Kasta e priviligjuar politike po i mban të gjitha monopolet

0
307
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Elitat komuniste, edhe pse ndryshuam sistem, u zëvëndësuan me elita të ligjeve oligarkike. Klasa e re politike e pas luftës u pasurua në mënyre enorme dhe të paligjshme, kurse qytetarët mbetën në varfëri. Edhe më rënjën e komunizmit, në shumicën e republikave të ish-Jugosllavisë transformimi shoqëror u bë më ligjet e hekurta të oligarkisë politike.

Elitat e reja janë shpallur si elita proevropiane, e në mbrendinë e tyre kan mbetur ekstraktet e kaluara komuniste. Shumica e banorëve të Kosovës në mënyrë shumë të padrejtë janë shtyrë ka varfëria ekstreme. Sllovenia dhe Kroacia kan avansuar në procese demokratike duke zhvilluar edhe institute përkatëse. Por, shikuar situatën e përgjithshme në Ballkan, ajo shumë po ngjanë në situatën në Afrikë.

Atje shumica e shtetëve kontrollohen nga njerëzit autokratik që e mbajnë nën kontroll të gjithë aparatin e shtetit.Ndoshta në Kosovë, dallohen pak me elegancën e të sunduarit mbi masën. Familjët e udhëheqësve tanë përfitojnë mbi benifitet e shtetit. Rritja ekonomike në shtetet autokratike edhe mund të këtë ngritje në ndonjë rast, siç po ndodhë më Kinën. Kosova ka mbetur në gjysëm të rrugës të zhvillimit ekonomik, ndërsa kur bëhët fjalë për procesët e demokratizimit kemi mbetur shumë mbrapa, pikërisht për shkak të regjimeve në pushtet. Kur nuk ka stabilitet politike, nuk ka as stabilitet ekonomik.

Se kur do të krijojmë stabilitet mvaret së kur do avansohet demokracia dhe kur do të kemi institute të ekonomisë. Së kur do të përfundon jo stabiliteti politikë në Kosovë, tash për tash mbetet e panjohur. Ajo që është e ditur, është së ka filluar lufta politike të forcave progresive më forcat regresive në shoqëri. A do të gjendet formula, kjo mbetet te rreshtimi i përgjithshem dhe vullneti për të ndryshuar gjendjën për të mirë. Secili shtet i ka veqoritë e veta. Nga hapja e një shteti dhe investimet nga jashtë do të bëhët edhe rritja e ekonomisë dhe mirëqenjës së përgjithshme.

Deri më tash pak pamë investime nga jashtë, kur dihet së në çfarë krizash jemi katandisur. Nuk duhet të ushqehemi më shpresa të rreme së vetvetiu bëhët mirë. Pa levizjën e proceseve nuk kemi mundësi ta mundim të keqën. Pa një veprimtari të gjërë shoqërore, gjasat do të jenë të vogëla. Edhe forcimi i sindikatave do të ishte një ndihmesë e madhe, të cilët më shumë po funkcionojnë në letër.Dihet së organizatat e ndryshme dhe ato studentore, si dhe shoqëritë civile duhet të aktivizohën në maksimum.

Vëtem atëherë mund të llogarisim në prosperitetin e vendit tonë. Kosova është vonuar shumë në të gjitha proceset, duke mbetur shumë mbrapa nga vendet tjera. Kemi mbetur mbrapa në funksionimin e duhur të shtetit ligjor.Kontrollin mbi shtetin duhet ta këtë populli jo kasta e priviligjuar e cila po i mban të gjitha monopolet.Pa barabarësi të te gjithë qytetarëve, nuk ka shtet demokratik. Monopoli mbi pushtetin, e përjashton shumicën nga vendimarrja dhe të mirat materjale.