CIKËL POETIK – nga libri në dorëshkrim, “Monumenti i fjalës”

0
440
Homeri shkruan shqip

1 .

Shqipëri, njih prejardhjen e gjuhës
Mos e kthe kokë nga fqinjët armiq
Mosnjohja e prejardhjes së gjuhës
Pemën e gjuhës sonë mund ta thaj…

2 .

Nga të gjitha gjësendet në botë
vetëm libri flet dhe bën dritë,
vetëm libri mbushë të vërtetën,
e shtatëzënë lë lirinë e shkelur…

3 .

Digjet e piqet kjo botë n ́zjarrmi
Atdheut tonë ngulmon gjak i ri
arti i çlirimit nuk njeh kufij,
në të gjitha kohërat ka emrin, liri…

4 .

Jam fije bari i bimur n ́këto troje,
jam gjuha shqipe e dheut amtar,
në zemër kam të dashurën Kosovë,
në shpirt e kam të lashtën Çamëri.

5 .

Kam pakënaqësi në kraharor,
do duhej të isha më i lumtur;
jam popull me vaj të moçëm,
kam histori të pasur të fillimit…

Atdhe Geci – Dortmund, 30.09.2020