TË MARSHOJË E LULËZUAR SHQIPËRIA ME MINISTRIN E BURRNIS’

0
351
Astrit Memia

Njeriut që kurrë nuk ndaloi të punojë dhe të kontribuojë për kombin –
Prof. Dr (Doc. Asoc.) Astrit MEMIA.

Portret politik:

Engjëll Koliqi Shkruan: Engjëll KOLIQI, Dardani, shtator 2020

Kam patur fatin të njihem dhe të filloj bashkëpunimin, në shumë fusha të jetës, aty ku ka kontribuuar shumë, aty ku edhe unë kam dhënë një kontribut, në Radiotelevizionin Shqiptar (RTSH) në Tiranë, që në vitin 1992 dhe vazhdojmë të kontribuojmë bashkë, kudo që na thërrasin nevojat dhe intereset tona kombëtare. Patjetër se duhet të ndjehem i privilegjuar, me fatin tim të mirë, që gati tri dekada më ka përcjellur në kontributin tim përkrah Shqiptarit të Madh, më të vezulluar se ari, kurrë i ndalur në lëvizjet profesionale dhe shumë të fuqishme, në shërbim të kombit tonë, por edhe të mbarëvajtjes pastërore e paqësore të shoqërisë njerëzore në nivelin global.

Jo rastësisht Dr. Astrit Memia ka specializuar e doktoruar në universitete ndërkombëtare dhe ka marrë titullin jetësor Ambasador i Paqes, që më 2003, në Jerusalem, duke u angazhuar aktivisht në Federatën Ndërkombëtare Botërore të Paqes. Të shpallesh ambasador paqe në Izrael ka një domethënie të madhe, sepse aty është vulosur kontributi i madh i Astrit Memisë për paqen dhe mirëqenien njerëzore në nivel global – botëror.

Kush është Astrit MEMIA?


Veprimtari i Paqes në nivel global dhe themeluesi i drejtuesi i Forumit Imazh & Media
Prof. Dr Astrit Memia

I lindur më 4 prill 1965 në Tropojë, rrëzë Alpeve Shqiptare, djaloshi bukurosh i Memiajve, Astriti, rritej plot vezullima fëmijërore dhe që në vitet e para të shkollës vërehej se nga ky Djalosh Shqipërisë po i vinte Burri i Madh i Kombit, që falë veprës së tij madhore për kombin dhe atdheun, nga shumica e shqiptarëve do të quhej Ministri i Burrnisë.

Prindërit, Babë Qazimi dhe Nënë Shaha (e lindur Byberi – Biberaj), e kishin edukuar me ndjenja të zjarrta atdhedashurie dhe e kishin motivuar të kontribuojë për njerëzit, kudo të mundet, anekënd botës, me shembuj të mirë e të gjallë të jetës dhe të veprimtarisë profesionale, patriotike dhe humanitare. Doktor Qazimi (babai i Astritit) kishte shërbyer me dinjitet dhe profesionalizëm të madh, për mirëqenien shëndetësore të popullsisë në Malësinë e Tij, megjithë kushtet dhe mjetet e pakta që kishte. Edhe Nëna Shahe, e familjes së madhe patriotike e kontributdhënëse – Byberi-Biberaj, me shumë sakrifica i kishte rritur shtatë fëmijët e saj, duke i edukuar gjithmonë të gjithë, pra edhe Astrititn, që të mos kursejnë asgjë nga vetja, në shërbim të kombit e atdheut, por edhe përgjithësisht në shërbim të njeriut, ssidomos të nevojtarëve.

I lindur dhe i rritur nga këta prindër, Astriti, patjetër që do të bëhej një burrë shumë i vlefshëm i kombit dhe i Shqipërisë dhe i shtyrë edhe nga ngjyrimet e shenjtërisë dardano-ilire, Ai do të kontribuonte shumë edhe në shpërndarjen e së vërtetës në botë, për mirëqenien e të gjithë njerëzve, anekënd globit, pra do i kontribuonte denjësisht globalizmit, në zhvillimin e mirëfilltë e paqësor.

Si i shkëlqyer dhe i vezulluar që ishte në shkollën fillore në vendlindje, Astritin Babë Qazimi e regjistron në shkollën e Gjuhëve të Huaja, që e frekuenton në vitet 1979 – 1983 dhe e mbaron me sukses të shkëlqyeshëm, për t’i vazhduar pastaj studimet në Universitetin e Shkodrës “Luigj Gurakuqi”, ku mbaron fakultetin e Gjuhës dhe të Letërsisë Shqipe. Pa vonuar shumë, angazhohet në studimet postdiplomike dhe në specializime në disa fusha. Në vitin 1994, në Universitetin e Varshavës në Poloni mbaron specializimin për Mediat. Vazhdon specializimin për mediat, edhe në Radion “Europa e Lirë”, në Bruksel. Mbaron edhe specializimin për Mediat Radiofonike dhe Televizive, organizuar nga Zyra Franceze e Realizimit dhe Shpërndarjes së mediave radiotelevizive, Ofredia në Paris.

Në vitin 1995 vazhdon specializimet në Berlin, ku mbaroi për politikë, diplomaci, turizëm dhe media, në International Federal Press, për të vazhduar pastaj edhe në Shoqatën Kombëtare të Radiotelevizionit France 3, më 1996 në Paris. Në vitet 1998 dhe 2002 specializon për Diplomacinë Publike dhe Mediat, në RFI (Radio France International), për të vazhduar pastaj në Dubrovnik të Kroacisë. Në vitin 2007 ka mbaruar studimet për mbrojtje e siguri, në Kolegjin e Mbrojtjes dhe të Sigurisë, në Tiranë. Në vitin 2009, në Universitetin Publik të Tiranës, me mjaft sukses ka mbaruar fakultetin juridik, për të ushtruar pastaj edhe profesionin e avokatit. Në vitet 2003-2006 ka ndjekur studimet e doktoraturës dhe ka marrë titullin akademik Doktor i Shkencave Politike dhe në Diplomaci, në Universitetin Leipnitzc, në SHBA (USA).

Duke drejtuar Festivalin e Imazhit shqiptar ka nderuar personalitete të larta kombëtare dhe ndërkombëtare dhe i ka shërbyer imazhit kombëtar në nivel global

Në vitet 1983-1985 punoi mësues i gjuhës frënge, në shkollën “Sadik Rama” në Tropojë, për t’u avansuar pastaj në detyrën e kryetarit të stafit për trajnimin e mësuesve të Tropojës. Që nga viti 1991 punoi në RTSH, gazetar i politikës, diplomacisë dhe i turizmit të botës shqiptare. Që nga viti 1998 e deri më 2019 ka udhëhequr zyren e shtypit të Partisë Demokratike (PD), duke e ngritur këtë parti sa herë që ka patur teposhtëze në rrugëtimin politik. Pasi ka fituar titujt Doktor e Docent shkencor, ka punuar profesor universitar (pedagog), në universitetet ndërkombëtare të Europës, në Tiranë, në Strugë, në Shkup, në Prizren, edhe në Preshevë. Punon edhe pedagog në Universitetin e Tetovës. Është bashkëthemelues i Akademisë Diplomatike Shqiptare, në vitin 2001.

Dr. Astriti ka realizuar shumë emisione e dokumentarë radiotelevizivë, kushtuar temave të nxehta kombëtare, personaliteteve dhe imazhit shqiptar, brenda në Shqipëri e kudo në botë. Gjatë Luftës Çlirimtare të Kosovës (Dardanisë, siç preferon ta quaj Ai), ka shërbyer dhe ka kontribuuar shumë edhe si gazetar e zëdhënës i UÇK-së. Sa po ushtronte rolin e gazetarit të Luftës Çlirimtare të Dardanisë, ky burrë ka kontribuuar shumë edhe në shpërndarjen e informacioneve për sukseset e UÇK-së dhe rrugën e Lirisë së Dardanisë, duke bashkëpunuar edhe me massmediat e huaja e duke u bërë edhe operator dhe interpret i shumë massmediave europiane dhe amerikane, që po ndiqnin zhvillimet e luftës dhe të të dëbuarve nga Kosova në Shqipëri. Pra, kontributi i Tij për Lirinë e pjesës së Dardanisë, që quhet Kosovë ka peshë të madhe dhe është vulosur me vulë suksesi të plotë dhe nngjyruar me dashuri të madhe kombëtare.

Ka ushtruar dhe ka kryer, gjithmonë të kurorëzuara me suksese të mëdha, shumë detyra brenda partisë së tij PD, kurrë pa pushuar, që nga viti 1990. Ishte gjithmonë ideator dhe producent i spoteve radiotelevizive, në të gjitha fushatat zgjedhore të PD, që nga viti 1996 e këtej. Ishte nënkrytar i Këshilli Zgjedhor, në qytetin e studentëve në Tiranë. Ishtë drejtor i marrëdhënieve me publikun, në të gjitha fushatat, që nga viti 2003. Është bashkëkoordinator i ngritjes së PD. Anëtar i kryesisë së degës së PD nr. 2, në vitet 2014 – 2016.

Bashkëthemelues i Departamentit të Kontributeve Historike, në vite, i ngarkuar për Tropojë, Has, Kukës, Kamëz dhe Vorë. Ka qenë pjesëmarrës shumë aktiv, me mbarë familjen, në “Çadrën e Lirisë”. Ishte dhe është telekoronist i rregullt i të gjitha kronikave të PD, që nga viti 1998 e tutje, me logon e partisë. Falë kontributit të Ministrit të Burrnisë, Prof. Dr Astrit MEMIA, Partia Demokratike e Shqipërisë po këndellet gjithnjë e më shumë dhe tani po përgatitet që përfundimisht ta rikthejë gëzimin dhe lumturinë ndër shtetasit shqiptarë, gëzimin dhe lumturinë e humbur përkohësisht, me zotimet e zjarrta për shumë ndryshime pozitive në Shoqërinë Shqiptare.

Prof Astriti ka botuar shumë artikuj, analiza, kronika dhe udhërrëfyes, kryesisht politikë dhe patriotikë, por edhe libra.
Në vitin 2006 Dr Astrit Memia ka themeluar Forumin Kombëtar Imazh & Media, ku ka afruar e grumbulluar më të mirët e kombit, në të gjitha fushat e jetës, duke zhvilluar aktivitete të bujshme anekënd tokave shqiptare e duke e organizuar, çdo fund viti, Festivalin Ndërkombëtar të Imazhit Shqiptar. Në çdo festival nderohen me Kupën e Imazhit Shqiptar, për kontribut të jashtëzakonshëm për kombin dhe njerëzimin, personalitete dhe institucione të të gjitha fushave të jetës.

Për jetën dhe veprimtarinë e këtij burri shumë të vlefshëm të kombit tonë, mund të shkruhen libra të tërë, por këtu i kemi cekur vetëm disa nga ato lëvizje dhe veprimtari të tija, që s’ndalen kurrë. Unë, duke e përfunduar këtë portret politik mbi të shpallurin dhe të merituarin Ministër i Burrnisë – Prof. Dr. Asrtrit Memia, dua t’u bëj thirrje strukturave drejtuese të PD-së, që të mos hezitojnë e ta kandidojnë për deputet, në zgjedhjet e pranverës që po na vjen, në prill 2021. Jam shumë i bindur, se duke e kandiduar për deputet Astrit Meminë, PD, por edhe mbarë Shqipëria dhe të gjithë shqiptarët kudo jemi, fitojmë shumë. Partia do të fitonte edhe votat e më skeptikëve, që hezitojnë të dalin për të votuar, sepse për t’i dhënë votën Astrit Memisë do të dalin të gjithë.

Madje, jam i bindur se PD, me Prof. Dr Astritin kandidat, do të fitojë edhe vota të anëtarëve dhe simpatizuesve të partive të tjera, bile edhe të PS, sepse në Shqipëri tashmë shumë njerëz janë bindur se Ministri i Burrnisë punon për mbarë Shqipërinë dhe për të gjithë shqiptarët, pa bërë dallime politike e partiake. Le të kandidohet, sepse veç PD, me kandidimin dhe zgjedhjen e sigurtë të Dr Astritit deputet, Shqipëria do të fitonte shumë. Me këtë burrë kandidat, PD do të rikthehet në pushtet e do të ishin shumë arsye e motive, që pikërisht Dr. Astrit Memia do zgjidhej kryediplomat (ministër i jashtëm) i Shqipërisë, për ta ringritur Imazhin Shqiptar anekënd botës, për ta bërë Shqipërinë subjekt të fortë dhe shumë domethënës në nivel global.

Duke e kandiduar dhe zgjedhur deputet Ministrin e Burrnisë, do i bënim nder dhe favor të madh vetes sonë e qenies sonë njerëzore dhe kombëtare, duke lënë gjurmë të pashlyesheme krenarie edhe në hapsirat globale, anekënd botës. Gëzuar Shqipëri e gëzuar shqiptarë, me Dr Astritin përpara, në Kuvend edhe në diplomacinë tonë kombëtare!