Presidenti serb Aleksandër Vuçiq mori dhuratë (çelësin) e Shtëpisë së Bardhë

0
424
Vuçiq in White House

Uashingtoni dhe Kosova

Në takimet e djeshme në Uashington të dyja delegacioneve Kosovë-Serbi në ndërmjetësimin e presidentit Donalt Trump për normalizimin e marrëdhënieve në mes të dy popujve shqiptar dhe serb dhe nënshkrimi i marrëveshjes ekonomike me (befasinë), që erdhi nga Tel Avivi, ku shteti i Israelit e njohu zyrtarisht pavarësinë e Republikës së Kosovës, ishte lajmi që mori dhenë në tërë botën.

Presidenti serb Aleksanër Vuçiq posa hyri në zyrën reprezentative të presindetit Trump, me vete kishte sjellë një dhuratë të çmuar prej ari(sic!) për të nderuar presidentin amerikan, ndonëse të gjitha qeveritë serbe dhe Beogradi zyrtar tash e një shekull saherë që janë takuar në kancelaritë ndërkombëtare nëpër botë dhe në Amerikë, kanë ditur të sillen më “mirësjellje diplomatike”, që të afrojnë tipare të miqësisë me të tjerët.

Në shkekullin e kaluar, kryeminstri i Serbisë, Nikolla Pashiqi që populli shqiptar dhe Kosova e njeh në historinë e përgjakur si njeriu më anti-shqiptar dhe me duart e përgjakura me gjakun shqiptar, posa kishte hyrë në Shtëpinë e Bardhë dhe takimi me presidentin e kohës në Amerikë, kishte dathur këpucët e tij dhe jashta protokollit zyrtar(sic!), i kishte thënë presidentit amerikan: “Shkelqësi, lutemi ma shpëtoni Serbinë”(!).

Po kështu, presidenti serb A. Vuçiq, po në stilin e njohur të diplomacisë serbë në Uashington dhe në zyrën e punës të presidentit Donald Trump veçsa nuk i tha fjalët e Nikolla e Pashiqit “Shpetoma Serbinë”(sic!) ia dhuroi një dhuratë të çmuar prej ari presidentit Donald Trump, ndërsa i pari i shtetit amerikan për presidentitn e Serbisë në frymën e miqësisë, ndonëse për orët historike të krimeve deri në shkallë të gjenocidit, që pati bërë Serbia ndaj shqiptarëve dhe Kosovës në shekullin e kaluar, kjo shihej dje me buzëqeshjen e diplomacisë, ku presidenti serb tevona u nderua goxha mirë nga presidenti Trump, i cili për të parin e Serbisë ia dhuroi (çelësin) e Shtëpisë së Bardhë në Uashington (sic!).

Ndonëse dje ishte katërvjetori i shenjëtrimit të Nënë Terezës, si nuk u shkoi për dore dhe në kujtesën e organizimit të protokollit të udhëtimit për në Uashington të delegacionit shtetëror të Kosovës, që me vete të merrnin Librin studimor në gjuhën angleze të Dom Lush Gjergjit për biografinë e shpirtit human dhe liridashës të Nënës Terezë (Nëna Shqiptare), që për administratën e presidentëve në Shtëpinë e Bardhë në Uashington: Regan, Bush, Klinton, Obama kishin një respekt të veçantë dhe në sajë të veprës humanitare të saj një ndjenjë respekti edhe për popullin shqiptar në hapësirën e tij etnike në Ballkan.

Dje ishte momenti i duhur që delegacioni shtetërorë i Kosovës në Shtëpinë e Bardhë në Uashington dhe në zyrën e presidnetit Donal Trump, para të pranishmëve të kabinetit të tij dhe para syve të presindetit të Serbisë Aleksandër Vuçiq të dhuronin librin historik të NËNË TEREZËS SHQIPTARE presidentit mikpritës të këtij takimi Kosovë-Serbi në Uashington.

Me rastin e lajmit (befasi diplomatike) kur kryeminsitri Natanjahu e konfirmoi zyrtarisht nga Tel Avivi zyratar se Israeli njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës, që, sipas paraqitjes së tij pa ndonjë prapavijë, por me një konotacion paksa jashtë kohës, ndonëse Kosova nuk është “shtet mysliman”(sic!), por sipas Kushtetutës dhe realitetit historik se shqiptarët me tiparët e tyre gjuhësore, të kulturës dhe të traditës është populli më vjetër në truallin e Evropës dhe shtet sekular, sa i përket tre besimeve fetare.


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]