“Kuq e Zi” vlera e kombit

0
433
Lutfi Coka

Lutfi Coka

Bashkëkohësia jonë nuk përputhet me sjelljen njerëzore të traditës shqiptare!… Të shthurur nga liria e përdorur keq, bashkëkohësia jonë po rëndon të tjerët lëngon të tjerët,denigron shoqërinë dhe godet pa asnjë shkak në shënjestër të gabuar. Brezi i ri ka humbur burrerinë, për të vlerësuar kundërshtarin. Po shkel mendimin pozitiv dhe, duke humbur pozitivitetin kanë përjashtuar lumturinë dhe lumturitë!?…

Mediat tona janë zaptuar nga kronika të trishtuara të këqiat e përsëritura, nga kronika “ortakësh”!?… Mendoj për një kohë të gjatë në dilemën e të jetuarit përpara pasqyrës historike të vlerave e thesareve që kemi pasur në trditën shqiptare.

Ju lutem t’i thërrisni kujtesën, të konsultohemi më të, sa herë helmi i urrejtjes na kërcnon!…
Të dialogojmë në qetësi e shumë respekt të ndërsjellt që vendin e zhurmave ta zëj fjala e gjetur dhe sa më e saktë dhe shumë e drejtë.

Shqiptarët e shekujve të kaluar të gjithë ishin princër, e mbretër fisnikë e kalorës!?… Trupi i tyre i gjatë, kësula e bardhë, xhemadani me fije ari, me fushë të kuqe e qendisur me gajtana të zi, na lidhin me të kaluarën e mrekullueshme historike “Kuq e zi” dhe krenarinë e saj, duke vlersuar sa poshtë kemi rënë në ditët e sotme!?…

Kuq e zi nuk janë flamujtë gjigand në stadium, dhe as në atmosferën tonë të përditshme e delirante!?..

Kuq e zi është ngjyra e vlerës së madhe që meriton e ka merituar kombi ynë i mrekullueshëm! Kuq e zi duhet të flas çdo shqiptar. Kuq e zi duhet të blejmë kulturë e histori!Kuq e zi rrahin zemrat tona! Kuq e zi nuk është hipokrizia jonë!?

Ka ardhur koha të shohim në sy njëri tjetrin! Sytë e zemrës të shohin largsytë hipokrite, mafioze, djallëzore e zemërligësie!