Dështimet e klasës politike, dhe ndërhyrja brutale e organeve të EULEX-it

0
323
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Njerëzit e pushtetit në Kosovë, po kërkojnë shpëtimin e tyre nën ethe… Jo për shpëtim të shtetit, por për shpëtim të vetës dhe të pushtetit shumëvjeqar. Nuk i dëshirojë fjalët e mëdha në politikë, e në gazetari jo së jo. Historike ishin për ne liria dhe pavarësia nga Serbia. Për këto 21 vite të shtegtimit në liri, na ndodhën shumë gjera jo të mira…

U harrua fitorja historike kundër Serbisë grabitqare e gjenocidiale. Nuk na erdhën ndryshimet e pritura shoqërore, pos ndryshimeve të pushteteve. Ndryshimin e sisitemit socialist të një regjimi të huaj e pushtues e bëmë më luftë së bashku më miqët tanë evropianë dhe Amerikën mike. Për të parën herë në histori na u dha rasti që të drejtojmë shtetin e dytë të shqiptarëve në Ballkan.

Kosova ka mundësi të jetë shumë më ndryshe në sistemin shumë partiakë pluralist, më zgjedhje nga vota e lirë e qytetarëve. Nuk është e drejtë e as morale të kritikojmë pushtetet nese nuk kemi argumente, por që këto argumente po flasin për gjendje të rëndë ekonomike-sociale, argumentet po flasin së vendi ka mbetur i izoluar nga bota demokratiike, ka mbetur vendi më i varfër në Evropë. Për gjithëqka në këtë botë ekziston pëshorja. Po mos të ishte pëshorja edhe shteti nuk do të kishte kuptim. Neve do të na nevoiten edhe 21 vite të tjera për ti riparuar gabimet e bëra.

Liria duhet të preket, e jo të mbetet iluzion në kokat dhe mendjet tona. Fitues është ai popull që ndërton shtet demokratik dhe shtet ligjor të barabartë për të gjithë. Shkolla politike e tipit komunist shumë ka zgjatur për shqiptarët. Kjo shkollë nuk i nevoitet askujt. Ende nuk është arritur fitorja mbi diktaturën, edhe pse jemi në demokraci. Madje këto forca të cilat synim e kan mbrojtjën e vetvetës nga qdo rrezik i paraqitur, seriozisht janë duke e rrezikuar sovranitetin dhe integritetin e Kosovës.

Koha po kalon e ne kemi mbetur duke pritur zgjedhjet të na zgjedhin problemet. Kështu duke pritur kaluan shumë vite pa bërë gjë. Shteti ndërtohet dhe mbahet kur punohet ndërshëmerisht, kur nuk kemi hajni, kur korrupcioni dhe krimi janë në suaza të normalitetit. Vendit i duhet një kthese radikale që situata politike dhe rrjedhat ekonomike të kthehen për së mbari. Mos puna e klasës politike sidomos në ndërtimin jo aq sa duhet të shtetit të së drejtës është duke na kushtuar shumë.

Nuk funksionojë mirë shteti ligjor, dhe na erdhë puna që të na formojnë shumë padrejtësisht edhe Gjykatën Speciale, vetëm për Kosovën nga shtetet e dala nga ish-Jugosllavia! Kosova i kishte mundësitë që vetë ta formon gjykatën për krimet e supozuara të luftës. Po të kishte funksionuar më mirë shteti, shumë jam i bindur së tash nuk do të ishim ndëshur kaq ashpër më Gjykatën Speciale. Sikur kjo gjykatë po delë jashtë kornizave ligjore për qka është formuar. Gjykata është formuar në bazë të raportit tendencioz të zviceranit, Dick Martit.

Në bazë të këtij raporti UÇK-ja akuzohet shumë pa të drejtë për transplantim të organëve njerëzore, për të cilën punë antihumane nevoiten kushtet dhe rrethanat e posaqme, e dihet së UÇKa-ja nuk i ka pasur kushtet, dhe as që shqiptarët kan pasur këso pretendime. Transplantime të organëve njerëzore kan bërë serbët, të cilët më mijëra kufoma, por edhe shqiptarë të zënë pengë i kan dërguar në Serbi.

Për çudi as TPI-ja e Hagës dhe as ndërkombëtaret asnjë herë, nuk ngritën akuza kundër Serbisë per gjenocid, dhe as për transplantim organësh! Mos të flasim për strukturat më të larta të shtetit të Kosovës, të cilët si mos të kishin ekzistuar fare, nuk i zunë në gojë dhe nuk deponuan materjal pranë TPI-së në Hagë. Nuk e ngritën zërin së janë bërë transplantime mbi bashkëvendasit e tyre shqiptarë.

Bota demokratike po tregohet shumë e padrejtë kur po e barazon viktimën më xhelatin. Shqiptarët mbrojtën pragun e shtëpisë, mbrojtën dinjitetin e nëpërkëmbur më decenie nga armiku shekullor serb. A mos vallë shqiptarët paskëshan qenë dashur të bëhën “Tabelë për qitje” të forcave ushtarake dhe paramilitare serbe, të cilët vranë masakruan, dhunuan, zhvendosen më mijëra njerëz të pafajshem?

Tablloja e pushtimit të zyrava të veteranave të UÇK-së në Prishtinë, nga policia e EULEX-it, shumë kishte ngjashmeri, më kohën kur Millosheviqi kishte pushtuar zyrat e RTK në vitin 1998. EULEX-it nuk i duhen spektaklët e tilla. Kësaj nuk i thonë qasje konstruktive karshi detyrës. Nese dikush akuzohet për krime, ka mënyra ligjore të arrestimeve, e jo të na servohen shfaqje të tilla shumë irituese për publikun.

Shoqata e Veteranëve te Luftës është institucion shtetëror i Kosovës, dhe një ndërhyrje e tillë është përligjje e shtetësisë të Kosovës. Unë kështu e kuptoj, pa marr parasysh qëllimin e EULEX-it më këtë rast. Ky popull nuk e ka merituar të jetojë keq, dhe me frikën e humbjës të sovranitetit të Kosovës…?! Por nuk e ka merituar, as të bëhët vend i eksprimenteve, nga faktori ndërkombëtar…!