoreve”, i cili gjendet në pjesën qendrore të qytetit, ndërmjet urës e Xhamisë së Arastës dhe Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Kroi është me një sylinjare., ku ujin e merrte nga ujësjellësi i qytetit. Hapësira e Kroit të Beledijes është ndrtuar nga betoni dhe gurët janë katrorë. Në kohën e ndërtimit të kroit në shesh u ndërtua edhe kanali i ujit, i cili gjarpëronte nëpër shesh. Kroi me kanalin plot me ujë paraqiste një lloj atraksioni.
KROI I SHATËRVANIT
Prizreni, i njohur për pozitën gjepgrafike, kulturore dhe ekonomike dhe krijimim e klimës positive, tregon edhe njëherë që në vete ngërthen një oqean të mbushur me ojekte culture dhe fetar. Një rol të rëndësishëm e luan edhe Kroi i Shatërvanit. Ky krua u ndërtua në shek. XVII, pas ndërtimit të xhamisë së Sinan Pashës. I ndërtuar formë katrore dhe dhe me gurë të latuarnga mermeri dhe ka ngjyrë të përhimtë. Kroi i Shatërvanit gjindet në zonën historike të qytetit.Baza e kroit është në formë katrore me gur të latuar nga mermeri me ngjyrë të përhimtë. Pjesa e sipërme e Kroit të Shatërvanit, është në formë të tetëkëndëshit, e zbukuruar me ornamente gjeometrike. Poashtu, në të katër anët e Kroit, gjinden pipëzat e ujit me lartësi prej 1 m. Guacat për përcjelljen e ujit janë prej betoni në formë harkore të rrethuar me gurë të latuar. Uji prej guacave rrjedh në kanale. Vlen të përmendet që, në fund të shek. XIX mbi këtë krua, ndodhej vrojtorja e xhandarmerisë turke. Kroi i Shatërvanit ndodhet në qendër të qytetit të Prizrenit (Sheshi Shatërvan). Të gjitha karakteristikat, pozitën e saj, dhe dekorimet që iu bënë ndër shekuj, paraqet një prej simboleve kyçe të Prizrenit në veçanti, dhe të Kosovës në përgjithësi.
KROI DHE XHAMIA E YENI MËHALLËS (MËHALLA – LAGJ-JA E RE)
E ndërtuar në gjysmën e shek. XVI, gjegjësisht në vitin 1571 nga Dervish Çelebiu. Objekti fetar gjindet në lagjen Yeni Mëhalla (Lagja e re), një lagje e sapo ndërtuar në Prizren. Për mirëmbajtjen e xhamisë janë lënë 180.000 akça (vlerë monetare në kohën e Perandorisë Osmane) për mirëmbajtjen e xhamisë, dhe një bibliotekë e pasur me literaturë fetare phuhej në dokumentet historike. Në bazë të dhënave historike dhe fakteve të tjera shkencore, mendohet që në oborrin e xhamkisë është ndërtuar edhe kroi i saj. KROI I LAGJES SË RE, shërbente për nevojat e besimtarëve të lagjes dhe banorrëve të tjerë që vinin për lutje në këtë objekt. Mendohet që edhe këtë Krua e ndërtoi Dervish Çelebiu. Banorët e lagjes së re thoshin: Xhaminë dhe Kroin e kemi dhuratë nga Dervish Çelebiu, që mori dije dhe guxim nga zoti të ndërtoi këto dy objekte. Pranë xhamisë është varrosur Xhafer Efendiu, i cili ra dëshmor në luftë, në kohën kur ka lindur Dervish Çelebiu.