Kryesore – 26/08/20
Kryeministri Edi Rama e ka nisur ditën e sotme duke publikuar foto nga punimet në Rrugën e Kombit. Krahas fotove, Rama shprehet se tashmë ka nisur puna për ndërtimin e Urës së Madhe të Kukësit.
Teksa shpjegon se si do të duket ura pasi të përfundojë, kryeministri ka ironizuar dhe opozitën duke shkruar se “dallimi mes nesh e atyre përpara është fiks si dallimi në foto mes urës së vjetër dhe të resë”.
Postimi i Ramës
MIRËMËNGJES 😊
dhe me një tjetër vepër të munguar të Rrugës së Kombit, Urën e Madhe të Kukësit, për të cilën ka nisur puna, e falë së cilës do të mbyllet kapitulli i kthesës sa të rrezikshme aq edhe qesharake në dalje të asaj “gryke shisheje” përballë shkëmbit, si edhe në pamundësi që mos t’ju them të gjithëve, më falni po dallimi mes nesh e atyre përpara është fiks si dallimi në foto mes urës së vjetër dhe të resë, ju uroj një ditë të mbarë 😉
*** po punohet në shpatullat e urës. Ura do të jetë e varur në 310 m gjatësi dhe struktura e saj mbajtëse kryesore, do të jetë një element mbresëlënës prej çeliku special, me hapësirë 270 m dhe lartësi 50m!
Aktualisht janë kryer gërmimet për ndërtimin e ballëve të urës nga të dy krahët, duke zhvendosur rreth 270 mijë m3 shkëmb. Puna për ndërtimin e rampës, për montimin dhe lëshimin e harkut të urës si edhe të elementeve të tjerë të saj, nis në shtator✌️/ Opinion.al