Tregim nga libri: “BISEDOJ ME GUXIMTARËT DEMASKOJ SHTRËMBALARËT”.
Përpara tregimit 32 vargje poetike.
Shumë të dobishme jetike eposike.
Me nuanca ritmike metaforike i rreshtojnë:
Me lirinë dhe demokracinë socialiste humaniste spekullojnë.
Mirësinë dhe harmoninë optimiste të Edi Ramës e quajnë dobësi.
Ata që manipulojnë e mashtrojnë për ibret e mysibet.
Edi Rama sederli, me vullnet e vitalitet.
Edi Rama solid aderik dy metrosh i gjatë.
Edi Rama sarhosh i admiruar me kimet.
Me vizion për zhvillim e progres, mendon ditë e natë.
Përballë të keqës qëndron barrikadë e fortifikatë.
Lul Basha trashaman me potere e shamatë.
Saba aksham me batërdi e marrëzi.
Mbahet për kodosh, pa lezet, as kijafet.
Merret me bidat, sifat, tutkun e adet.
Ilir Meta i mangut, krundi thatë.
Pa blerim e pa shkëlqim, as drejtqëndrim.
Tundet e lëkundet në protestë e demostratë.
Mbahet për cub, trimosh, sulltan e si mbret.
I bezdis, i pasajdis, as mexhlis, as aferim.
Gramoz Ruçi i ngathët, i shkund i ngratë.
Burrë me namuz, pa kamxhik, e pa topuz.
Fshati që duket nuk don turxhimen, as kallauz.
Lodhet e sekelldiset kur ngjitet shkallëve.
U përulet, u telendiset mizorëve e zuzarëve.
Rrukulliset përpara vandalëve e brutalëve.
Kush të dojë me mua të jehojë.
Tregimin faktik ta lexojë, ta komentojë.
Unë lexoj duke vallzuar.
Unë shkruaj dukë kënduar.
Nuk ulem në këmbë qëndroj.
Ngjarje të vërteta tregoj, komentoj.
Liria e zgjeruar e pakufizuar letrare artistike për shkrimtarët, intelektualët e sanksionuar, e garantuar nga qeveria Edi Rama, më ka gëzuar dhe vullnetësuar për të shkruar i palodhur, i papërtuar. Edhe më ka vitalizuar për të demaskuar ata zuzarë shtrembalarë që duan të bëhen shkrimtarë, duke botuar gënjeshtra, spekullime e mashtrime.
Për dijeni zonjës Gentiana Sula drejtore e Autoritetit për hapjen publike të dosjeve të sigurimit komunist.
E theksoj e vërtetoj: Dosjet e sigurimit të regjimit mizorist i ka nakatosur dhe shtrembëruar Bashkim Gazidede në vitet 1992-1997. Ai sot nuk jeton, por jetojnë spekullantët dhe zuzarët e tij gënjeshtaruc të kamufluar të maskuar si kameleon mbas zhargonit të sajimeve langare kaotike dhe e reklamojnë televizionet regresive si vepra letrare madhore artistike. Në fakt janë kamuflime horrore me proçka sharlataniste rrakitike meskiniste.
Falenderoj Edi Ramën kryeministrin me kontribut të çmuar për drejtësinë dhe demokracinë shëmbullore, për të mirën dhe mrekullinë e dobishme të jetës njerëzore të popullit shqiptar, popull fisnik mendimtarë me etikë të kulturuar me shumë fjalë të urta jetike filozofike. Një fjalë e urtë e popullit thotë: “O bobo ç’na gjet. Ç’po na shohin sytë e po na dëgjojnë veshët. Vajmedet për ibret e mysibet”.
Me fjalët e urta të popullit unë kam shkruar tregime të mrekullueshme faktike të vërteta, por nuk i kanë botuar, ata shtrembalarë zuzarë që sot reklamojnë nëpër televizione, portale, instagrame, proçkat e mufkosura të jargosura të Qemal Lames kryehetuesi i regjimit mizorist në vitet 1981-1992. Mbas tri dekadave, Q. Lame në vitin 2020, boton librin me titull: “DRITËHIJET E KOHËS, LETËRSIA DHE ARTET NË DIKTATURË, PËRNDJEKJA E ISMAIL KADARES”.
Libri nuk ka asnjë tregim, për letërsinë, asnjë ngjarje të vërtetë si e kanë përndjekur Ismail Kadaren.
Në fakt I. Kadare shkrimtari i preferuar i byrosë politike kupola e lartë e partisë kumuniste e marksiste e sunduar nga klika mizoriste enveriste, ramiste, nuk e kanë përndjekur, as burgosur, as dy ditë, as dy orë.
Del pyetje pse? Përgjigja: I. Kadare ishte shkrimtari i pëlqyer nga Enver Hoxha dhe Ramiz Alia. Mbi Enverin dhe Ramizin nuk mund të dilte asnjëri as kryeministri Mehmet Shehu, as kryetari i presidiumit Haxhi Lleshi, as kryeprokurori Rrapi Mino, as kryetari i Gjykatës së Lartë, Aranit Çela, as drejtori i policisë Dilaver Bengasi, as drejtori i sigurimit Zylyftar Ramizi.
I.Kadare ishte nënkryetar i frontit të internimeve me kryetare Nexhmije Hoxha, dhe kanë internuar, përsekutuar dhe diskriminuar 750 intelektualë të kulturuar dhe 175 shkrimtarë të talentuar, poetë dhe dramaturgë modernist me kontribut të çmuar për letërsinë, artin dhe kulturën.
Këto ngjarje të vërteta, janë përndjekje, masakra mizore që i kanë bërë Nexhmije Hoxha dhe Ismail Kadare me dijeninë dhe aprovimin e Enverit dhe Ramizit dy sundimtarë të egër vampiristë të pamëshirshëm. Enveri dhe Ramizi nuk ishin frikacakë alabak, ashtu si shpif, gënjen dhe kamuflon Q. Lame, duke lavdëruar vetveten si trimi i madh, i pamposhtur, duke mbrojtur I. Kadaren nga përndjekja e sigurimit dhe nga burgosja e Enverit.
Lame shkruan: “Dy vite rresht 1982-1983, çdo natë në orën 21 binte zilja e telefonit, më thërriste Enver Hoxha, Ramiz Alia, Hekuran Isai, dhe më kanë urdhëruar: Qemal arresto Ismail Kadaren! Mjaft ka livadhisur.
Partia e ka dashur, financuar, shpërblyer, por Ismail Kadare e ka mohuar partinë, e ka shkelmuar, është bashkuar me grupin komplotistë të poliagjentit Mehmet Shehu. Burgose, mbylle qelbësirën në halen e gomarëve, por unë kryehetuesi Qemal Lame tha: i kundërshtova Enverin dhe Ramizin, urdhërin e tyre nuk e zbatova, Ismail Kadaren nuk e arrestova”.
Këto fjalë Q. Lame i ka përsëritur, 240 herë, për tu bërë të vërteta, por gënjeshtrat nuk bëhen të vërteta edhe sikur të përsëriten 20 milion herë.
Fjala e urtë e popullit thotë: “Cen o Cen ku e ke lidh gomarin tem? Mos e kërko kot, se nuk e gjen. Pa mendje ishe dhe do të jeshë. Pa mend ishe edhe kur dhi e dhen kishe. “Del pyetja dhe duhet përgjigjen, ata që kanë mend e dituri dhe jo ata që kanë lekë dhe pasuri, duke i shpenzuar për shpifjet kamuflimet e jargosura të Qemal Lames dhe stërhollimet e glorifikimet e mufkosura të Ismail Kadares.
Lavdërimet e Lames për vetveten, janë shumë të rëndomta, fantazmorike enigmatike, por i përtypin ata që janë si ai.
E vërteta qëndron dhe do të qëndrojë. As ishte, as nuk është trim. As ka dalë mbi Enver Hoxhen dhe Ramiz Alinë, kur jetuan e sunduan, as del sot që nuk sundojnë.
Po të ishte trim i madh Q. Lame librin e botonte në vitin 1984, kur jetonte e sundonte Enver Hoxha dhe shkojë në Elbasan në Kombinatin Metalurgjik, mbajti fjalim për librat marksiste revolucionare, për madhështinë e komunizmit dhe fitoret legjendare kundër imperializmit dhe revizionizmit.
Enver Hoxha e përshëndeti, e falenderoi publikisht: Ismail Kadare shkrimtar i dashur, ushtar i inkuadruar i partisë komuniste, kundër grupeve armiqësore diversioniste.
Në vitin 1984, Ismail Kadare bënte kavalishencë speciale në Berat në hotelin luksoz komod. Enver Hoxha në Drilon të Pogradecit, me shoqërues personal Sulo Gradecin.
I.Kadare ishte i katërti eksponent komunist i byrosë politike mbas Enverit, Ramizit, Nexhmijes.
Kurse dy milion ushqeheshin me rracion e tullon. Dy milion djem dhe burra, vajza dhe gra nuk kishin as dy lugë qumësht.
750 intelektualë dhe specialistë të kualifikuar, 175 shkrimtarë dhe poetë dergjeshin dhe masakroheshin burgjeve të skëterrimit. Poetin Trifon Xhagjika Enveri dhe Ramizi e varën në litarë.
Për poetin e masakruar Trifon Xhagjika, as për librat që i censuruan nuk kanë shkruar as dy fjalë.
Lamja, shtrembaluci nuk shkruan as për librat e mrekullueshme të romancierit Faik Ballanca, që nuk i botuan, por e kërcënuan, do të burgosim, do të pushkatojmë.
Faiku u tmerrua, u frikësua dhe vrau veten.
Edhe mua më kanë tmerruar e kërcënuar, nuk i botojmë librat e tua Sali Leka, do të burgosim, do të pushkatojmë.
Dhe me të vërtetë librat e mia me tregime të mrekullueshme, të dobishme dhe me poezi brilante, jetike, të mahnitshme nuk i botuan, nuk i përhapen në publik, por i mbyllën, i fshehën në skurrik. Mua më akuzuan shkrimtar dhe poet modernist, dekadent, mikroborgjez, revisionist, armik i partisë i komunizmit, por unë nuk u dëshpërova, nuk u frikësova, nuk e vrava veten. As nuk e vras, por do të shkruaj tregime me fakte konkrete me ngjarje të vërteta për ata që i kam njohur dhe masakrat që kanë bërë.
Unë nuk shkruaj sajime, shpifje, kamuflime, mashtrime meskiniste, ashtu si shkruan Lamja edhe me lavdërime si trim mbi trima edhe mbi Enver Hoxhën.
Edhe unë lavdërohem e krenohem, por me fakte konkrete, por jo kot së koti. Lame injoranti, idioti, shpifësi i shtrembëruar i shekullit XXI, kamufluesi i qelbëzuar.
Të vërteta janë këto fjalë që po rreshtoj: Enveri me Nexhmijen Ismail dhe Elena Kadaren, i kanë trajtuar shumë më mirë sesa djalin e tyre Sokoli me nusen Liljana e cila shkonte në Paris, vetëm kur u sëmurte për tu mjekuar në klinikën e doktor Pol Moliezit.
Kurse Ismail dhe Elena Kadare, në hotelet komode të Parisit, janë sistemuar sa herë u ka dash qefi me valixhën e mbushur me lekë e valutë.
Në vitin 1982 unë isha në birucën e burgut sketërrist, i prangosur, këmbë e duar, përballë hetuesve të grupit komplotist të Mehmet Shehut.
Kryehetuesi zuzarist Qemal Lame nuk erdhi në birucën ku isha unë. Po të kishte ardhur do ta kisha rrahur me zinxhirët e prangave.
Kurse sot vërtetoj: Nëse Lamja do të lavdërohet përsëri sikur ishte trim mbi Enverin dhe Ramizin, do ta rrah fort në mes të Tiranës në sheshin Skënderbej.
E kam obligim të njoftoj nëse Q. Lame boton libër të dytë me shpifje e gënjeshtra, do ta rrah edhe drejtorin e shtëpisë botuese kusare zuzare, ashtu si kam rrahur drejtorin e shtëpisë botuese “Naim Frashëri” dhe dy shtrembalarë të gazetës “Bashkimi”gazeta e frontit të internimeve.
Kryeredatori shpëtoi pa u rrahur, vrapoi shpejt u mbyll në tualet dhe kyqi derën nga brenda.
Jeton akoma u inkuadrua në partinë demokratike, aktivist nëpër protesta dhe demostrata, duke llomotitur e zhgarravitur.
Partia demokratike ishte dhe është magazine e grumbullimit, e strehimit të shtrembalucëve, gënjeshtarucëve, zuzaristëve, narcizistëve regresistë dhe survejuckëve skuthic, urithic të sigurimit komunist reziluc, enverist, ramizist, midis të cilëve Qemal Lame, shpifësi rrakitik kundër njerëzve të mirë fisnikë demokratë jetikë, por u masakruan, nga mizorizmi i egër, por duan me i diskriminuar edhe tani që po fillon dekada e tretë e shekullit XXI.
Qemal Lame shkel me këmbët e shtrembëra mbi plagët e mavijosura të intelektualëve dhe shkrimtarëve të përsekutuar, të stërmunduar, të shumë vuajtur në skëterrin e golgotës marksiste vampiriste anti demokratike antihumaniste, e tmerrshme, e llahtarshme kundër etikës dhe kulturës shembullore e dobishme njerëzore dhe kundër disidencës letrare artistike eposike kombëtare.
Lame rezilucku ka shpifur për dy hetuesit Ferit Sula, Thoma Tutulani dhe për Llambi Ziçishtin i pushkatuar si komplotist me grupin armiqësor të poliagjentit Mehmet Shehu. Në fakt Llambi nuk ishte armik komplotist, por tregojë të vërtetën, “Mehmet Shehun e kanë vrarë natën në gjumë”
Kurse unë theksoj vërtetoj: Mehmet Shehu nuk ishte agjent i CIA-s Amerikane, as i ASFALI-s Greke, as i UDB-s Serbe, as i KGB-s Ruse. Mehmet Shehu ishte më antiamerikan, më antigrek, më antiserb, më antirus sesa ishin Enver Hoxha dhe Ramiz Alia.
Një fjalë e urtë e popullit thotë: “E vërteta del kur të keqës i bihet drejt për drejt dhe jo anës e anës” për Mehmet Shehun janë shkruar libra, por asgjë e vërtetë nuk ka dalë në dritën e diellit sepse nuk e kanë goditur të keqën drejt për drejt, por i kanë rënë anës e anës.
Del pyetja pse? Përgjigja: Shkruajnë, botojnë, reklamojnë për të shitur libra dhe gazeta për të bërë tregti me jetën dhe gjakun e njerëzve të vrarë, të masakruar. Po i rivrasin edhe kockat në varr.
Të vërteta janë këto fjalë që po rreshtoj: Mehmet Shehu ishte dashamirës i madh për letërsinë, artin, kulturën, prozën, etikën, poezinë.
Mehmet Shehu i ka dashur dhe ndihmuar shkrimtarët dhe njerëzit e mirë fisnikë. Edhe shkrimtarët e arratisur Martin Camaj, Bilal Xhaferri.
Shkrimtari Ismail Kadare ishte dhe është mos mirënjohës, bukëshkelës. Sigurimi komunist Ismail Kadaren e ka mbrojtur, nuk e ka përndjekur ashtu si manipulon dhe reklamon nëpër televizione dhe ka mbushur faqet e gjashtë librave me gënjeshtra, stërhollime letrare rrakitike.
E vërteta qëndron dhe do të qëndrojë: Oficeri i sigurimit Vladimir Meci ishte roje personele i Ismail Kadares, ashtu si ishte Sulo Gradeci roje personale i Enver Hoxhës. me pagë mujore të madhe sa dy ministra.
Edhe kur internoi Janulla Rrapin nëna e poetit Renato Rrapi, oficeri sigurimit Vladimir Meci ishte përkrah Ismail Kadares.
Kurse Janullën katër polic e tërhoqën zvarrë e hodhën në koshin e internimit. Renaton e burgosën, e torturuan, e tmerruan dhe akoma sot as flet, as shkruan.
Edhe kur internuan shkrimtarët Hasan Petrela, Kujtim Spahivogli, Ibrahim Uruçi, Dhimitër Xhuvani, Pirro Kuqi, Mirush Jero, Dhora Leka, Fatbardha Spahiun Ismail Kadare, me Vladimirin oficerin e sigurimit ishin në timonin e dëbimit dhe në komandën e internimit e të përsekutimit.
Ka akoma fakte konkrete të vërteta, makabre, rrënqethëse i kam shkruar në tregimin me titull: “DOLI TRIMI, REZILI QË KA MPOSHTUR ENVER HOXHËN DHE RAMIZ ALINË”.
Enver Hoxha ishte vampir krokodili dhe nuk u mposhte as nga trimi, as nga rezili.
Kam edhe për Lame sharlatani, zuzari, mëkatari.
Tregim satirik stigmatik i vërtetë faktik, por në Tiranë 6 gazeta dhe 6 televizione botojnë dhe reklamojnë gënjeshtra, spekullime, mashtrime, manipulime regresive anarshiste kaotike.
SALI LEKA, Cel: 068 38 55 304
Shënim Special ekskluziv dhe 5 fjalë të urta popullore
“Kur del texhali sheshit.
Tellalli e bakalli i fryjnë leshit.
Nuk i bien lodrës as defit.
Edhe kur u bien nuk u shihet teli.
As u dëgjohet zëri”.
Fjalët e urta të popullit aq sa janë poetike
janë edhe të dobishme jetike.
Tiranë, Shtator 2020