„DOSJET“, “GJYKATA SPECIALE” DHE ARRESTIMET BUJSHME

0
255
Arrestime - UÇK - KS

Ibrahim Kelmendi

Pothuajse në gjendje afektive dje afishova dy statuse në lidhje me arrestimet, që po i quajmë të bujshme. Të bujshme, sepse policia e EULEX-it, e shoqëruar me policinë e Kosovës, bastisen zyrat qëndrore të Organizatës së Veteranëve të Luftës (OVL) dhe arrestuan dy kryesuesit, kryetarin Husni Gucati dhe nënkryetarin, Nasim Haradinaj. Pa pas nevojë të presim për arsyetimin zyrtar, u vetëkuptua se bastisja dhe arrestimet ndodhen për shkak të telenovelës teatrale „dosjet“, që e manifestuan me zhurmim tejet destruktiv Hysniu dhe Nasimi.

Nëse do të kishim shtet ligjor, funksional, nuk është dashtë të pritet deri sa të përmbullet konferenca e parë për media, kur u prezantua „paketa e parë“ e “dosjeve”, por është dashtë të ndërhynin, të bastisnin ato „dosje“, për të mos lejuar të delnin jashtë zyrave, dhe të arrestoheshin Hysniun e Nasimin, jo vetëm për atë vepër inkriminuese, por edhe për shqetësimin që u shkaktuan qytetarëve me ato dezinformime ordinere, sikur ato „dosje“ po vinin nga zyrat e „gjykatës speciale“, enkas në zyra të OVL-së, për hir të Kosovës dhe UÇK-së.

Për keqardhje që Hysniu dhe Nasimi detyruan policinë e BE-së t’i arrestonte, por edhe më për keqardhje, pse policia e Kosovës nuk i kishte arrestuar ata qysh kur prezantuan „paketën e parë“, për të dëshmuar se shteti ligjor vepron edhe kundër kryesuesëve të OVL-së, kur ata bëjnë vepër inkriminuese!

Fatkeqësisht ende nuk po janë në gjendje të kuptojnë as ca shokë e miq, përse, si dhe nga kush na është imponuar „gjakata speciale“. Këta, – ndonjëri për hir të luftës partiake për pushtet, – po vazhdojnë të fajësojnë Kuvendin e Republikës së Kosovës, pse e ka votuar „gjykatën speciale“, gjegjësisht po mallkojnë e shjanë kuvandarët që e kanë votuar, duke i akuzuar edhe për tradhti kombëtare (sikur Kuvendi dhe Shteti i Kosovës të ishin kuvend e shtet kombëtar).

Në vitin 2010 Këshilli i Europës e ka miratuar „raportin“ e parlamentarit zvicëran, antiamerikanin psikopat Dick Marty. Për ata që nuki e dinë, këshilli i Europës përbehet nga delegacionet e parlamenteve të 47 shteteve europiane, ndër të cilët janë edhe Rusia, Serbia, Shqipëria, Makedonia, Mali i Zi; ndërsa Kongresi i USA-ve ka status vëzhguesi). Serbia dhe miqtë e saj, të përkrahur edhe nga parlamentarë europianë me përcaktime antiamerikane e anti NATO, synim kryesor atëherë kishin koprometimin e USA-ve dhe NATOs, si hakmarrje për bombardimet. UÇK-ja ishte zgjedh mjet, që të mund të imponohej „raporti“ i Dick Martyt. Për atë qëllim ishin sajuar shpifje aq vulgare, si ajo se UÇK ua paskësh plaçkit robërve serbë organet për t’i shit…

Atëherë ishte koha e angazhimeve të vrullshme të OVL-së, poe dhe e të akuzuarëve që përmendeshin konkretisht në atë „raport“, e qeverisë dhe institucioneve tjer, bile edhe e shoqërisë civile. Njëra nga mundësitë më efektive do të ishte padia për shpifje kundër kryeprokurorës zvcërane Carla Del Ponte dhe Senatorit Marty. Por, pati vetëm flakë kashte, për konsum të brendshëm, gjegjësisht për afirmim patriotik e populist, siç shquhet kuislingu Hashim Thaçi.

Pasi USA dhe shtetet aleate të saj u mbivotuan në Këshillin e Europës, atyre nuk iu mbet rrugë tjetër për të kthyer në vend dinjitetin dhe nderin politik të tyre, duke i shkuar deri në fund demaskimit dhe diskreditimit të „raportit“ të antiamerikanit Marty, që të dëshmohej se USA dhe NATO nuk kishin përkrah UÇK terroriste e kriminale, por kishin përkrahur UÇK që ka bërë luftë të drejt çlirimtare.

Jo gjithsecili ka qenë në gjendje të përcjell zhvillimet e atëhershme, si ta zëmë, se pas votimit të „raportit“ të senatorit Marty, Serbia dhe miqtë e përkrahësit e saj nuk ishin fare të intersuar për fomim të kurrfarë gjykate e prokurorie që do të hetonte akuzat që përmbante „raporti“, meqë dinin se ato ishin shpifje për një përdorim: që në Këshill të Europës t’i bëhej gjyq politik USA-ve dhe aleastëve të saj për bobardimet që ia kishin bërë Serbisë; vetëm mendjet e tredhura, që interesat e individëve i ndiejnë e vlerësojnë më shumë se interesat e Shtetit të Kosovës, nuk e dinë se gjykatë më e madhe ishte Këshilli i Europës, që përbëhet nga delegacionet parlamentare të 47 shtetve, se sa cilado gjykatë që do formohej pastaj, pra edhe kjo që kemi formuar, e që po e quajmë “gjykatë speciale”. USA dhe aleatët e saj, për të rikthyer dinjitetin që ua përtoku Këshilli i Europës, u angazhuan me përkushtim që të formonin institucione të hetuesisë, prokurorisë dhe gjykatës, të cilat do t’i shqyrtonin shpifjet e “raportit”.

Serbia dhe asnjë mik e përkrahës i saj nuk u angazhuan, qoftë me mjete financiare, qoftë me angazhim diplomatik, që këto institucione të formoheshin, sepse nuk donin të demaskohej e dikreditohej “raporti” i miratuar nga Këshilli i Europës. USA dhe aletët e saj gjykuan që më praktike është, këto institucione t’i formonin në kuadër të sistemit të drejtësisë të Republikës së Kosovës, që të mos harxhohej energji sfiduese nëse ato do të ishin institucione vërtet ndërkombëtare. Këto përcaktim taktike të USA-ve dhe aletatëve të saj nuk e kanë kuptuar e nuk po e kuptojnë dot ca patriotë të merdhezuar, njëqelozorë, euforikë, të cilët në vend të mendimit me tru përdorin barkun, për t’i dal zot Kosovës dhe UÇK-së. Në fakt, është temetikë e koklavitur për ta dëshifruar e kuptuar secili. Kurse Z. Kurti, që e kupton, por e shpërdoron për luftë partiake për pushtet, nuk i falet. Edhe sektaristëve dogmatikë kurtian u falet, sepse ato janë viktima të indoktrinimit sektar.

Fatkeqësisht edhe shumë opinionistëve, qe paraqiten nepër studio televizive, nuk u falet angazhimi i tyre, si të ishin marioneta, por të kamufluara, të shërbimeve armiqësore, në fushatën diskredituese e komplotiste kundër “gjykatës speciale”.

Unë për vete u jam mirënjohës e falënderues USA-ve dhe BE-së, që shpënzojnë kaq shumë financa e kuadro, për ta pastruar UÇK-në dhe Shtetin e Kosovës nga shpifjet akuzuese që i ka miratuar Këshilli i Europës, duke miratur “raportin” e antiamerikanit psikopat zvcran Marty! Që do të thotë, kompromitimi i UÇK-së, Kosovës, USA-ve, Alencës NATO ka ndodhur në vitin 2010, kur Këshilli i Europës e ka miratuar “raportin”, ndërsa “gjykata speciale” është formuar për ta demaskuar e diskredituar atë “raport”.

Uroj të kuptojmë këtë të vërtet dhe t’i thërrasim mendjes, që ta ndërpresim fushatën e orkestruar kundër përkrahësve politik, ekonomik e ushtarak të Shtetit të Kosovës, siç janë USA dhe aleatet e saj.

Uroj që institucionet e Kosovës, policia, AIK, prokuroria, të mos lejojnë me telenovela teatrale, të quajtura “dosjet”, por të zbulojnë “postierët” (“rrufetë” e Hysni Gucatit), që duhet të jenë njeri nga “tanët”, por hallkë e zingjirit komplotist!