Interneti dhe besueshmëria e informacioneve të rreme…

0
464
Skënder Mulliqi

Nga Skënder MULLIQI

Hulumtimet kanë treguar së interneti është bërë burimi sot kryesor i informacionit. Interneti ngjanë në një bibliotekë të madhe, ku nese nuk ke dije dhe gjindëshmëri, do të vini në një situatë të pa lakmueshme. Interneti siq është bërë për rini e një rëndësie jetike, po ashtu është bërë edhe vend ku po plasohen dezinformata dhe lajmet e rreme, shumë të dëmshme, të cilat ndikojnë shumë keq ne çdo shoqëri demokratike. Çdo ditë po luftohet më rrena dhe dezinformata. Kush e ka thënë? Çka ka thënë ? Sa mund t’i besojmë.

Sa është rrëfimi i vërtetë ? Çka thojnë të tjerët? Si është pritur diçka e tillë në opinionin e gjerë publik…? Shumë çka këtu shërben për konsum të mbredshem, për interesa dhe përfitime të ndryshme?! Pastaj, shtrohet pyetja, së kush është autor? A është ai burim kredibil? Kush e financon dhe ku është qëllimi? Ajo që është qënsorja në gjitha këto raste, është së gjithmonë kan ekzistuar lajmet e rreme, veçse tash më anën e internetit rrufeshem po plasohen për opinionin e gjërë public.

Një lajm i tillë senzacional i plasuar, është vështirë të demantohet shpejt, pa u shkaktuar dëmi. Veq sa lajmet e rreme i kemi ndëgjuar nga njerëzit e politikës vendimarrëse për gjithë këto vite, që nuk duhet në asnjë mënyrë të shfaqën si të tilla, për shkak të pëshës së prej nga vijnë ato. Krerët e lartë të shtetit të Kosovës, plasuan disa herë për një periudhë jo të shkurtër kohore, lajme të paverifikuara, së më këtë datë apo në këte vit, do të kemi liberalizim vizash. E mos të flasim për ndryshim qëndrimesh të tyre, lidhur më gjendjën politike, ekonomike dhe të proceseve të tjera zhvillimore në Kosovë.

Lajmet e rreme mund të janë të rrezikshme edhe për jetën. Rrena thuhet së lejohet kur është fjala për të shpëtuar jetë njerëzish, e në asnjë rast tjetër. Dhe, marrim shëmbullin më të ri lidhur më vaksinimin nga korona. Po qarkullojnë tash e bukur një kohë lajme së vaksina është e rrezikshme, së mund të dedikohet për plane dehumanizuese etj! Këtu e kemi shkencën që duhet megjithate më i besuar e jo thashethemeve dhe lajme intriguese. Shkenca thotë së vaksina shpëton njerëz.

Por, që qytetarët po bombardohen më gjithë farë lajmeve lidhur më këtë temë. Njerëzit kan filluar të besojnë në pseudoshkencë dhe rrenacakë të ndryshem që po na parqitën! Çka është më keq së gjithë këto lajme po ndikojnë keq të fëmijët tanë, të cilët po i nënshtrohen propagandave të tmershme, që kan për qëllim krijimin e një klime kaotike. Epoka e digjitalizimit ju mundëson gjithëfarë profiterëve të vijnë në shprehje.

Madje, po shohim edhe budallakina të ndryshme, që ta shtojnë numrin e përkrahësve të tyre në rrjete sociale përfituese. Pasojat e lajmeve të tilla janë të mëdha për secilën shoqëri demokratike. Duhet të vetëdijësohemi për besueshmërinë e plasimit të një lajmi, së vetëm kështu bëhëmi serioz dhe hym në kategorinë e njerëzve eminent të arsimuar, që nuk i pranojnë lajmet dhe dezinformatat e tilla…