LETER MINISTRIT TË JASHTËM TURK Z. AHMET DAVUTOGLLU

2
2847
Xhevat Rexhaj

Nga Xhevat Rexhaj, 28 dhjetor 2012 – Publikuar në TribunaShqiptare.net

I nderuar Minister i Turqisë Z. A. Davutogllu

Fatmirësishtë sot njerëzimi ka arritur të ketë qasje, dhe mundësi të jashtëzakonshme që të komunikohet lirshëm, dhe shpejtë prej një skaji në tjetrin skaj të botës. Këtë mundësi për fat të mire të njerëzimit e bënë të mundur shoqëritë e zhvilluara, dhe të demokratizuara të shteteve të caktuara të globit, të cilat me kohë investuan në dije, dhe në arsim e zhvillim shkencash të shumta të mirëseardhura për vetë njerëzimin. Une si një qytetar i thjeshtë i një shteti të njohur ndërkombëtarisht me emrin Kosovë (Dardani), vendosa që të ju drejtohem juve si Minister i një shteti tani më demokratik, dhe besa të zhvilluar në të gjitha fushat dhe sferat e jetës.

I nderuar Minister Z. A. Davutogllu, ka kohë që nga shteti, pra qeveria e juaj turke na vijnë sygjerime, këshilla e besa edhe kërkesa të një natyre jo normale, që në një apo tjetër mënyrë të rishikohet, të rishkruhet, dhe të ri përmirësohet historia shqiptare karshi kohës së pushtimit afër 500 vjeçar otoman. Një gjë e tillë është kërkuar haptas e edhe direkt nga ju si ministër i një dikasteri që quhet arsimi, pra një dikasteri shumë të ndjeshëm dhe shumë të veçantë të një shoqërie, dhe nji shteti, që ne shqiptarët ta zbusim historinë tonë se kinse në të paska shumë urrejtje, paska gjëra të cilat sot mund të i prishin marrëdhënjet e shëndosha “vëllazërore” që kemi ndërtue këto vitet e fundit.

Ju mëtoni se ne e paskemi obligim që në vend që të mbledhim më shumë fakte, shënime, dokumente dhe faktime për një periudhë të errët kohore 5 shekullore nën pushtimin otoman, ne të bëjmë të kuindërtën që edhe këtë pak histori për ato shekuj që e kemi të ruajtur, ta hudhim në greminë, ta poshtërojme gjakun e derdhur të miliona “arrnautëve” që u vranë e u shkatërruan, dhe u shuan në trojet e veta, si rezultat i apetiteve të sëmura sulltaneske.

I nderuai Z. Minister, ju si njeri i parë i një dikasteri të rëndësishëm që ka të bëjë me shkencën, artin, kulturën, gjuhën, arsimin në përgjithësi, me këto kërkesa bini ndesh me vetë shumë rregulla, dhe ligje ndërkombëtare, ku nuk lejohet që pushtuesi t’i kërkoi viktimës ta ndryshojë historinë e vet, ngase nuk po i pelqejkan trashëgimtarit të pushtuesit, në këtë rast shtetit të sotëm turk si shtet pasardhës i vet otomanizmit, që sakatoi jo vetëm qeniën tonë kombëtare, por edhe bëri pazare me gjysmën e trojeve shqiptare, duke ua shitur dhe falur armiqve tanë fqinjë, e mjerisht ju si “vëllezërit” tanë të besimit falet tokat tona tek “kaurët”, si mund të kuptohet një gjë e tillë.

I nderuar minister, une këtu do të sjelli vetëm disa shënime të shkurta sidomos për një periudhë të vonshme të katrahurave, që na i bëri pushtuesi otoman mbi kurrizin tonë:

Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938 dhe marrëveshja Jugosllavi – Turqi – Greqi e 28 shkurtit 1953 e njohur si ”Pakti Ballkanik”, i nënshkruar në Ankara

Në bazë të hulumtimit sistematik të dy shërbimeve konzullare (sektorit të pasaportave) jugosllave dhe turke, dëshmohet se në periudhën 1951-1968 prej Jugosllavisë në Turqi janë shpërngulur 414.500 shqiptarë… ndërsa gjatë periudhës në fjalë (bazuar në statistikat sekrete jugosllave) në Kosovë ishin sjellur në heshtje 63.000 kolonë sllavë, prej të cilëve, pas rënjes së Rankoviçit (1966), duke mos u duruar një farë “barazie” me shqiptarët, shumica prej tyre udb-ashë e kriminelë marrin ikën për në Serbi. Ndërkaq sipas statistikave të publikuara më vonë del se në periudhën 1952-1965, për në Turqi janë shpërngulur: 452.371 shqiptarë.

Në ato vite, me dhunë detyrohen të shpërngulen edhe mijëra shqiptarë, kryesisht nga Mali i Zi (nga Hoti, Gruda, Plava, Gucia, Vuthaj, Ulqini, Tivari, Triepshi, Shpuza, Kraja etj.)
Në dimrin e vitit 1955/56 u organizua aksioni për mbledhjen e armëve dhe gjatë këtij procesi të dhunshëm i keqtrajtuan në format më mizore mëse 30.000 shqiptarë.

Në këtë ekspeditë udb-eske, nga rrahjet dhe torturat u mbytën 103 shqiptarë, ndërsa u gjymtuan për jetë rreth 10.000 të tjerë…!!!

Hulumtimet shkencore për zbardhjen e një ngjarje historike, siç është marrëveshja “xhentëllmene” turko-jugosllave e vitit 1953 ndërmjet Titos dhe Kypreliut, sado që janë jo të mjaftueshme, prapë na japin një pasqyrë shumë të mirë, për ta kuptuar këtë marrveshje. Vlen të përmenden veprat e historianëve të kombit shqiptar, siç janë: Fehmi Pushkolli në veprën “Fronti Popullor-Lidhja Socialiste e Kosovës”, Jusuf Osmani në vepren “Vendbanimet e Kosovës-Gjilani”, Hakif BajramiPolitika e shfarosjes së shqiptarëve dhe kolonizimi serb i Kosovës 1844-1995”, Sabile BashaDëbimet e shqiptarëve dhe kolonizimi i Kosovës 1877-1995” dhe në shumë hulumtime të punimeve shkencor,e të cilat e kanë për objekt të studimit këtë temë shumë të ndishme për popullin shqiptar.

Të gjitha këto vepra dhe shumë dokumente të tjera, të cilat do t’i përmendim në fusnotë, janë të lidhura me marrëveshjen e Splitit ndërmjet Titos dhe Kypriliut. Në këtë marrëveshje gojore edhe pse askush nuk diti se çka përmbante, pasojat e sajë u panë menjëherë, pas fillimit të zbatimit të saj. Pas vitit 1953 filloi dëbimi masiv i shqiptarëve për në Turqi, gjë e cila e zbardhi këtë marrveshje. Represioni serb u përcoll nga instrumentet shtetrore dhe në mënyrë të organizuar nga vetë shteti serbo-jugosllav. Paraprakisht ishte një marrveshje në mes Jugosllavisë dhe Turqisë e njohur si “Konventa jugosllavo-turke e vitit 1938”, e cila parashihte dëbimin e shqiptarëve për në Anadoll. Çështja e shpërnguljes së shqiptarëve pothuaj se u hesht gjithëherë, ndërsa u shkrua dhe u propagandua nga qarqet serbe, kinse për shpërngulje serbo-malazeze, që në të vërtetë nuk ishte asgjë tjetër veçse migrime të vogla, të vullnetshme të popullsisë.

Marrëveshja turko-jugosllave e vitit 1953

Takimi i Splitit Tito-Kyprili

Më 1953, në Split u takua kryetari i Jugosllavisë Josip Broz Tito dhe Fuad Kyprili, ministër i punëve të jashtëme të Turqisë. Ata u morën vesh, që të fillojë shpërngulja e sërishme e shqiptarëve për në Turqi. Marrveshja planifikonte vazhdimin e aksionit të shpërnguljes së shqiptarëve nga Kosova për Turqi, në bazë të Konventës së vitit 1938. Dëbimi i shqiptarëve parashihej të bëhet përmes Maqedonisë. Kjo erdhi në shprehje të zbatohet menjëherë pas prishjes së marrëveshjes jugosllavo-shqiptare, me pretekstin se i shërbenin Shqipërisë, u denuan dhe internuan nëpër burgje mbi 500 shqiptarë, të cilët u dërguan në kampin famëkeq të Goli Otokut.

I nderuar Minister A. Davutogllu, a ka mundësi që këto shënime të eliminohen nga historia e jonë, a ka ndershmëri nga ana e juaj si minister i arsimit të kërkoni që ne t’i hudhim në greminë këto fakte, ashtu siç tentuan paraardhësit e juaj të na hudhnin që të gjithë ne “arrnautëve” në greminën e Ballkanit. Këto janë vetëm disa shënime nga miliona shënime e faktime që egzistojnë kudo nepër arkivat, dhe muzeumet e botës, por mjerisht janë edhe me miliona shënime, fakte, dokumente dhe dëshmi që gjenden në arkivat tuaja, në muzetë tuaja, por që ju kurrë nuk pranuat që t’i hapni, dhe t’i publikoni, t’ia ofroni opinionit tuaj vendas ashtu edhe për ne shqiptarët. Z. Minister, do të ishte më mirë që ju si ministër i arsimit turk, të ofronit mundësin historianëve tanë, që ata të futen nepër arkivat tuaj dhe të hulumtojnë edhe më shumë rreth pushtimeve të egra otomane në trojet shqiptare.

Në realitet, i nderuari Minister, do të duhej që ne shqiptarët të kërkonim që ju ta ndërroni historinë e juaj, dhe t’i tregoni popullit tuaj, dhe gjithë botës se çfarë ndodhi afër 5 shekuj në trojet shqiptare, deri ku ishin kufinjtë tanë, deri ku frymohej shqip, deri ku jetohej shqip, dhe deri ku luftohej shqip, por jo përkundrazi ju dëshironi që ne ta shlyejmë një të kaluar të zezë, që përjetuam nën okupimin tuaj, një pushtim i dyfishtë, ngase nga njëra anë na shkatëronin sulltanet, e nga ana tjetër ata edhe lejonin armiqtë tanë në fqinjësi, që edhe ata të na shkatërronin dhe pushtonin, e gjithë kjo bëhej me lejen, dhe amin-in e paraardhësve tuaj.

— Beogradi në fund të shekullit të XVII
— Prishtina në shekullin e XIX, kështu dukej ”vllaznia” turke për shqiptarët

Z. Minister, si ishte e mundur që edhe në rrethanat e lehtësuara pas luftës së parë dhe pas luftës së dytë botërore, pushtetet e juaja lidhnin kontrata me “kaurët” serbo-greko-sllavë, që të bëhej dëbimi i shqiptarëve nga trojet e tyre. A mund të na shpjegoni si Minister i arsimit, se pse nuk ishit aso kohe në mbrojtje të “vëllezërve“ tuaj të besimit, por ishit mu në anën e armiqëve tuaj nga besimi? Me këtë shifet sheshazi se jo vetëm në kohën e sulltanëve, por edhe në kohën më të re, qeveritë tuaja bënë të pamundurën që trojet shqiptare të pastroheshin etnikisht, dhe t’u liheshin të pastra pa shqiptarë serbëve, malazezëve, maqedonëve dhe grekëve, ju pra ishit pjesë e pastrimeve etnike, dhe ju financuat, dhe ndihmuat pastrimet etnike, ngase ishit të pangopur në antipati kundër “arrnautëve”, të pamëshirshëm kundër emrit shqiptar, por të mëshirshëm ishit karshi armiqve të shqiptarëve. Të kthehemi pakëz në shekullin e 18 dhe 19 i nderuari Minister i Turqisë, pasi që ka të bëjë edhe me vet dikasterin tuaj, që sot e keni.

Dihet mirëfilli se aso kohe i gjithë Ballklani ishte nënë tutelen e juaj, dhe është tepër rrënqethës fakti se paraardhësit tuaj sulltanezë e pashallarë e lejuan shkollën kudo të popujtë e tjerë, u lejuan të gjitha nivelet e shkollës e gjerë te Universitetet, u lejuat në Beograd shkieve, në Nish dhe në Podgoricë, po kurrë nuk lejuan në trojet shqiptare. Paraardhësit tuaj, i nderuar Minister, në vendë së të lejonin shkolla, ata vrisnin dhe maltretonin ata shqiptarë që kërkonin shkolla, në vend se të lejonin shkollimin paraardhësit tuaj, na e detyronin me zor besimin mysliman, në vendë të shkollave ndëtonin xhamia dhe hamame ku flladiteshin pashallaret dhe ushtaret otoman në kurriz të shqiptarëve. Në pashallakun e Beogradit ju lejuat, financuat, dhe ndërtuat infrastrukturë të mirë për serbet, por nuk e bëtë asnjërën në trojet shqiptare, qysh në ata shekuj ju e bëtë me qëllim ndarjen dhe zhvillimin e serbëve e sllavëve të tjerë në kurriz të shqiptarëve. Paraardhësit tuaj na e lanë vetëm vuajtjen, dhimbjen, vrasjet dhe dhunimet e natyrave të ndryshme, pasojat e të cilave i vuajmë ende edhe sot.

I nderuar Z. Minister A. Davutogllu, të kthehemi pakëz në kohët e pas marrëveshjeve që ishin bërë e që i ceka më lart, në kurriz të shqiptarëve, për shpërnguljen e tyre për në Anadollin e largët. Thuhet se në Turqi po jetuakan afër 5 milion, apo më shumë shqiptarë (mjerishtë ju edhe në kohët moderne nuk lejuat, që të ketë një statistikë se sa shqiptarë jetuakan në Turqinë e sotme dhe nuk i lejoni ata gjithjashtu të kenë shkollat e mediet e tyre në gjuhën shqipe), dhe se ata qenkan sistemuar dhe qenkan pjesë e rëndësishme e shoqërisë dhe zhvillimit të gjithëmbarshëm të Turqisë. Me këtë besoi se pajtohemi që të gjithë se shqiptarët vërtet janë të vyer, të mençur. dhe kanë prirje për fusha të ndryshme të jetës në një shoqëri dhe në shtet.

I nderuar Minister, a keni ju mundësi të sqaroni shqiptarët se përse shteti juaj i asimiloi plotësishtë shqiptarët në Turqi? Pse shteti juaj, dhe ju tani si Minister, në vend që neve të na kërkoni ndryshim historie, nuk e ndryshoni së pari historinë e juaj të re, dhe të lejoni shqiptarët që lirshëm të deklarohen për identitetin e tyre, të kenë shkolla në gjuhën shqipe, të kenë mundësi të mësojnë gjuhën shqipe dhe të ndihen si shqipëtarë? Jo Z. Minister, ju këtë nuk e keni bërë, dhe nuk do ta bëni asnjëhere, ngase jeni ende me mentalitet të tillë, që arrnautet duhet shtypur dhe duhet frikësuar, arrnautëve nuk duhet lejuar shkollën, ngase mundë të vetëdijësohen, dhe të jenë një barrë për shtetin tuaj.

Gjerësa në shtetet “kaure” të demokracive evropiane funksionojne shkollat plotësuese shqipe, në disa janë të sistemuara edhe në sistemin arsimor të shteteve të caktuara lëndët e gjuhës, dhe historisë e kulturës shqiptare, te ju pra, te shteti i “vëllezërve” tanë nuk ka asnjë shenjë se kjo do të ndodhë edhe në shekullin e ardhëshëm. I nderuar Minister, a do të ishte më njerëzore që ju si minister i shkollës të anagzhoheshit mu për këto gjëra, që kanë të bëjnë me të drejtat, dhe liritë e njeriut në tërë botën, se sa të kërkoni që ne ta ndërrojmë historinë dhe të fillojmë të mësojmë gjuhën turke, gjuhën e “vëllezërva” tanë nga Aanadolli, që nuk na paskan pushtue 5 shekuj, por na paskan kthye kah kibla??? Jo i nderuar Z. Minister, gabim jeni, ne nuk do ta nderrojme historinë tonë për “habibat” tuaj, jo asesi. Ne do të insistojmë, që historia e jonë vërtet të përpunohet, por edhe të futen edhe më shumë fakte, dhe dëshmi të së kaluarës së kobshme të popullit shqiptar, që përjetoi nën zgjedhën otomane.

I nderuar Minister A. Davutogllu, ju ndoshta sot mund të gjeni ndonjë politikan shqiptar, që do ua bëjë qejfin, ndoshta do të mund edhe të bleni me para njerëz të shitur të identitetit shqiptar, që do të tentojne të shkarravasin në historinë tonë, por ne jemi ata që do i hudhim në llumin e historisë, ata të cilët do bëjnë një gjë të tillë, sikur që kemi hudhur disa Ali Shukria e Rrahman Morina.

I nderuari Z. Minister A. Davutogllu, ne shqiptarët nuk jemi armiq të turqëve, por nuk jemi as ata që do e harrojmë të kaluarën, ne nuk e dëshirojme urrejtjen, por na duhet të bashkëjetojmë me atë, që ishim të urryer dhe të shkatëruar nga pushtimet osmane. Ne shqiptarëte e duam të ardhmën e mirë, të përparuar me një zhvillim të gjithanshëm, duam marrëdhënie me të gjitha kombet e botës, ashtu edhe me Turqinë, por nëse ju dëshironi të kemi diç speciale, atëhere behuni shtet normal, dhe na kërkoni falje historike për pushtimet makabre 5 shekullore, për shitjen e tokave shqiptare fqinjëve tanë, për shkapërderdhjen e miliona shqiptarëve nepër Itali, botë e Turqi, të cilët si rezultat i vrazhdësisë shekullore pushtuese, që sot janë të asimiluar pa dëshirën e tyre.

I nderuari Minister, une e kam emrin Xhevat, nuk është emër shqip, fëmijët e mi fatmirësisht i kanë emrat burimorë shqiptarë, ashtë mrekulli kjo që sot fëmijët tanë pagëzohen me brumin dhe origjinën shqiptare kastriote, andaj une me dëshire do e ndërroja historinë ku emri im nuk do shënohej Xhevat, por Alban, Gjergj, Dukagjin, Bujar, Driton, Arbër e shumë e shumë të tjerë, por nga ana tjetër nuk do pranoj ta ndërroj historinë, që emrat e fëmijëve të mi të ktheheshin në Osman, Qazim, Sulltan, Salep, Ramadan, e të tjerë emra, që nuk ishin dhe nuk do jenë kurrën e kurrës emra shqiptarësh.

I nderuar Minister A. Davutogllu, juve sigurisht se ju pëlqen emri i juaj, ngase ështe emër autokton i popullit tuaj, por emri i im as nuk ishte e as nuk është emër autokton me gjenezë shqiptare, por fatkeqësisht ishte dhe më mbeti një lëkurë ujku në qenien time shqiptare, me këtë dua të them, ne do ta ndërrojmë historinë për ta përmirësuar, për të mirën tonë dhe të ardhmën tonë, por nuk guxojmë dhe nuk do ta ndërrojmë, që të zëvendësojmë fjalën pushtues me shpëtimtarë, jo asesi.

Me respekt, Xhevat Rexhaj.

Do mundohem që kjo letër e imja të publikohet edhe në gazeten turke Hyriet.

2 KOMENTE

  1. Leter e hapur zotri Xhavat Al Rexhajogllut,

    Krejt e ke shkruar perfekt. Por…
    Nderroje ate emer turkomagjupikoarabik.

    Letra e hapur u kry.

    P.S. Edhe une kam qene turkomagjuposhkavelloharap, por kam zënë mend dhe kam ndërruar emrin…

Komentet janë mbyllur.