NJE ENCIKLOPEDI PUBLICISTIKE NGA ALQI NAQELLARI

1
440
Alqi Naqellari - Nga Konda te Trump

Rreth librit të Alqi Naeqllarit “Nga Konda … te Trump”, me redaktor Ëngjëll Musai

Nga Enver MEMISHAJ

Profesor doktor Alqi Naqellari është bërë sot një personalitet i njohur dhe me ndikim në shoqërinë shqiptare jo vetëm si profesor në disa universitete brenda dhe jasht vendit por veçanërisht si publicist që analizon, jep mendime e orjenton për problemet shoqërore.
Ai dallohet se me shkrimet e tij prek hallet dhe problemet e shqiptarëve. Punimet dhe artikujt e tij analizojnë tema nga nga ekonomia, bankat dhe paraja, historia e doktrinave ekonomike, bujqësia, arsimi, historia, letërsia, pra pothuajse nga të gjitha fushat e dijes, kështu ai paraqitet si një enciklopedist me ndikim në shoqërinë shqiptare.

Ai di të tërheqë vëmëndjen e lexuesit kryesisht në përmbajtje por edhe në formë. Ja si e tiullin artikullin e fundit të tij: “Mbivlera e Marksit shpëtoi ekonominë reale të Perëndimit” (“Telegraf”, dt. 21.9.2020). Një titull intrigues që do të tërhiqte vëmëndjen e çdo intelektuali dhe lexuesi serioz.

Profesori dallohet se me talentin e tij komunikues, shkrimet shkecore ia paraqet lexuesit të gjerë me një gjuhë të thjeshtë dhe të kuptueshme dhe kjo është shumë e rëndësishme, kështu ai sot është bërë një zë i fuqishëm i publicistikë shqiptare.

Profesor Naqellari është autor dhe bashkëautor i 4 monografive, 10 teksteve universitare, 2 përmbledhje me artikuj shkencorë, 4 librave publicistikë dhe shumë artikujve në shtypin e përditshëm.

Autor dhe bashkëautor i 35 artikujve shkencorë të botuar në revista kombëtare dhe ndërkombëtare me faktor impakti dhe scopus të rankuar ndërkombtarisht.
Pjesëmarrës me 47 artikuj në konferenca shkencore brenda dhe jashtë vendit, redaktor i 6 monografive në fushën e ekonomisë.

Pra një shkencëtar me pesh në fushën e ekonomisë, por edhe nje personalitet i shquar shoqëror me publicistikën e tij.

“Nga Konda … Te Trump” është libri i tij i fundit me shkrime të zgjedhura, me redaktor Engjëll Musai, drejtorin e gazetës “Telegraf”, gazetë e cila ka hapur faqet e saj per punimet e prof. Naqellarit.

* * *

Në 460 faqet e këtij libëri përmblidhen 44 artikuj të botuar në shtypin e përditshëm. Artikujt e prof. Naqellarit siç e thotë vetë ai në hyrjen e librit “nuk janë publicistikë e thjeshtë por kanë natyrë kërkimore informative. Për strukturimin e tyre është shfrytëzuar një literaturë e gjerë dhe e larmishme, me dhjetra artikuj teknikë në gjuhën shqipe dhe në gjuhë të huaj, libra ekonomie, historie, letërsie dhe të fushave të tjera”.

Libri hapet me një debat me historianen dhe publicisten e njohur Monika Stafa. Autori i argumenton mendimet e tij duke iu drejtuar veprave të personaliteteve të histoisë kryesisht ai citon historianin e pellasgjikes Spiro Konda e prandaj edhe titulli i librit është “Nga Konda … te Trump”, pasi libri mbyllet me artikullin: “Trump, ky personalitet botëror që na zbuloi Amerikën e vërtetë”.

Nga artikujt historik do veçonim:
Në debatin me Monika Stafën autori përgëzon studjuesit e rinj shqiptarë të natyrës së Helena Kocaqit që i janë futur me themel historisë së popullit tonë, histori që duhet rishkruar që nga koha e pellasgëve.

Debati përshkohet nga fryma atdhetare dhe është një shembull i shqetësimit të një intelektuali dhe atdhetari, jo të një atdhetari folklorik, por të një atdhetari që mendimet dhe idetë e tij i bazon në referime shkencore. Debati është një shembull edhe për historianët se si nuk duhet të heshtin para propagandës së fqinjëve tanë, lakmitarë.

Në një shkrim tjetër autori i shkruan Ambasadorit të Egjyptit në Shqipëri dhe i kërkon atij t’u kthejë borxhin shqiptarëve, duke njohur si shtet Kosovën. Bëhet fjalë për borxhin që Egjypti u ka shqiptarëve nga shërbimet e shquara që i bëri atij kombi shqiptari Mehmet Aliu, për vite të tëra e për konsolidimin e Egjyptit si shtet, pra edhe në këtë shkrim kemi shqetësimin atdhetar të prof. Naqellarit.

Duke analizuar dy libra të autorit të këtij shkrimi, profesori me mëndjepreftësinë karakteristike të tij arrin në përfundimin se Lufta heroike e Vlorës më 1920, nuk u ideua apo udhëhoq nga barijtë e bujqit, të cilët në këtë luftë treguan shembuj heroizmi, siç shkruajnë historianët komunistë, por nga patriot të shquar dhe të shkolluar në shkollat më në zë të kohës, nga oficerë të shquar të ish Perandorisë Osmane si Osmën Haxhiu, Ahmet Lepenica, Qazim Kokoshi etj. Faleminderi prof. Alqi për vlerësimin e librave të mi.
Me këtë frymë vazhdojnë artikujt për Amerikën dhe Fan Nolin, “Pse heshtin vlonjatët për Ismail Qemalin”, ku autori me argumenta historike del kundër propozimit antikombëtar të rektorit Shaska, për t’i hequr emrin Ismail Qemali universitetit të Vlorës.

Vëmendja e autorit është e përqëndruar në fushën e ekonomisë.
Më tutje autori hidhet në fushën e tij, atë të ekonomisë, fush që e njeh si një shkencëtar. Mendoj se ajo që duhet të tërheqë vëmëndjen e lexuesit në këtë libër janë artikujt e fushës së ekonomisë. Artikuj që duhet të tërheqin edhe vëmëndjen e profesorëve, politikanëve dhe bizneseve.

“Depresioni grek dhe ndikimi tij në vëndet e rajonit”, artikull që është botuar edhe jasht vendit. Autori bën një analizë shkencore me një gjuhë të thjeshtë popullore për ta kuptuar të gjitha shtresat e popullsisë. “Përfundimisht – thotë autori – ekonomitë tona nuk do të kenë ndonjë pasojë të mëtejshëme negative nga ato që kanë pasur deri sot”. (f. 70)

Vëmendjn e autorit e tërheq edhe historia e doktrinave ekonomike, kështu ai shkruan për librin e vogël por me rëndësi të madhe të Fari Shaskës se banka e parë shqiptare është çelur në Vlorë. Në këtë prizëm është edhe artikulli “Historia e bankës dhe e lekut në Shqipëri”

Naqellari vlerëson Maro Albertin i cili “vuri gurin e themelit të sistemit financiar shqiptar”, (f. 202), sikundër i bën një vlerësim edhe Maltusit, këtij prifti të “mallkuar”, thotë autori.
Po kështu autori është vlerësues dhe propogandues edhe per veprat e botuar të fushës së ekonomisë, kështu ai analizon dhe vlerëson monografinë e Adriatik Matelit “Sistemi tatimor në Shqipëri”

Autorin e shqetësin gjithashtu mungesa e vlerësimit të institucioneve për punimet shkencore në fushën e ekonomisë. “Nëse një konkluzion ekonomik është i zbatueshëm dhe me përfitim për shoqërinë atëhere këtë punim e quaj punë shkencore”, thotë autori (f. 118)
Artikulli “Zbatimi i ligjit formalizon ekonominë”, idenë dhe shqetësimin e tij autori e thotë që në fillim se Amerika u bë kjo që ne njohim sot jo nga ligjet, por kryesisht nga zbatimi i ligjeve, dhe kjo që në pamjen e parë duket si gjë e zakonëshme është problemi më i madh në ekonominë shqiptare.

Autori është edhe njohës i mirë i bujqësisë ku ka punuar për një kohë të gjatë e këtë e shohim në artikujt. “Produktet e bujqëisë dhe problematika”.

Naqellari është kritik i ashpër i politikave greke ndaj vendit tonë. Ai është shumë i vëmëndshëm per këtë temë dhe e shikon me “mikroskop” çdo veprim të fqinjëve tanë.
Mendimi thellë e vizionar i prof. dr. Alqi Naqellarit, por edhe qytetar, duket sidomos kur analizon veprat e profesorëve të tij, në rastin konkret të Hasan Banjës për të cilën autori shkruan: “Monografia (e Hasan Banjës “Ekonomia e Shqipërisë në rrjedhat e histoisë të shekullit të XX”) është një vlerë e shtuar në grupin e përmbledhjeve historike ekonomike e politike, ajo ka ekspoze shifrash, të dhënash, pershkrimesh, vendimesh, interpretime dhe gjykime të autorit…”, (f. 241)

Politikë ekonomike

Vëmëndjen e autorit me një kulturë të gjerë, natyrën e tij studjoze, e kanë tërhequr edhe personalitete botërore si Mao Ce Duni në Kinë. Ai e shikon këtë figurë si përkrahës të reformtorëve që shndërruan Kinën në një perandori me peshë në ekonominë botërore. Mao nuk ishte një dogmatik si Enveri ynë por një vizionar që përmirësoi jetën e popullit të tij.
Po kështu autori vlerëson Putinin rus për 10 arritjet më të mëdha të tij.

Libri që hapet me Spiro Kondën dhe mbyllet me vlerësime të larta që autori bën Trump – it presidentit të SHBA – ave për shërbimet e shquara që ai burrë i bëri vendit të tij por edhe për ndikimin në botën e jashtëme.

Në fushën e arsimit citojmë artikujt:
Në artikullin “Performimi i mbrapsht i arsimit në Shqipëri”, autori është në fushën e tij dhe nxierr shpatën e kritikon dispozitat ligjore të qeverive, duke dhënë edhe mendimin e tij të vyer si njohës i thellë i kësaj fushe.

Prof. Naqellari në artikullin “Kush e ka bërë gogol matematikën?, tregon domosdoshmërinë e lëndës së matematikës në fakultetin e ekonomisë, kritikon teksetet e matematikës së universiteteve dhe shtron problemin se tekstet universitare duhen rishikuar.

Në një artikull tjetër autori kritikon universitetet shtetërore dhe jep mendime të vlefshme për përmirësimin e tyre.
Mbi hallet e problemet e popullit.

Në gjith krijimtarinë e prof. Naqellarit vihet re lehtë se ai rron dhe e shqetësojnë hallet dhe problemet e popullit të tij. Kjo duket në artikujt:
– “Përse nuk duhet rritur çmimi i energjisë elektrike?”, ku me argumente kundërshton rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

“Parkimet që injorojnë Tiranën”, ku autori me një gjuhë të rëndë akuzon Bashkinë e drejtuar nga Lulëzim Basha për dhënien me konçesion të rrugëve të Tiranës, për parkime. “Fjala konçesion, thotë autori, në pjesën më të madhe të shqiptarëve është bërë si fjala vjedhje, hajdutëri, varfëri, shitje të pasurisë së shqiptarve, fryrje të xhepave e llogarive të deputetëve dhe të ish qeveritareve”. (f. 89)

Në këtë frymë autori kritikon edhe rritjen e çmimit nga Asamblea e Urdhërit të Stomatologëve, rritje e pa drejtë që rëndon popullsinë e varfër.

Të tjera

Autori na habit me njohuritë enciklopedike në fusha të ndryshme të dijes me shkrimet për Katedralen e Parizit, për poezinë ruso – sovjeike , për korsikanët dhe shqiptarët, për rolin e gruas në historinë e Shqipërisë, duke nxjerrë në pah vlerat e grave deri në ditët tona ku ai ngre lart arritjet e Laura Nexhat Mersinit. Artikuj që lexohen me një frymë, pasi sjellin të dhëna historike, përshkrime, kuriozitet, etj.

Përfundime

Libri prof. Dr. Alqi Naqellarit “ Nga Konda … te Trump”, lexohet me një frymë, pasi larmia e temave e tërheqin lexuesin, po ashtu edhe gjuha e autorit është e rrjedhëshme dhe e qartë.

Publicistika e Alqi Naqellarit dallohet nga larmia e temave që trajton çka shpreh kulturën e tij të gjerë.

Artikujt e tij janë të mbështetura në burime dhe literaturë të gjerë, çka i bën idetë e tij të pranueshme nga lexuesi.

Alqi Naqellari ka mjeshtërinë dhe kulturën e duhur që temat shkencore i tajton me një gjuhë të thjeshtë për masën e gjerë të lexuesve, pra ai di të çojë idetë e tij te lexuesi.
Analizat që bën në shkrimet e tij dhe idetë që parashtron dallohen lehtë se ai shkruan me guxim, pa patur frikë nga idetë e mendimet e kundërta, pa ju druajtur shtetit e qeverisë, partive politike, apo shoqatave të ndryshme, çka shpreh vizionin e tij europian.

Në të gjitha shkrimet e tij profesor Naqellari është në anën e popullit, të njerëzve të thjeshtë dhe në mbrojtje të interesave të tyre.

Në artikujt e tij duket se autori përkrah Partinë Socialiste dhe është kritik e kundërshtar ndaj Partisë Demokratike për të cilën thotë se kurrë më nuk do të vi në pushtet, për ato që i ka bërë vendit!

Përmendim me vlerësime të larta edhe punën e redaktorit Ëngjëll Musai.

* * *

Natyrisht s’mund ta lemë pa vrejtje punimin e prof. Naqellarit. Duhet të ishte bërë grupimi i shkrimeve sipas temave: në ekonomike, histori e ekonomisë, politike ekonomike, histori, arsimi etj.

Shumica e titujve të artikujve janë me me gërma të vogla, ndërsa duhet të ishin me gërma kapitale.

Edhe zgjedhja e letrës, madhësia e shkrimit e ndonjë element tjetër lënë për të dëshëruar.
E urojmë profesorin për vepra të tjera me vlera për shoqërinë tonë.

1 KOMENT

  1. Pershendtie dhe nderime per aritiet e te mirit Pr Dr Alqi Naqellari,sa di, bir me origjine nga Kosova apo Odrican i Permetit,(me falni per kete mos saktesi),familie me tradita atdhetare ,nga te paret angazhuar ne ecurite e pas clirimit.
    Ky Pr.Dr i ralle, Alqi nqellari, me arritite etij ENGIKLOPEDIKE, si e perfundon dhe shkrimi i nderuari Enver Memishaj, qe e falenderoj,si nje ish mesues ,Tirane-fshat-qytet,sot 84 vecar,rrugeve te emigracionit-(Bir i *Danglellise Naimjane*nje jete ne Tirane mesues e drejtor shkollash,nga ruaj kujtime me te mira per NAQELLARET.qe, Pr.Dr i nderuar Alqi Naqellari,duhet ta njohe fisin tone, nga Zavalani,ne Kosve te Permetit halle Ninen martuar tek djali Josif Loce*1936,(si halla tjeter Lena,tek Nini Beci,qe si Nina do rritni femiet jetim, burri,ne Stamboll,vdek 1938,lene 3 femjne jetime,sjelle ne Kosove,si emigrante ne Stamboll).Si Ai, pas dasmes ne Kosove,su be me i gjalle,shkoi ne Stamboll,lene jetim nje djale sa lindur,maj 1936,Polikronin,Nina trime e rriti mes Tiranes, pas lufte Ai.*PIONIERI Hidrocentraleve*bere, krah dajo Stavri Mihalit-Drejtor,e Niazi Vrionit mjeshter mekanik,qe do e pasonte e do behej;*Herro*(i pa shpallur),mjeshter mekanik ngaTunelet e Bishqethmit 1948t-e,Hidrocentrali Selites e,ne Kombinatin e Shpendeve ne Tirane,prag pensioni,ndahet nga jeta,nga nje atak ne zemer. Dy djem e nje vajze lene trashegimtare,sot me nje tabor.. niper e mbesash. I perjetshem kujtimi sa permend eme siper te ketyre famlieve.
    .Pershendetie Autorit te ketij shkrimi sa Gazetes nderur*DITA*,me ate drejtues mese atdhetar-Engjell Musai.Mbrodhesi ju uroj nga Toronto,dhe me falni se shkruaj…si gjysh 84 vrecar,dhe ne mediat e tjera atdhetare-*trunitrine*per mua….Mbrodhesi ju uroj!
    Toronto 29-08-2020.

Komentet janë mbyllur.