Kronologjia e dështimeve tona politike

0
370
Isa Mustafa - Kujtim Shala - Hashim Thaçi

Skënder Mulliqi Nga Skënder MULLIQI

Së kjo klasë politike nuk punuan mirë, u tregua shumë herë deri më sot. Në planin e brendshem dhe në planin e jashtem, veçmas në relacion më armikun tonë shekullor, Serbinë u treguan shumë të dobët. Se gjendja është kështu e konfirmojnë edhe të dhënat.

E para, Kosova ka mbetur vendi më i varfër në Evropë. E dyta, Kosova ka mbetur i vetmi vend në Evropë pa të drejtë të lirisë së qarkullimit. E treta, vendi ynë ka mbetur pa hy në asnjë organizatë të rëndësishme ndërkombetare, e kan kaluar plotë 21 vite që kur Serbia, është larguar më luftë nga Kosova. E katërta, nga mos puna dhe keqpërdorimet është mbërthyer vendi keq në korrupcion, nepotizëm, klientelizem e fenomene tjera negative. E pesta, në Kosovë sikur është legalizuar korrupcioni që po shkatërron çdo pore të shoqërisë. E gjashta, numri i atyre që po kërkojnë punë është më i larti në Evropë. E shtata, numri i atyre të rinjëve që po largohen nga pa përspektiva për nga numri i banorëve është më i madhi në Evropë.

Dhe, për të qitë maja gjithë këtyre të ligave, është pandemia globale, ku edhe këtu kemi arritur të jemi të parët në botë, sipas revistës prestigjioze amerikane, Bloomberg… Ka edhe shumë çka për t’u thënë që nuk ka mundësi të përfshihen në një shkrim të vëtëm. Ne planin e jashtëm Kosova edhe më keq i ka punët. Janë mbushur ambasadat më njerëz të pa përgatitur për diplomaci, që më shumë na shkaktuan dëme së dobi. Janë të ditura për opinionin disa afera në përfaqësitë tona diplomatike. Kur bëhët fjalë në raportet më Serbinë, edhe këtu dolën më shumë humbës së sa fitues. Po dalim humbës së nuk kishim politika largëpamëse, çka po e dëshmojnë edhe humbjët në terren.

Së pari humbëm 2000 hektarë tokë në vijën kufitare më Maqedoninë e Veriut. Pastaj, erdhën gabimet radhazi të njerëzve tanë të politikës që na përfaqësuan në bisedimet maratonike më Serbinë, gjoja për normalizim mardhëniesh, e ato na dolën bisedime krejt të karakterit politikë që prekin edhe statusin e Kosovës. Serbia e humbi luftën, por që në rrafshin diplomatik gjithnjë po delë fituese në ballafaqim më garniturën tonë politike. Eshtë pranaur në mënyrë të pamatur plani i decentralizimit, nga i cili na rrjedhi edhe Asociacioni i Komunave Serbe, ndaraz nga Asociacioni i Komunave tona, që është presedan për një shtet sovran dhe të pavarur. Ky asociacion u pranua më disa pika vendimarrese, bashkë më 6 pikëshin e Ban Ki Munit, që në një të ardhme mund të shkon nga një ‘Republikë Serpska” në zemër të Kosovës.

Pranuam Fusnotën famoze në përfaqësimet tona rajonale, e cila nuk doli fluskë sapuni.Për të gjithë që marrin vesh në politikë, e kan të ditur së pikërisht këtu, e më vonë më firmosjën e marrveshjeve tjera, humbëm 8200 hektarë tokë më Mal të Zi. Kosova ka mbetur në status kuo-politike dhe ekonomike që një kohë të gjatë, duke e stopuar fazën e nevojshme të stërgjatur të tranzicionit.Pas dy vitësh të ndërprerjës së bisedimeve më palën serbe, erdhi vazhdimi i tyre në Bruksel dhe në Uashington. Paraprakisht gjatë kësaj kohe pamë dhe ndëgjuam shumë çka që u përfolë për ndarje mbi baza etnike dhe për shkëmbime territoriale. Këtë e bëri të ditur amerikani Bolton.

Natyrisht së këtu bëhët fjalë për territore më të gjerë së sa veriu, në shkëmbim më disa fshatra të Luginës së Preshevës. Gjatë këtyre dy viteve politika jonë i lëshojë terren politikës ekspansioniste të Beogradit zyrtar, që më lobim arriti ti bind 17 shtete që ti tërheqin njohjët. Dhe, aq më keq së nuk patem kurrfarë diplomacie të jashtme që tu kundervehemi, kur dihet së i kemi edhe 5 shtete te BE-së, që ende nuk e kan njohur pavarësinë e Kosovës. Kështu erdhem deri të rifillimi i dialogut më palën serbe, ku dihet së nuk u mbajtë takimi i parë i Uashinghtonit, për shkak të ngritjës së dy aktakuzave ndaj presidentit Thaçi dhe krytarit të PDK-së, Kadri Veselit nga Gjykata Speciale.

Bisedimet vazhduan në Bruksel më ndërmjetesin Lajçak, për tu konfirmua sërish nga Grenel lajmi për takimin e ri të Uashingtonit më 4 shtator, që rezolutojë më arritjën e marrveshjës trelaterale, jo shumë të dobishme për Kosovën. Pse, jo të dobishme, veq kur bëhët fjalë për njohjën e shtetit të Kosovës nga Izraeli, që nuk dihet së si ka mundësi të zhvendosën ambasadat nga Telavivi në Jurusalem, dhe çfarë do të jetë e gjithë prapavija politike e kësaj? Zëdhënësi i BE-së për Politika të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, ka thënë se BE-ja ka qëndrim të qartë sa i përket Jerusalemit dhe se në këtë qytet nuk ka ambasadë asnjë shtet i BE-së.

Kosova është shpallë si shtet multietnik e jo shtet mysliman si e quajti më shumë për fushatë elektorale atë ditë presidenti amerikan, Donald Tramp. Serbia më rastin e shpërbërjës të ish-Jugosllavisë vrau dhe masakroi mbi 200 mijë njerëz dhe shkatërrojë shumë të mira tjera materjale ne ish-Jugosllavi. Ky shtet për qudi nuk e mori dëniin meritor si shtet që shkatojë gjenocid. Kosova kurrë nuk bëri padi pranë TPI-së ndaj Serbisë. Nuk u kërkua nga Serbia të bën së paku një kërkim falje për gjitha ato viktima në Kosovë. Serbisë nuk ju kërkua nga drejtuesit tanë të shtetit, që ti paguajë as dëmet e luftës. Serbia dhunojë mbi 20 mijë motra tona.

Serbia ende nuk po bënë asgjë për 1650 të pagjeturit sa konsiderohen, që janë diku në varrezat masive të Serbisë, më organe të transplantuara. Kurrë pala jonë nuk e ngriti zërin e arsyes gadi për asgjë, dhe as në takimin e Uashingtonit, e kur dihet së sa shumë argumente qëndrojnë në anën tonë. Këtë gjë e shfrytëzojë pala serbe, e cila arriti jo që të paralizon politikisht palën tonë në bisedime, por arriti që të bëhët faktorizohet si shtet në rajon. E gjithë kjo dhe inercia e faktorit ndërkombëtar në relacion më Kosovën bëri, që ky shtet përmes Vuqiqit të arrin sukses në firmosjën e marrveshjës së Uashingtonit, kur dihet së çfarë dënimi ka merituar ky shtet.

Kjo klasë politike duket së edhe marrveshjën e Uashingtonit e ka shikuar deri diku më syzët e përfitimit, e jo që në pyetje është interesi madhor shteteror e nacional! Ishte dashur të shkojmë në zgjedhje të reja, që më në fund ta ndryshojmë gjendjën e krizave politike, institucionale, pandemise, dhe veçmas të ndryshojmë gjendjën e krizës ekonomike dhe sociale të mjerueshme, varfërinë në vend… Kosova është vu para rrezikut serioz të zhbëhet si shtet, që u arrit pas shumë vitësh robërie dhe pas shumë sakrificash njerëzore e materjale…