Poezi në vjeshtë – nga Mustafa Spahiu

0
411
Mustafa Spahiu
Mustafa Spahiu

Nga MUSTAFA V. SPAHIU, Shkup

TY, SI NJË POET

Fillimit të hetova intuitivisht
Të shikova vetëm vizualisht,
Jánus ecje – jakëmbërthyer;
Me plot ligësirash i ndërzyer.

Samarin ta vunë me kurorë
Pëllumb të zi mbaje n’dorë.
Do çkrrabula vure në letër,
Tha: “kam zanatin e vjetër

Ndërtoj vargje botoi poezi,
Mjeshtër i penës n’gazetari.
Në oratori shprej belbanik,e
N’farën e njerëzisë qelbanik.

Ikën muajt – iku dhe një mot,
Përhirt çdo punës i dilte zot!
Çunit të poetit i botoi elegji!
Të shquhej lartë për mirësi…

Oh, prej fatit iu shkyq një yll,
Ku lehte qençe stela iu mbyll!
“Pranverë” na erdh pluralizmi,
E nuhati e ç’është idealizmi…

Ç’më honepsni kam fakultet,
Vuri kandidaturë për deputet.
Si eci zari i humbi në një zgor;
Vajti n’mexhilis për ambasador.

E nxorrën gomar pa kapistër
Deshi burri të bëhet ministër!
Dreq, o punë fati kur s’të don;
U ngulit në hu në një komision.

I pezmatosur vrapoi me yrysh,
Deshi miletin ta ndajë në dysh!!!
Iu bë mendja degame me bozë –
Shpejt ia futën ujin nën rrogozë!

Me qenzagarët tjerë u bë trim
S’la shqiptar pa nofkën ilustrim!
E gjora nëna q’e nxorri në dritë
Që të bëhet tradhtar i pa shpirt!

E diel, 13 shtator 2020, në
Dardaninë Ilire


LAVDI FJALËS – KËNGA MITURISHTE

Qumështit t’gjirit farkova fjalën,
Trishtil u futa thellë n’gjelbërim.
Frymëzimet burimet s’m’i ndalën;
Imazhi i roshkut përflakej shqim.

Lindi i kalitur prushit këngëtimi
N’bebzë t’agimit gjeta çerdhe.
Hejbet mbusha m’ujem gëzimi,
Menekshe i ndeva në gjerdhe…

Këngët u bën peng i ardhmërisë,
Ndofta fatin s’ma merr askush,e
U hapën portikët puhiz’e magjisë;
Rimat në gjerdane-yjet gulugush.

Vargu i parë me sytha të etshëm,
Stolisi parzmat akacjesh pranvere…
“Mali” u ngjall me jeshil t’hershëm –
U ulën yjet me vargje në ylyvere,

Gjenë motive në troje t’Dardanisë,
Mugëtirës fshiheh barela me gjak!
Aty janë rrënjët e forta t’dashurisë;
Tunden lulëkuqet grunajave bajrak.

Të ngulitur jemi që nga lashtësia
Pllakat e mermerit janë shekullore!
Për Ilirinë flet vet perlash historia –
E dyndjet e sllavëve tejkarpatore…

E diel, 13 shtator 2020, në
Dardaninë Ilire


POETIT MARATON

Dikur moti thotë… legjenda
Kishte vrapuar gjatë një njeri!
Lisi s’jep qershi, por lenda…
Mes lemzimesh stisën poezi.

Odash thithte lemarak fjalë,
Për bëma dhe trimërit tona.
Se deshte dioiken e përdalë
I lemerishëm rrinte tevona…

Kupa e ëndjes n’tamth i plasi,
Maestrave u kishte fort lakmi!
Pena e dashjes n’gozhd’i hasi;
S’i kishte ra leximit mirë mistri!

Pa njolla poetin e përmenda,
E vura në vargun e durimit tim.
Më dukej mur’i derdhur brenda;
Gur i palatuar kishte dëshpërim.

Heras për fjalë qe përdredhur,
I grafllonte verdhësirë shkaku…
Shtrezës s’pezmit duke bredhur,
Tepes së kokës i ngjitej gjaku…

Me dhunë kërkonte fjalën e re,
Në gjini të artit pa mëkat futej…
– Do jem poet i urt mbi këtë dhé;
Uratën po, për mbështetje lutej,

Vitet pa ndoj libër s’i iknin bosh,
E gjeti kroin e kujtimeve te viset.
Me kritikët glizando – mjaltosh,e
Kasnec me vargjet çdo ditë niset

Si qumështit mbi suvalë gufimi
I ka do vese moderne thinjosh…
I ka zgjidhur nyjet nga tfillimi, si
Sanço Pançi barkun sa një kosh!

E premte, 11 shtator 2020, në
Dardaninë Ilire


SAFIRËT NDËR ESHKË

Ilirishtes nisem nëpër natë
Shpirti më kallet nga dëshira
Më godasin llohat me shira –
Ylli më jep një dritë të gjatë

Atëbotë futem nëpër ahishte,
Krojet derdhin shpirtin e gjallë,
Kërkoj eshkën më të rrallë, Sa-
firët që flasin gjuhën ilirishte,

Këmbët fortesë i shrinë mali,
Shoh eshkën një dromcë rrite
Gjysmëhark jep shenjë drite

Fshehtësisë m’shtohet morali,
Ti zjarr në strall për fisin mbarë,
Për vatrat tona – margaritarë…

II.

Katërstërgjyshi me fat t’përdori
Eshkë ti s’fikeshe as në thëllim;
Kur ndizte cigar jepje ‘i amësim
Haberdarkën shkrepte mal’sori.

Egjrës prej teje i humbet fara!
Safiri në palcë rri i pathyer, e
Gramthi gurit ikën i zhgërryer;
Me agun n’bulim çel e mbara…

Me hirin n’veksh keni miqësi,
Për tri javë m’gjason në push;
Zjarrin tënd kush se do kush?

Rri ulur këmbëkryq në brezni.
Imagjinoni sall një riskë eshkë
Flaka shkrumos shtatë bjeshkë!

E martë, 8 shtator 2020, në
Dardaninë Ilire


UJËVARË SHPRESASH

Shpresa me zogun résh flatron,
Pas nesh dhimbje flakërimi, pse
Agava vetëm njëherë lulëzon, në
Rrënjësh lind e fshihet gëzim…

Palombar bëhem n’ërrësirë, nxis
Një ditë lodhjesh ta rrëmbejë –
Bëj gjezdi nëpër ajër të dëlirë,
Era këndon në rrugë e rrëkllej.

Shpresa dëgjon veshët e vet,
Me kismet, në fat më të mirë.
Ujërat që ecin për çdo vjet –
Me galop zbresin n’rrafshirë!

Burimet kanë vetëm një emër,
Në mëngjese s’ndërron vesa…
Poeti qoftë çoçërr ka ‘i zemër
Dhe ate e mbanë sall shpresa!

Me Kerubinin fjalëpak qëndron,
Vargjet i ka t’artat n’dritare, me
Kadril luan lojë figurash kiloton,
Me rreze gërshetë dhe fanfare…

Ujëvarë shpresash sa e lashtë,
N’lule t’ballit ruaj Zot e Atdhéun.
Unë jam fëmijë iliri me dashtë –
Trupin s’ma ngrit dot si Anteun!

E diel, 06 shtator 2020, në
Dardaninë Ilire