VAJZAT E KANË DISI MË TË THJESHTË MARTESËN, SE DJEMTË (e zgjuar)

0
292
Arben Çokaj
Arben Çokaj

Arben Çokaj

Një shoqe e imja virtuale, para disa vjetësh, më thoshte se ajo po shikon të gjejë një djalë të zgjuar, pasi nuk i duronte dot budallenjtë. Me kalimin e viteve, ajo e pa se fetarët e budallenjtë janë shumicë në këtë botë dhe arriti në konkluzionin se, edhe ajo do e merrte një ditë “gomarin e saj”… :p

Pra, gjërat vijnë duke ndryshuar me kohën, dhe presioni i moshës bën të veten, bën që të pranohet edhe një kompromis. Pastaj, ku me i marrë djemtë e zgjuar, kur shumica janë budallenj? Po vajzat e zgjuara? Ndërsa Rakela thoshte se djemtë nuk i pëlqejnë vajzat e zgjuara, asaj i dukej vetja e zgjuar, se duke bërë si e tillë, ajo donte të dominonte, si shumica e vajzave, që nuk ndihen në paqe me vetveten, po nuk ia mblodhën burrit të tyre. E kujt tjetër?

Betejë e përjetshme, e pavetëdijshme… Kurse mua, kjo më dukej më shumë si mburrje nga ana e saj, për t’i rritur çmimin vetes. Prandaj i thashë, se “unë po kërkoj një vajzë të zgjuar, por nuk po e gjej”. Po më dalin të gjitha të zgjuara në pretendim, në vetëkënaqësinë e vetëvlerësimin e tyre… por nuk janë.

Sheh vajza në Shkodër në Pedonale, të gjitha kokën lart, sa më keq t’i kenë punët, krenarinë e kanë elementin e parë dallues. Kristi psh. i ka kaluar një duzinë puthjesh dhe i ka ndërruar disa partnerë (nuk është e vetme në këtë përpjekje), por kokën e mban lart. Pse të mos e mbajë? Me PD-në është dhe jeton në Pedonale… Pastaj krenaria edhe pse është pararojë e dështimit, prapë se prapë, i mban njerëzit që të mos kalojnë në depresion… Të mos ia krisin vetes…

Edhe zgjuarsia si gjithçka tjetër, nuk është absolute, është relative. Ndërsa lëshon më lehtë terren pala më e rrezikuar, si Kosova me Serbinë psh. Dmth. vajzat dorëzohen më lehtë, para presionit familjar e shoqëror, por sidomos para atij ekonomik. Nuk është e lehtë ta sigurosh jetesën në këtë botë, sidomos kur je vetëm, e sidomos, kur je femër. Pastaj bëhet fjalë edhe për krijimin e një familjeje. Në demokraci shumë gjëra në këtë plan, luhen ndryshe. Por thelbi i gjërave, nuk ka ndryshuar edhe aq.

Martesa u krijua si institucion që në kohë të hershme, për të ruajtur femrat, se mezi i kemi, dhe qëllimi ishte që gratë të merrnin burrë, se ndryshe mbesnin rrugëve. Edhe pse kjo ka ndryshuar disi tani, prapë se prapë, biologjia ta imponon, që një vajzë të gjejë burrë, se ndryshe rritet pasiguria për jetën e saj.

Një vajzë nga Lezha, psh. e kishte ëndërr të shkonte në Gjermani. U dashurua nga një djalë në adolishencë, por si shumica e vajzave, që kënaqen duke shkaktuar vuajtje për të tjerët, ajo nuk ia ktheu kurrë dashurinë atij, siç bëjnë vajzat në përgjithësi, dhe shumë herët ajo u fejua me një tjetër, se pa dashuri nuk mund të rrinte. Gjatë shkollës në Tiranë, kur shoqet e saj “i thyenin djemtë në mes”, si Monika Ramën në zgjedhjet e ardhëshme, ajo e ruajti veten më mirë, se ishte e fejuar. Por shumë shpejt u pendua nga kjo, i pëlqeu më shumë se burri shefi i saj, pasi ajo kreu shkollën e ndihmuar edhe nga i fejuari, dhe ia drodhi të fejuarit më oas me shefin… Nuk e vrau ndërgjegjia edhe aq. Kështu, që ai e ndau.

Më pas ajo i thuri vargje dashurisë së parë të papërmbushur, Aleksit, dashurisë së adolishercës. Por Aleksi i thyer në zemër dikur, ka jetën e tij… Tani ajo po pret moshën 35-36 vjeçare, që të martohet prapë, nëse mundet, deri atëherë ajo don të bëjë qejf. Një jetë ka. Me ndihmën e shefit, ajo shkoi me punë në Gjermani, dhe atje gjen variacione plot për të dashur, jo austriakun e portugezin, kush po i kërkon llogari? Ajo është e lirë dhe si satelit artificial, ndalet në stacione të ndryshme dhe bën qejf, München, Lisboa, etj., se i pëlqejnë shumë edhe shëtitjet, udhëtimet… njohjet e reja… Poligami zinxhirore. E kur të vijë puna për martesë, me siguri, ajo dhe unë mendoj, se do e gjejë “gomarin e saj”…

Deri atëherë, le të paguajë taksa dhe qeranë e shtëpisë. Një burrë i vjetër gjerman, duke e kuptuar hallin e saj, i tha: “Je shumë e zgjuar, për t’u martuar, por gjeje një burrë, që t’i paguajë disa fatura…” Ky është edhe thelbi i martesës… Dmth. gjeje një gomar diku dhe imito lumturinë… :p Lum ai që e ka fat. Njerëzit i dinë gjërat, në mënyrën e tyre.

Për t’u kthyer te problemi jonë, me vështirësitë e martesës. Shumë djem shqiptarë, që kanë shkuar në Perëndim, e kanë parë se jetesa me një vajzë atje, nga Perëndimi, është më e lehtë se me një shqiptare. Shoqëria shqiptare ka probleme e komplekse të mëdha, për rrjedhojë edhe vajzat. Kemi një shoqëri të shembur, me njerëz që vetëm ankohen. Kënaqen duke u ankuar, në vend që të përpiqen të zgjidhin punë.

Ajo që bie në sy, është se për arsye të mentalitetit shoqëror, vajzat shqiptare në përgjithësi nuk dinë të kapin. I vjen mundësia te dora, ato fryhen si biba… Ka ardhur duke ndryshuar pak loja në qendrat e banuara si Tirana, etj. por në periferi, gjërat ndryshojnë ngadalë. Pastaj duket sikur vajzat e dinë, se një gomar, do e marrin një ditë. Po nuk ua gjeti familja, do e gjejnë vetë… Edhe po ndeshën në ndonjë djalë të zgjuar, përpjekja e tyre e përjetshme do të jetë, padyshim, gomarizimi i tij. Një grua shqiptare psh. e kishte shkruar në telefonin e saj emrin: “Burri i mutit”… Kaq respekt të madh kishte për burrin e saj. E ti kurrë nuk mund ta bësh tjetrin të të dojë me zor. E gjitha varet nga edukata e kultura personale.

Pastaj vijmë edhe te një fenomen tjetër. Shumë vajza shqiptare nga mania për të gjetur një burrë jashtë, janë martuar me mblesëri, me serbë e maqedonë gjatë kësaj kohe, dmth. kanë marrë gomerë të huaj, në vend të shqiptarëve. E sa prej meshkujve shqiptarë janë martuar me vajza serbe e maqedone? Rastet janë tepër të rralla, kjo sepse vajzat serbe e maqedone nuk marrin shqiptarë, por ekziston edhe ideja, se ato të tradhëtojnë.. Jo vetëm gomar, por edhe lolo… me brirë të bëjnë!

E gjitha është produkt i pavetëdijes, se njeriu me ndërgjegje, le që nuk është gomar, por as me gomar nuk martohet. Prandaj djemtë e ditur e kanë më të vështirë të gjejnë vajza për martesë. E shikon se meshkujt e kanë më të vështirë të marrin psh. një gomaricë, se sa anasjeltas. Por hormonet dhe instinktet bëjnë punën e vet. Prandaj, keq ose mirë, vijmë te një thënie e vjetër, diskriminuese padyshim, “te femra, ka pjesë edhe qeni…” Ndryshe kjo botë nuk shumohet…