“…për ty errësira është porsi drita!” (Psalmi 139/138, 12)
Sa tmerr,
ky terr,
si ferr!
Ç’mister,
se ç’tmerr,
ky terr,
si ferr!
As shoh, as nuk ndiej,
veç di, se Ti je
e për dore më mban,
sa të zgjasë ky tmerr,
ky terr,
si ferr.
Kush mund ta kuptojë
këtë terr që më bën të lirë,
e më siguron
se në fund
do jetë shumë dritë?
O bashkim,
me Qiellin,
që veç paqe më jep
e në paqe më lë!
Në mesin
e këtyre dallgëve,
kam zgjedhur të hesht,
dhe siç çohet
i vdekuri në varrezë
unë të çohem në Jetë.
Nikolin Sh. Lëmezhi
Shkodër, më 26˗27.08.2020