Këso kohe
Partitë politike (shqiptare) në Mal të Zi, të mos sillen si karagjozë(!)
Përkundër insitimit të Tiranë dhe Prishtinës zyrtare, që partitë politike (shqiptare) në Mal të Zi, në këto zgjedhje parlamentare të shkojnë bashkë, kjo nuk bëri punë dhe si thuhet ata u bënë pikë e pesë në fushatën zgjedhore…!
Çfarë fituan shqiptarët në Mal të Zi…? Tashti ka ndryshuar skena politike, partia e Milo Gjukanoviq për këto 30 vjet të regjimit e mbaroi “luftën politike” dhe do të shkojë në pushim (opozitë), çështja shqiptare do të jetë në një gjendje as në tokë e as në qiell, ndonëse pozita e bashkuar dhe qeveribërja nga krahu serbo-rusi do të ketë shumë kokëdhimbje në të ardhmen shqiptare në këto hapësira të brishta me një demokraci më shumë fjalë se sa veprimtari e prekshme…(!).
Më skandaloze ishte një paraqitje e Dritan Abazi(viq), i cili në vend të shpalos programin e tij politik e kombëtar për shqiptarët, ai u nis me yryshet e tij ballkanqe, duke ia bërë me sy regjimit të ardhshëm qeveritar malazez në Podgoricë të Malit të Zi, që, nëpër historinë e grabitjes së tokave shqiptare dhe të bakshishsit nga ana e “Babës Mbret” nga Stambolli në vitin 1912 Ulqinin Shqiptar ia dorëzoi Malit të Zi(sic!).
Dritan Abazi(viq) nisi të ngatërrojë politikën aktuale në Mal të Zi dhe shqiptarët të vendosur sipas ligjeve kushtetuese në rendin e tretë(sic!) me historinë kombëtare me dofarë orë e “historië shkencore”(sic!) të sajuara në qarqet e akademive serbe dhe malezeze në shekullin e kaluar dhe sot para tipareve të demokracisë buelevardeske në Beograd dhe Podgoricë, që Kryeheroin e Kombit Shqiptar Gjergj Kastrioti e gjuajti matanë bulevardit politik për hirë të asaj që, ky farë djali (shqiptar) nga Ulqini paskësh me “rregullua çështjen shqiptare”, në Mal të Zi(!).
Kështu jemi ne, për hirë të regjimit aktual malazezë, (D)ritan (A)bazi(viq) e harroi vetvetën, Ulqinin dhe shqiptarët…!
Çikago, shtator të motit 2020
Në vend të debatit
Dritan Abazi(viq) hiqni dorë nga koalicioni më forcat serbe (fryma ruse) në Mal të Zi
Pas zgjedhjeve parlamentare në Mal të Zi, në skenën politike erdhën forcat pro serbe dhe (fryma ruse). Në këtë rrjedhë doli si pula e lagur nga shiu edhe subjekti politik (sh)qiptar (URA)ose me emërtimin provokativ “E zeza në të bardhë” me djalin e ri nga Ulqini, Dritan Abazi(viq)! Tërë kolovajza politike e subjekteve politike në fushën e opozitës malazeze kishte të vetmin qëllim rrëzimimin e pushtetit tridhjetë vjeçar të DSC-së të Milo Gjukanoviq.
Tashti koha po tregon se qëllimit ia kanë arritur opozita e deridjeshme malazeze në Podgoricë dhe pushteti Gjukanoviq do të shkojë në opozitë, që si thonë këtu le të lëshojë udhën proceseve demokratike, të pushtetit me trajta të vlerave për qytatarët, shteti malazez më afër me proceset evropiane të shoqërive të lira, për afirmimin e këtyre vlerave në zhvillimin e gjithmbarshëm shoqërorë, të ndarjes ndërkombëtare të punës (tregëtisë së lirë) në BE dhe NATO.
Në të gjitha zgjedhjet parlamentare në Mal të Zi, çështja shqiptare në hapësirën e vet etnike ka mbetur jo vetëm si pakicë kombëtare, por në rrethanat e tashme kur BE-ja dhe Washingtoni zyrtar kanë kërkuar nga vendet ish-komuniste dhe për Malin e Zi, që çështja e lirive dhe të drejtave njerëzore të jetë në planin e parë të ligjeve kushtetuese të këtyre vendeve në transicion, sidomos për pakicat që jetojnë me shekuj në hapësirën e vet etnike.
Për shqiptarët në Mal të Zi kjo nuk ndodhi, ndonëse sot e gjithëditën, ata jo vetëm që iu nënshtruan “ligjeve demokratike” në letër(sic!), por atyre nuk iu ndalë diskrimini në fushën e të drejtës për gjuhën amtare (shqipe), kur mbiemrat e tyre nga gjuha shqipe ua mveshin një (viq)mbrapa për të degraduar sa më shumë të drejtën për të folë e për të shkruar gjuhën e tyre amtare.
Po një këso trajte denigruese e ka edhe familja e Dritan Abazi(viq) nga Ulqini, i cili si pjesë e “opozitës së bashkuar” më shumë po flet për të ardhmen e shtetit malazez pas rrëzimit të pushtetit Milo Gjukanoviq dhe asnjë fjalë për çështjen shqiptare në këto hapësira etnike, që ka mbetur në margjinat e kohës e të regjimit në Podgoricë.
Nuk e kemi të qartë dhe besoj se as shqiptarët në Mal të Zi nuk e kuptojnë lojën politike që po luan Dritan Abazi(viq), i cili pa asnjë kriter dhe platformë kombëtare dhe politike u është bashkuar krahut politik me orientim pro-serb dhe në (frymën ruse), që, një ditë jo të largët këta zëra të “fitorës demokratike” do të marrin përgjigjen se çfarë do të ndodhë me shtetin malazezë dhe rrugëtimi i saj drejtë BE-së dhe në institucionet relevante ndërkombëtare nën dirigjimin e frymës serbe dhe ruse në këtë pjesë të Ballkanit.
Forcat e rreshtuara në plaformën e “demokracisë së vonuar” do të lëvizin edhe shumë çështje tjera në relacionet diplomatike me shtetin e Kosovës, ndonëse këtu kisha ortodokse serbe si dorë e zgjatur e pushtetit të ardhshëm në Podrgoricë, do të ndezë shpirtërat e qytetarëve malazezë me emrin e besimit fetar për të lëkundur themelet e shtetit dhe,më gjasë me disa skenarë të sajuar ndër vite në Beograd dhe Moskë për trazimet të reja në këtë pjesë të Ballkanit.
Në fokus të rrjedhës aktuale, do të ishte mirë, që në dritën e fakteve dhe se si po shkojnë punët në qeverisjen e ardhshme të “fitorës së opozitës së bashkuar” me djalin e ri shqiptar nga Ulqini, Dritan Abazi(viq) në Podgoricë, që në emër të shqiptarëve të tërhiqet nga “pushteti ri malazezë” do të bëhet pjesë e qeverisjes së partisë së Milo Gjukanoviq. Kjo, ndoshta, ndokujt do t`i duket paksa “absurde”, por ne konsiderojmë se prej dy të këqiava, përafrimi i subjektit të Dritan Abazi(viq me partinë e Milo Gjukanoviq do të ishte “shpetimi i Malit të Zi”, ashti siç po thotë ambasadori i këtij vendi fqinj në Kosovë, z. Dinosha pa përmendur fare çështjen shqiptare në margjinat e kohës dhe të ligjeve kushtetuese në Mal të Zi(!).
Dritan Abazi(viq) e keni porosinë nga Amerika e largët, mendoni dyherë dhe njëherë e mirë vendosni se me “opozitën e bashkuar” me frymë serbo-ruse nuk ka asnjë proces të ri (demokratik) në Mal të Zi dhe aq më pak për shqiptarët të degraduar me ligjet aktuale të Kushtetutës, për të cilët edhe në sallën e parlamentit në Podgoricë e kanë të ndaluar të thonë të vetmën fjalë të gjuhës shqipe “Mirëdita”(sic!).
Dritan Abzi(viq)kthehuni tek partia e Milo Gjukanoviq e jo në krah me “pushtetin e ri”, në Mal të Zi që i fituan zgjedhjet paralamentare nën bajrakun serbo-rus, sespe nesër do të jetë vonë tepër vonë për ty dhe për shqiptarët në hapësirën e vet etnike!
Skënder Karaçica
Executive Director
Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists
Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]