Shtypi në Serbi, përditë jep lajmin sikur e ka tërë botën në “dorën e vet”(!)

0
597
Tirana - qendër

Si shihet atdheu nga larg

Duke e sublimuar ngjarjen (politike) pas zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi dhe rënja nga pushteti e partisë së autokratit tridhjetë vjeçar Milo Gjukanoviq dhe ardhja në pushtet e një subjekti nga këndi i rrugës “Crno na Bjelo” (URA), e të riut shqiptar nga Ulqini, Dritan Abazoviq, shtypi në Serbi shkon tutje duke shtruar pyetjen provokative (nacionaliste), e kishte për “aromën e butë”(sic!), se a mundet Serbia, një ditë, (lexo:e ka fjalën për Kosovën e humbur, – nënvizimi im) të ketë (lexo: Dritan Abazoviq) të vetin një shqiptar nga Kosova…?!

Ka harruar Serbia dhe bulevardi nacionalist në Beograd se qysh nga viti (1844-1999) më nuk ka (Dritan alias dorë e zgjatur për Serbinë) të gjithë kanë vdekur, atëherë kur populli shqiptar dhe Kosova u ndanë me Serbinë njëherë e përgjithmonë(!).

* * *

Kush janë 12 deputetët (sh)qiptarë në parlamentin në Tiranë, që e ndërruan përkatësinë kombëtare(shqiptare) dhe e morën përkatësinë (helene) të Greqisë…(?!)

Prej kohës kur Shqipëria nga sistemi komunist i Enver Hoxhës kaloi në “orbitën e demokracisë”(sic!) ka marrë tjetër kahje dhe është bërë “lajtari” më i dobët në fushën e vlerave të demokracisë dhe të kaheve të zhvillimit të vendit, ndonëse tërë korpusi politik (pozitë-opozitë) janë të përçarë dhe në këto vite nuk ka kush që i bënë bashkë tre shqiptarë në bulevardet e kryeqytetit në Tiranë (referencë shkencore e Faik Konicës)!

E gjithë kjo traumë “pluraliste” në Shqipëri ka shkuar aq larg saqë shqiptarët janë bërë pesimistë për të ardhmen e vendit, kur e kur nuk kanë të ndalur migrimet jashtë Shqipërisë të brezit të ri shqiptar dhe të shkolluar në vednet e BE-së dhe SHBA.

Kolovajza e përçarjeve politike ka ndikuar që 12 deputetë (sh)qiptarë të parlamentit e të zgjedhur me votën e lirë të popullit shqiptar si sovran i aktit më sublim të votës së lirë për institucionet e shtetit, tashti kanë dalur mbi sipërfaqe dhe para syve të shqiptarëve loja e djallit, ku, përmes propagandës dhe duke ecur në tokën shqiptare të njeriut të veshur në të zeza dhe me kryqin e tij (anti-Zot)të Janullatos ka bërë që 12 deputetët(sh)qiptarë të parlamentit (Kuvendi i Shqipërisë)të ndërrojnë përkatësinë kombëtare(shqiptare) për të marrë përkatësinë (helene) të Greqisë(sic!).

Kujt i shërbejnë kjo, pse partitë politike (deputetë të pozitës dhe opozitës) bashkë me kreun e shtetit Ilir Meta dhe Edi Rama nuk e thanë asnjë fjalë para opinionit shqiptar për skandalin kundër Shqipërisë me skenarin e errët të kolovajzës politike që po kurdiset në qarqet në Athinë(?!). Kjo lojë e djallit ka për qëllim që, në Shqipëri të krijohet ndonjë “Republikë Helene” në modelin e “Srbska Republika” në BeH me ndonjë Dodik, të veshur me kostumin “kombëtar” helen në Shqipëri(sic!).

Për 12 deputetët (sh)qiptarë të Kuvendit të Shqipërisë, që ia kthyen shpinën dhe e keqpërdorën votën e lirë të sovranit, u bëjmë thirrje që të tubohen para institucionit ligjvënës në Tiranë dhe të kërkojnë kthimin e votës dhe, si thuhet me gjuhën demokratike të prishet kontrata për votën e lirë dhe këta 12 deputetë të shpallën non-grata në jetën parlamentare në Shqipëri.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]