Nga MUSTAFA V. SPAHIU
TË MBETEM I VETVETES
I paepur. Përshtypja e së ardhshmes
Me vështrim tim të pamjegulluar ta
Duroj lëkurën e djegur e të provuar
Larg n’atë brez toke që fortësohet…
Një fëmijë ma përkujton orën fund
E krye e vizatuar në dorën e majtë
Me stilolaps’njehëson me një akrep
Dhe maskat e gjysmëmbushura, jij,
I mbrojtur pa u ngutur ndonjëherë,
Rri në shira dorëlëshuar zjen nga
Jeta ç’është e dukshme çdo burrë
E grua, shtratit të thatë të lumit, lyp
Peisazhin e parë – lëng i paparë,si
Etërit që mbahen në prehërin tim;
Në të baticat guaskë e përdredhur –
Brenda në zbaticat e prejardhjes?
E bëra pa të keq çdo mirëdashëse
Botën me siluetën vagëlluese afër
Sqaroje buzëqeshjen t’pambarim,
Me dritën e luadheve të kënaqet.
Eci pa këmbë të zbathura përtace,
Gatuaj gjellën më kërpudhura t’reja
Vë në tryezë dy pjata nusja mungon
Gjykatësi i kohës me vendim tepër
Kapital të njejtësohem me britma
Të hamajve që zhgarkojnë anijet –
Karavidhja me samar kurrizin si
Prangat e skëllevërve dyzetë okë!
Të hequrit e dyshimi gjurmave të
Përgjakura me gjak të breshkave;
Kremtet i kemi kaluar n’ferrin tim,
Mos të flasë për bimët’ngarkuar.
Në të idhtin pelim do bëjë çudira
Trupin e ka mbuluar me bujashka
Njeriu i egërsuar i miqësisë kur
Buzët e blerta janë çift i arratisur.
Si ta zotërojë mjeshtërin’e vargut’
Azem Shkrelit, metaforat perla të
Din Mehmetit, t’i merrnja yrnek
Dritëroin dhe Skënder Buçpapajn,
Tiparët e bukura e madhështore
Të vjershave të Hamit Aliajt, o lum
Ma njomëso më valët e Valbonës
Ta shuaj etjen me Lulzim Logun…
E shtunë, 29 gusht 2020, në
Dardaninë Ilire
S’DO SHPËTOSH PËRGJITHMONË
Takimi në mes të kafshëve dhe ti
Kushtimisht si njeri më këngë zi
Si terri përcaktohu nga ardhja e
Jote lidhur nyje katramëzash si
Sarhosh i dehur një herë Jeto-
Het, me fytyrë duke qarë si dje
Kështu strofa kafshë shihet me
Zhvillim më të lartë shpëtimtar.
Je i nuhatshëm e sillesh brenda
Në hirin e Etruskëve me Sarko-
Fagun, ngjashmërisht me zog që
Ka prejardhje të dyfishtë t’gurtë;
Dhe jashtësinë e skulpturës, hej
Një çmendi ndez fitilin e llambës,
Në velin e turbullyt vjen pikëllimi
Rétë e përgjakura e përshkojnë
Tërë Anamoravën çudi fëmijet
Mbledhin kripën e verdhë para
Furtunës me trajta të sëmura si
Diell shtatori zgërdhihet mu tani
Në kokën time të asaj gruaje, që
Flokët i ka të perzier ngjyrëbakri;
Nëpër koridore të shastisura me
Dajre, me harfa, me orgë çmendi.
Dy gurë bar rreth e përqarkë,një
Gur dre, tjetri trung me kafka të
Latuara nga ndonjë shtrëngatë
Pranë qirinjve shkyqur pështymë!
Ndofta nuk polli nga dhéu lumi
Që ecën bishat e egra ulurojnë.
Trupi ngjitet për eshtra e hëna
Ndezur ndërngjyrësimi i dritës.
Njëri zë është i kuçedrës, medet
Një tjetër i shkurtëzave përqarkë…
Brenda vrushkulli i gjakut tim rreh;
Flokët më rriten plot baltë natën!
Naivisht pahitësja vjeshtore moti
Në rrugën e lulëzuar të indit azur
Ku është i paqes ishulli qiellor në
Kepin e Ishujve të Gjelbërt-Diell.
E premte, 28 gusht 2020, në
Dardaninë Ilire
DJEPI I MËRISË NËN ULLI
– Ma këndoni këngën pa dhimbje
Po ma përkundin djepin e mërisë,
Dora e fshehtësisë – kafshësezë!
Klithjet memece zjarr i qetësisë;
Yllit fatlum s’do për t’u ndezë.
Ëndrrat e përndritshme flakërojnë,
Sa rrufe me ofshesh kanë zbritur?..
Rétë mbi male burishëm luftojnë;
T’më zënë gaf shtegut t’paarritur.
Pse më bren mëngjesi vjeshtarak,
Njerëzit dehen me asfiksinë!
Prizmi im m’u thye në një parmak;
Si të paqtohem fronit me magjinë?
Djepin e kam futur diku n’lashtësi,
Në arabeska me vargun e gjallë.
Me ninulla rrënjësh thellë nën ulli;
E gjejë beb’zash që digjen mallë!..
E enjte, 27 gusht 2020, në
Dardaninë Ilire
KRISMA SE KA PESHËN
Jehona malore – shkrep pushka
E lidhur me tojë disa qorrfyshek,
Fshehu lepuri bishtin në dushka;
Grishëza alarmoi në gjymryshek.
Dy palë sy ndrisin t’amshueshēm,
N’përrua blana shtruar e praptuar,
Tymoste zjarri i përdëllueshēm,e
Bloza ngjitej pishave e hakërruar!
Krisma s’e ka peshën, ka pikëllim!
Bjeshka me rrënjë lisash u zvarris,
Tunusha për malet nisi kuje, vajtim
Afër zotit jet’e stërgjyshëve u rois!
U betova n’ujin! Përrenjt’e tërbuar,
Rétë koprrace shpinat i bënë mur…
Majes së tokës magjja e pacenuar;
Dielli u bë prushimë e shkrumu’r.
Gjysmën e malit shkrepi zotëron,
Nepërka e egër gurit rri ngujuar!
Dielli si zog rrëmbyes fluturon, se
Kur kris dyfek buka duhet larguar.
E mërkurë, 26/27 gusht 2020, në
Dardaninë Ilire
PIKNIK NË BREG TË LIQENIT
– Liqenet e Lurës kur i pash,
gati bebëzat aty i lash…
Ujë sërm e blu i liqenit malor,
Imazhet rriteshin madhështor
Pishat pyrgje bukuria gërshetë,
Loja e valëve – buzagaz dielli.
Pas dëshirash ngazëllenin rétë;
Bebëzat e mia i pëlqente qielli.
Afsh’i gjakut me ujëra përzihet
Vargjet kridhen gjejnë thell’sinë,
Burimit t’gjallë në gjalpë shkrihet
Trurit kënga lind e miklon lirinë…
Rrezet lulesh rriten t’hareshme,
Çdo flutur e përzgjedh një lima.
Miqët ia thonë isos’përhershme,
Valëbardhëzat titrojnë la më la.
Dhe nga uji dielli me ballë t’larë,
– Fjalët mbi lotosa i kam lëshuar.
S’di cili liqe Lure është me krenar;
Me simfonin’e qetë të komponuar.
Thellë n’ujë të liqenit perlë, malor
Iku errësira ia mbathi mashtrimi.
N’ato visore n’bukuri madhështor;
Etja la pengun s’m’zuri ngashrimi.
E hënë, 24/25 gusht 2020, në
Dardaninë Ilire
ME TË VËRTETË QENKAM
POET VETMITAR
– Porosi nga një mobil anonim!
Tragjikomedi e poetëve mesjetarë,
Ose dramë kolektiv’e kalemxhinjve!
Si poema e Shevçenkos – KOBZAR,
Të romëve t’Vranjës – dajrexhinjve…
Aferim! Shpejt përhapet pandeminë!
Me të vërtetë qenkam poet vetmitar.
Po e kam të shenjtë gjuhën e poezisë;
Shtatë herë fjalën kam kalitur në zjarr!
Mos pandehni mua të më shfarosni,
Këtë kokën time – o, kokën kryeneçe,
Ore fodullë, n’mua ç’jeni nakatosur –
Interesit tuaj si kam rrahur as teneqe.
Atëherë, përse Ambrozion aktroni?
Si n’komunizëm bile më reaksionar!
Në doni dyluftim – vetëm urdhëroni;
Në vijën e frontit s’jam poet vetmitar.
Merrni hapni tëra dosjet familjare,
Do të tromakseni n’fletën e parë!..
Do futeni n’oqean të qujtur: Marre!
Ballëvrenjtur poende rrashtëvrarë.
Klithni me mashtrime dhe andrralla,
Fatet tuaja janë vrer të mëkatnuara…
Unë poeti po u them s’më ha palla –
Për marrosjet tuaja cok t’montuara!
E hënë, 24 gusht 2020, në
Dardaninë Ilire
Faleminderit i nderuar POET i botuar, une bere nje koment ne vargje, por gabimisht e humba në klikim. Gjithe te mirat. URIME nga një gjysh 85 vjeçar mik e shok e Xhevahir Spahiut, skraparlli Ai une Dangelliot… Guri Naimit D (Dh Xh)
Vëlla e mik i shtrenjtë! Urimet i përkasin fjala.info dhe balancuesit, zotëria e Tij Arben. Të falem nga zemra për urimet! Loti m’i tradhëtoi
sytë… Xhevuan e kam mik, e kam xhan dhe eshtë poet trim si Pushkini!
Rrofsh e jetën e gëzosh! Të fala,
musspa.
Komentet janë mbyllur.