Rënia e Gjukanoviqit nga pushteti dhe shqiptarët…

0
402
Gjukanoviq

Koment

Skënder Mulliqi Nga Skënder MULLIQI

Ra perdja e zgjedhjeve në Mal të Zi. Po ashtu ra regjimi shumë vjeqar i Millo Gjukanoviqit, e cili regjiim kishte orjentim properëndimor. Kjo diktaturë e butë e Gjukanoviqit, ta quaj ashtu, duket së do të zëvëndësohet më një neofashizem të ri, të forcave opozitare proserbe. Frustrimet ballkanike më këso rastësh nuk kan kufijë. Ndryshimi i proceseve politike shikohet nga këndi që në një shtet gjithnjë të bëhët më mirë, e jo zgjedhjet të shikohën si armiqësi deri në delirë, siç i pamë manifestimet fashiste serbe. Sigurisht së Gjukanoviq edhe pse nuk ishte treguar shumë mirënjohes karshi shqiptarëve të cilët ja sollën mvetësinë e Malit të Zi nga Serbia, megjithate ashtu siq është, është 100 herë është më mirë së kthimi i forcave pro millosheviqiane në pushtet të këtij shteti fqinjë.

Shqiptarët morën vota aq sa morën, më përjashtim të Dritan Abazoviqit kontravers bartës i listës “E zeza në të bardhë”. Humbjën e Gjukanovitq huliganët serb të Beogradit e festuan duke thyer dhe djegur pa kontroll. Kjo nuk do të na kishte interesuar fare sikur në Mal të Zi mos të ekzitonte entiteti shqiptarë atje, dhe të drejtat e tyre legjitime. Nuk do të na interesonin zgjedhjet në Mal të Zi, mos të kishim fqinjë dhe mos të ish në pyetje mundësia që ju dha forcave të errëta serbe, në këtë republikë për ta formuar qeverinë e re. Një qeveri e tillë, jo që nuk është demokratike, por do të jetë një ogur i keq për fatin e shqiptarëve në Mal të Zi dhe për tokat qe i humbi Kosova në kufij më këtë shtet.

Ardhja eventuale në pushtet e opozitës të deritshme dhe ka shumë gjasa, çka do të mvarët prej shqiptarit Abazoviq, do të ishte kthim më fytyrë nga Beogradi i Vuqiqit dhe Moska e Putinit. Kjo ka mundësi më i cenuar interesat e Evropës dhe Amerikës në rajon, edhe pse Mali i Zi tashmë është në NATO. Edhe Kosova duhet brengosur së i krijohët edhe një armik shumë më i madh në Jug. Ngjarjet që janë duke e përcjellur këtë shtet pas përfundimit të zgjedhjeve, çdo njeri i shkolluar, i shikon si politikë polarizuese të prodhuar nga kuzhinat e Beogradit zyrtar, që të rrëzojnë Gjukanoviqin, të cilin po e shohin si armik të Serbisë.

Në Mal të Zi ka mundësi të eskalimit të situatës për të keq, deri të lufta. Narracioni serb së vëtem më luftë mund të fitojnë, nuk është zhdukur nga logjika e tyre e mykur mesjetare. E sigurisht së si mundësi pas këtyre zgjedhjeve serbët e shohin në heqjën e “pavarësisë” të këtij shteti. Ka mundësi që të tërheqen poteza politikë, në terrorizimin e Malit të Zi, më tendencë të hapjës në shtetet e tjera të rajonit. Rënjën e Gjukanovit sipas shumë njohësve të rrethanave politike në Mal të Zi, e ka ndihmuar edhe Kisha Ortodokse Serbe. Ndoshta Mali i Zi mund të gjënë ndonjë modus vivendi, por neve na intereson së si do tu shkojnë punët shqiptarëve në Ballkan. Sipas asaj çka po përjetojmë dhe shohim, rruga deri të e mira jonë ende është e gjatë dhe më plotë sfida. Ata që po i drejtojnë shtetet shqiptare nuk janë duke u treguar të zotët në politikë dhe diplomaci…