A i ka nemur Zoti shqiptarët më këto udhëheqje të dobëta politike ?

0
1222
Skënder Mulliqi - Dhimo Kote

Koment

Nga Skënder MULLIQI

Janë më së të nevojshme për secilin prej nësh pushimet verore. Edhe unë isha për disa ditë në pushime në Shqipërinë tonë të bukur. Mundohet sigurisht njeriu që sado për pak kohë të ikë nga problemet e jetës, të ndryshon ambientin, të ikë nga përditëshmeria mbytëse e jetës e cila na është krijuar nga kasta politike në Kosovë. Nuk dua më këtë rast të komentoj të gjithë atë që pashë dhe përjetova për një javë sa isha në Durrësin e bukur. I bukur është Durrësi dhe e bukur është mbarë Shqipëria. Vend i mrekullushem dhe i bëgatshem është edhe Kosova si pjesa më e madhe e trungut të lashtë ilirik.

Po të ishin edhe pushtetet në Tiranë dhe në Prishtinë në nivelin e gjithë kësaj pasurie që na e ka falë Zoti, sigurisht së do të ishim sot krahas shteteve të zhvilluara në Evropë. Sikur historiksht na ka nemur Zoti më udhëheqje shtetërore të kriminalizuara, të korruptuara por edhe më shpirt të shitur. Shqiptarët sikur kan mbetur gjithmonë duke pritur së dikush tjetër më shkop magjik tua zgjedhë punët shtëpiake.Kjo sigurisht së nuk do të ndodhë asnjëherë. Askush sado mik i madh që është nuk ndihmon edhe pa ndonjë interes. Shqiptarëve në të dyja anët e kufirit po iu mungon vullneti dhe po iu mungojnë nismat që kjo gjendje mbytëse e krijuar më fajin e kastave në pushtete të ndryshohet për të mirë.

Po lejohet që popullin ta udhëheqin manipulatoret, kalkulantet, mashtruesit, dhe njerëzit e dyshuar për krime. Kjo është e tmershme, dhe e pa falshme. Kjo është duke na kushtuar shumë për të formuar shtete të forta dhe demokratike. Kjo heshtje e popullit para këtyre njerëzve të cilët më së paku kan lidhje më politikën si profesion fisnik, është duke na sjellur dëme të pa riparueshme. Po e bëjmë jetën e keqe në Kosovë për fajin e një grusht injorantëve politikë. Po jetojnë shumica në mjerim social, e këta në krye të shtetit, nuk po ngopën më mundin dhe djersën e popullit.

Vetëm shikoni lexues të ndëruar së si kjo kastë politike janë lakuriqësuar tashmë si manipulantë, si rrenacakë politike, dhe e gjithë kjo po iu duket krejt normale. Se sa të dobët politikëbërje janë Thaçi dhe Mustafa u pa në fjalimet e dobëta dhe tashme bajate më rastin e vizitës së zëvëndës presidentit amerikan në Kosovë, Xhoe Bajden.Të na flasin këta për korrupcionin është më shumë së cinike. Mustafës tashme i janë evidentuar shumë lëndë për korrupcion sa ishte kryetar i Prishtinës. Porosia e mikut tonë amerikan ishte e qartë së korrupcioni duhet të luftohet nga institucionet e Kosovës. Kjo është pa dyshim gjëja parësore për një shtet i cili pretendon të jetë i zhvilluar dhe demokratik.

Korrupcioni dhe krimi e kanë mbërthyer tashmë e shumë kohë Kosovën dhe popullin e saj. Jemi dëshmitarë të shumë aferave të korrupcionit në krye të qeverive gjatë këtyre viteve, të cilët jo vetëm që lëshuan si të pa fajshem, por ata prapë u kthyen në pozitat e më parshme pushtetare. Pa u liruar nga krimi i organizuar dhe korrupcioni të gjitha hallkat e sistemit, zor së do të shohin ditë të mira ky popull edhe për shumë vite. Vazhdimi i kësaj situate të acaruar politike dhe këtyre rrjedhave të dobëta ekonomike më këtë kastë politike në pushtet, do të ishte tragjedia e re për kombin tonë…

Shënim: Turqeli hesapi… /AÇ