Një qasje ndryshe, për Marrëveshjen e Uashingtonit

0
250
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Kush doli humbës dhe kush fitues nga marrveveshja e Uashingtonit? Nese dikush duhet ngre lartë si trofe, këtë marrveshje trepalëshe, atëherë ajo është pala serbe. Nuk thëm së integrimet rajonale tregtare dhe ekonomike nuk janë të mira, por unë dua të elaborojë këtë ngjarje nga një kënd tjetër politikë, së çdo negociatë dhe çdo marrveshje e firmosur më Serbinë edhe ka karakter politike. Pse Serbia nuk ishte dashur te dale fituese? Për faktin së kreu gjenocid mbi popujtë jo sllavë më rastin e shpërbërjës së ish-Jugosllavisë, dhe nuk u dënua për gjenocid nga GJND-ja në Hagë. E dyta, kurrë ky shtet nuk e bëri një kërkim falje të vetme për vrasjet në masë të gjerë të njerëzve të pa uniformuar. E treta, Serbia nuk po e pranon pavarësinë e Kosovës si realitet. Këtë nuk e bëri as në marrveshjën historike siq u cilësua nga presidenti amerikan, Donald Trump.

Vuçiq e largoi pikën 10 si pikë kruciale të mos njohjës të pavarësisë të Kosovës, që kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti e kishte përmendur disa herë, së nuk do të ketë marrveshje pa njohje reciproke. Kjo nuk ndodhi së atje delegacioni ynë ishte në formacion të dobët politikë dhe ishte në formacion të dobët kur bëhët fjalë edhe për ekspertë te lëmive ekonomike. Në një prononcim për gazetën Bota Sot, kamë thënë së Uashingtoni do të ndalë hegjemonin ruso – serbe në Ballkan, pikërisht në këto bisedime ndodhi bukur shumë e kundërta. Serbia u avansua pa të drejtë në aspektin ekonomik, duke u bërë qendra kryesore nga e cila niset gjithëçka.

Fitoi të drejtën e daljes në det, që është privilegj shumë i madh për një shtet, i cili është dashur ti vuajë pasojat e luftës gjenocidiale edhe së paku për 50 vitet e ardhshme si Gjermania naciste. U shpërbly pikërisht më territor të Kosovës, duke pasur qasje në Liqenin e Gazivodës. Ka pasur në Uashington edhe marrveshje të mira për Kosovën, por sigurisht jo të nivelit çfarë ju ofruan Serbisë më këtë rast. As pala jonë e dobët, dhe as Grenel nuk i vunë asnjë kusht palës serbe. Kjo është shumë e quditshme për një marrveshje që u cilësua si historike. Gjatë gjithë maratonës së bisedimeve Kosovë – Serbi vetëm nga pala shqiptare u kërkuan të bëhën koncensione politike, thua së ne jemi ata që e kemi shkaktuar luftën!

Asnjë kusht i vëtem pos nga Gjermania e Merkelit, që ju ka bërë të ditur Serbisë së pa e pranuar pavarësinë e Kosovës, nuk kan mundësi të inkuadrohet në strukturën e BE-së. Gadi harrova lexues të ndëruar të përmendi faktin së Kosovës në Uashington i është ngrirë inkuadrimi në qdo strukturë ndërkombëtare për një vit, në shkëmbimin apsurd të ndaljën së lobimit të Serbisë për çnjohje. Çfarë kuptimi ka kjo kur Kosovën tashmë e kan pranuar shtetet më më peshë në botë. Nese kan ardhur 16 çnjohje ato kan ardhur nga mos puna e strukturave më të larta të Kosovës, dhe kan ardhur nga faktorizimi politik i Serbisë në rajon.

Kështu që marrveshjet dhe 13 miliardët e premtuara nga Amerika, ku për qendër të menagjimit të gjithë këtyre parave është Beogradi zyrtar, është një bingo tepër e madhe për palën serbe ! Doli fitues Vuqiq së u realizua projekti i Minishengenit Ballkanik, për të vu kontroll mbi të gjitha shtetet e rajonit si supërfuqi. Në krejtë këtë mesele nuk dua që e gjitha apriori te hudhet poshte nga Marrveshja e Uashingtonit. Ne, me këtë garniturë katastrofale politike, të cilët nuk dijnë çka dojnë, te korruptuar, nuk bëjmë kurrë shtet si duhet. Unë thëmë që ndoshta do të kemi fat, që bisedimet do të vazhdojnë edhe për një kohë në Bruksel, dhe së aty është zonja Merkel, e cila serbëve më të drejtë ju bën “pordhën kaps”, e cila do të kërkon tash pas ngjarjëve te Uashingtonit, që të formalizohët pavarësia e Kosovës.

Eshtë më rëndësi më duket një deklaratë në një konferencë për media të mbajtur në Shtëpinë e Bardhë, pas nënshkrimit të marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ekonomike, e këshilltarit të Sigurisë Kombëtare dhe nikoqirit të takimit dyditor, Robert O’Brien, i cili tha se “Serbia dhe Kosova për vite të tëra kanë qenë të bllokuara në një vend dhe nuk mund të lëviznin. O’Brien gjithashtu tha se mendon se kjo “do të jetë ‘ngrirje’ njëvjeçare”, për t’i dhënë hapësirë palëve, që të diskutojnë një sërë çështjesh politike, në kuadër të dialogut politik të Brukselit. Duket së në Evropë ka mbetur që të lidhen lmezat kësaj pune jetike për Kosovën…