“Rrjeti i Bizneseve” paska mbërritë shpejt në Washington…!

1
642
Ted Kruz - Nazar Mehmeti

Në vend të reagimit

Tash sa vjet në Amerikë po lakohet emri “Rrjeti i Bizneseve të Diasporës Shqiptare në Amerikë”, të prirë nga Nazar Mehmeti dhe disa të tjerë. Është e kohës, që vetë veprimtari Nazar Mehmeti të japë shembullin e mirë si biznesmen i miliona të dollarëve amerikanë, që, përmes investimeve të nisë ndërtimin e ndonjë objekti ekonomik në vendlindjen e tij në Prespë, që kjo qendër shqiptare mos të mbetët e zbrazët nën dryrin e mërgimtarëve nëpër botë. Pse në këtë drejtim z. Nazar Mehmeti nuk bëri asgjë për kthimin e presparëve në tokën e tyre dhe pranë aseteve të ndërtuara të shtëpive moderne dhe nën dryrin e kohës(sic!).

Për këto vite ky asociacion shqiptaro-amerikan i bizneseve më shumë ka marrë formën e lajmit të ditës, ndonëse asgjë nuk është realizuar në sipërfaqen e hapësirës shqiptare në Kosovë, Shqipëri dhe në Maqedoninë e Veriut, ku, tashmë është e dijtur se nuk ka familje shqiptare që nuk ka anëtarët e familjes në ndonjë vend të mërgimit në Evropë dhe në SHBA. Për orët e shpërnguljes apo të ikjes nga atdheu, e tregon kjo e dhënë e dhimbshme se në shumë shkolla dhe fshatra të kësaj hapësire janë boshatisur dhe, për problemin e rëndë të migrimit të shqiptarëve as që bisdohet ndonjëherë në fokusin e partive politike dhe të atyre që, përmes koalicioneit janë pjesë e pushtetit në Shkup(!).

Për hirë të së vërtetës,diaspora shqiptare në Amerikë është zhgënjyer me skenarët e keqpërdorimit të kontributeve më miliona (dollarë) për të ndihmuar UÇK në luftën e drejtë për liri dhe pavarësi. Këtu nuk duhet harruar se, mjetët e akorduara për Kosovën dhe lirinë kanë kaluar përmes “zyrës” së ish kryeminsitrit në egzil Bujar Bukoshi, i cili për njëzetë vjet pas çlirimit të Kosovës nuk i bëri aktin ligjor dhe kombëtar për të dhënë shënimet për shpenzimet milionshe për luftën e Kosovës, ndonëse lidhur me ketë disaherë pati thënë se “kur të çlirohet Kosova dhe të formohen institucionet e shtetit” do të afrojë të dhënat e shpenzimeve edhe për centët e fundit(sic!).

Për shkak të këtij skenari të Bujar Bukoshit dhe disa të tjerëve (argat të tij në qendrat urbane të Amerikës) i keqpërdorën deri në fund mjetet (dollarët) e diasporës shqiptare, që, sipas të dhënave që dihen tashmë (…) shumë prej tyre me mjetët matriale të diasporës të ndara nga kafshata e gojës, ata i keqpërdorën pa dhënë asnjëherë asnjë “arsyetim të shpenzimeve” dhe shkuan në Kosovë dhe bën pasuri për vete milionshe(!).

Për këtë shkak, e bëj me dije kryeministrin Hoti dhe le të mendojë edhe udhëheqja e “Rrjetit të Bizneseve” me z. Nazar Mehmeti se është paksa e vështirë që të kthehet “besimi i diasporës në Amerikë”, që të marrë udhë apo të afrojë mjetët e veta për të investuar në ekonominë e Kosovës(sic!).

Për hirë të së vërtetës, në vitin 2015 në Çikago u organizua Konferenca Ekonomike për Investime në Kosovë, ku, udhëheqja e shtetit të Kosovës pati afruar projektët e qeverisë, që janë mirëpritur nga Oda Ekonomike Izrael-Amerikë si organizatore e këtij tubimi të lartë ekonomikë. Lidhur me këtë nismë është në dijeni (ambasadorja e Kosovës në Washington, Vlora Çitaku).

Për fund vlen të theksohet se udhëheqja e “Rrjetit të Bizneseve” më shumë po bën lajm dhe fotografi me udhëhqësit e të dyja shteteve tona Shqipëri-Kosovë dhe deri tash nuk e kanë vënë asnjë guri në themelet e investimeve të diasporës nga Amerika në hapësirën etnike shqiptare në atdhe! Më i përmenduri i këtij asociacioni z. Nazar Mehmeti, hajde nisja vetë së pari në Prespën tënde dhe hiqe dryrin në shtëpinë e mbyllura të presparëve dhe tevona nisuni për Washington që të bëni fotografi dhe lajm të ditës(sic!).


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]

1 KOMENT

  1. Sa i perket investimit te kujdoqoft ne trojet Shqiptare, besoj se eshte e lejuar dhe mund te investojne pa asnje problem. Arsyetimi se dikush ka keqperdor disa mjete qe kurr nuk eshte e ditur se sa ishte ajo shume, mund te them se kjo eshte vetem nje arsyetim koti qe dikush nuk investon ne trojet Shqiptare. Ai qe ka mjete financiare dhe qe e ka vullnetin me bo biznis ne Kosove… ai e bon pa problem.

    Ne Kosove ka dhjetera mijera njerez qe kane investuar mjetet financiare dhe mundin e tyre duke kontribuar zhvillimit fenomenal te Kosoves dhe te familjeve te tyre.

    Poashtu ka edhe mijera investitor Shqiptar nga diaspora qe kane investuar ne Kosove dhe kane hapur mijera biznise te cilat punojne me sukses. Une nuk e njoh kush eshte ky Nazar mehmet por me duket se eshte sikur ai rrenci Gazmend Gjonbalaj nga New York i cili rrente para zgjedhjeve te vitit 2109 kur premtoi se do ti investoj ne Kosove 50Milion Dollar nese fiton Albin Kurti me VVne… Kurti fitoi por rrenci i New York-ut nuk e investoi asnje cent.

    Kush ka dashte me investue ka investue pa problem Ka pase edhe te tille qe kane ardhe ne Kosove nga diaspora dhe kurr nuk kane investuar asnje cent dhe jane pasuruar ne Kosove, siq eshte rasti me B. Pacollin qe nuk ka investue asnje cent por duke bere biznes eshte pasuruar. Por ai nuk ka investue mjetet e tija por te buxhetit te Kosoves duke fituar tendera te ndryshem.

    Keta qe dalin ne foto keta maksimumi e bejne per me u prezenntue si dikush qe eshte biznismen por kur vjen pune te investimi ata te qarosin nje darke ne ndonje restorant dhe kjo eshte komplet investimi i tyre.

    Per shembull ne Kosove investitir nga DISAPORA eshte pronari i VALI RANCH qe eshte investim mbi 20 milionesh me Euro… dhe i cii ka punesuar mbi 250 puntor ne kete resort.
    Keta qe nuk kane qka te investojne keta e qpikin si aresye qe dikush para 21 apo 22 vite paska keqperdor disa mjete…!!!

    Sa per informim mund te ju informoj se sipas nje konsulenti financiar Shqiptar nga Zvicra prej vitit 2008 ne Kosove nga diaspora vijne çdo vit nga 3.2 Miliard Euro ne te gjitha format e shpenzimeve qe Diaspora i bene ne Kosove. Sepse ka blerje te Banesave, shtepive, tokes, fabrikave te vogla dhe mesatare, etj etj.

Komentet janë mbyllur.