UÇK Lavdia e kombit!

0
346
Gjykata Speciale - Gucati - Haradinaj

Lutfi Coka Lutfi Coka

Jemi të lemeritur çfarë po ndodh sot me vendin tone (Kosovë). Ne ju dhamë mundësinë të ecni përpara, Kali ua lamë, kush të jetë burrë e patriot le ti hypi, pushkët ua lamë, kush ta ketë zanat t’i përdor, fjalën ua thamë kush të ketë veshë le ta dëgjoj, bashkë u lamë, nëse jeni të mençur, mos u përçani, emrin e lartë të vendit tuaj ua lamë, nëse dini ta mbani me nder, ta mbani, po nuk ditët apo nuk doni, fajni do ta paguani!?…

Atdheun e keni, mos e shisni, se kur të mbetni pa atdhe duhet 1000 vite luftë për ta gjetur!… Mbreti mbretëron, në prehër të ligjit, në krahët e pasurisë, dhe në besën e moralit. Kështu Atdheu nuk bëhet çiflik për tregti, por truall bashkimi!…

Ne nuk jemi lufta por, shtegu i qëndresës në gjithë shekujt e nderit kombëtar. Heronjët, patriotët, atdhetarët, udhëheqsit nuk vetëshpallen, ata i perzgjedh një popull duke vlerësuar moralin e një populli në themelin e vet. Mësojeni ju politikanë se, ku derdhet gjaku dhemb lirija, kur heshti brezat flet historia,ku jetojnë malet thërret piskama, ku shkelet nderi vritet ideali!?…

Lufta jonë shekullore i ka sherbyer Europës por, qëllimi i saj ka qënë mbrojtja dhe ruajtja e pavarësisë së kombit Shqiptar. Popujt fatkeq u shpërbënë nga djemtë e vet, injorantët e “dipllomuar” heronjtë rremëdhe lakmitë e kuislingëve!?…

Burrat e politikës kanë zërin e madh e shpirtin e vogël, Burrat e shteti kanë zërin e vogël dhe shpirtin e madh, Burrat e dheut i kanë të dyja!… Në vendin tonë mungojnë të dyja të fundit. Kur mendon diçka e thua diçka tjetër, është hipokrizi por, kur mendimi ndjek shpifjen është difekt kolektiv ose thashethemnajë e “besuar”. Luftën e bëjnë ushtarët, e drejtojnë strategët, e fiton paraja!…

Ju kaçakë të politikës që sundoni shpirtin krijues të një populli, ju që keni në dorë paranë, drejtësinë, pushtetin arsimin, kulturën dhe gjuhën e folur, ligjet i bëni sipas interesave tuaja të errta, pse nuk kërkoni në rrugë dipllomatike të drejtën e popullit të Kosoves të nëpërkënbur dhe të masakruar nga Serbia, të vrarë e të përdhunuar, të humbur e të zhdukur, të burgosur në burgjet serbe, por bëni sehir dhe mirëpritni çdo gjë që ju vjen nga jashtë për burgosjen e udhëheqjes së UÇK-se, kështu heshtja juaj ju bënë fajtor para pushtimit e gjenocidit Serb, në një kohë që ju duhet t’i kërkoni llogari deri në një, për masakrimin e Kosovës, vendlindjes suaj dhe vendpasurimit tuaj ! …duke qëndruar si spektatorë para çdo veprimi që vjen nga jashtë.

Arsyeja që jemi ndarë në katër copa ka lidhje me një fjalë, është konflikti i brendshëm, deliri kolektiv që nuk na lejon të njohim veten!… Themelet e zhvillimit të një shoqërije janë dija,puna e bashkëjetesa… Në të trija ne çalojmë. Rroftë UÇK Lavdia e kombit Shqiptar!