Ndrin origjina

0
475
Kryqi ujor

Nga Haki KOLTRAKA

Im atë, Abdi Koltraka ishte me Internatin e Kastriotit, i cili kishte pesë klasë. I vetmi Internat që nxënësit e tij, që e kryenin, shkonin direkt në vitin e dytë të Normales së Elbasanit. Ai gjithmonë më thoshte: “Kush zbërthen kuptimin e Kryqit Ujor, ka zbërthyer historinë e Kidnës e të Trojvogjlit”. Drejtori i parë Normales së Kastriotit ka qenë një nga intelektualët më të shquar dibranë, Haki Sharofi.

Po e nis me Kidnën
Ki-Kryq
Dine-Ujë
Kidne Kryq Ujor.

Formohet nga lumi Seta
Që buron nga Shtatë Liqenet
e Lurës
Dhe në Arras
Derdhet në Dri të Zi
Si dhe nga Lumi i Gramës
Që buron nga shtatë bjeshkët
E Gramës

Dhe vrullshëm ai
Derdhet në Dri trë Zi…

Të dy këta lumenj
Derdhen kokë më kokë
Në Dri të Zi
Duke formuar kështu
Një kryq të madh ujor…

Dhe quhet Kidne
Mbreti i moçëm
Quhej Kidni
Nga vetë emri
Kidne
Pra mbeti Kryq Ujor.

Ky Mbret ndërtoi kalanë
Në majë të malit përmbi Setë
Kalaja mbijetoi jetë e mot
Mund të vizitohet edhe sot.

Në Kryq Ujor
Në krye të livadheve
Është Trojvogjli.
Në Trojvogjël jetojnë dy fise,
Të Kukut dhe Kastriotit
Që origjinën kanë pellazge
Në Dibër të Vogël e Dibër të Madhe…

Në Kastriot është Troja
Në Kuke është Vogjli
“Varret e Vogla”
“Mudaret e Vogla”…

Në varret e vogla
Janë njëqind e njëzet
Varret e kapedanëve
Të Skënderbeut…
Që ranë në betejën e parë
Kundër të katërtit
Kalif të Anadollit
Ali Pasha
Që Skënderbeu
E shpartalloi
Ushtrinë e Aliut
Me çallma.

Lufta u bë në Livadhe
Ku sot quhet Fushë e Kastriotit
Luftë të cilën Binard Bilota
E përshkruan me imëtësi
Në veprën e tij:
“Shpata e Skënderbeut
Në Dibër Poshtë”
Në krye të Livadheve
Edhe sot janë emrat
Troj dhe Vogjli.

Vogjli do të thotë
I Vogli
Trojvogjli jetë e mot
Është në kryq ujor
Në Kuke- Kastriot.

-Prej ka je?
-Jam prej Dibre.
Kastragjyshet tona
Kur betoheshin
Thonin: “Për këtë Di!
Di-Diell
Thotë dhe Arvaniti.
Këtë e shpjegon
Aristidh Kola
Tek “Gjuhë e Perëndive”.

Bre-është pasthirrmë.
Di-Bre
Diell-Bre
Dibër do të thotë Diellore…

Këto shpjegime
Janë tepër shkencore
Di-Diell
Bre-pasthirrmë.
Diell bre
Do të thotë Diellore…

Shkencërisht
Shpjegova tre emërtime
Kidnë-Kryq Ujor
Trojvogjli-Trojë e vogël
Dibre-Di-Diell
Bre pasthirrmë
Dibre-Diellore
Që shpirtin ta mbush
Me aromë pranverore…

Dibra ka një zakon
Të parët, udhëheqësit
Nuk i tregon
Nuk i tregon
E nuk i shet
Dibra i mbron
Me jetën e vet.

Ndaj Ali Pasha
I Katërti Kalif
I Anadollit
Nga humbja e thellë
Tha nga tërbimi;
Kryqit Ujor i tha:
-Kryqtore e mallkuar,
-Trojvogjlit: shesh hidhërimi!…

Dibra është shumë e moçme
E ka zanafillën në parahistori
Dibranët jetonin në kurriz të maleve
Flinin thellë në guva, mali i ruante në gji.

Dibra e fjalës
Dibra e besës
Me punë e përpjekje
I bënë ballë jetës.

Dibranët në punë
Në kurriz djersa
I nxjerr shkumë…

Dibra qëndrestare
Në luftërat e gjata
Me pushkë batare
Në flakë pushke ndriçon nata…

Në çdo pëllëmbë të Kombit,
Nga Nishi në Prevezë
Janë varret e dibranit
Që zjarrin mbajtën ndezë.

Zjarrin për Lirinë
Nuk e shuan kurrë
Ndaj bënë Historinë
Për Komb, për Flamurë…

Në Kidnë,
Në Kryq Ujor,
Kastrioti ka origjinë,
Në Trojvogjli
Te Kodra e Gëshetnjës
E ka kullën me frëngji.

Të madhe Dibra ka furinë
Kur i del urdisë për fushe
I shkrihen plumbat në kraharor
Sikur shkrihen në gjoks arushe.

Dibra Kombin fort e deshi
Për këtë Komb derdhi gjak.
Me kollana lidhë te brezi
Në krah mban pushkën e gjatë.

E ka shkruar Marin Barleti
Tek “Histori e Skënderbeut”, histori e madhe
Skënderbeu i kish rreth vetit
Gjithmonë me besë djelmninë dibrane.

Këto shpejgime historike
Brezave ua lë amanet
Të qëndrojnë në rrënjë tradite
Të njohin origjinën e vet.

Dhe për Dibrën të jenë krenarë
Gjysh pas gjyshi e baballarë
Mos besojnë ndonjë të marrë
Që nuk dihet kujt i ka ngjarë!
Që nuk dihet kujt i shërben
Mohon Dibrën dhe Atdhenë…

Dibra e pushkës, punës, penës,
E trimërisë dhe e mendjes.
Fort i ngjan djali babës
Në dritë syri e rrënjë të dhëmballës…

Trojvogjli në Kryq Ujor
Legjendë trimërie e truallit arbëror…
Këtu është vatra e Kastriotit
Larë në gjak e larë prej lotit…

Historia si vala e Drinit
Nuk ndalon asnjëherë
Historia i ngjan floririt
Ndrin ta hedhësh dhe në humnerë…

Dibër, të ndrin origjina
E historisë, dëshmi e gjallë
Je me rrënjë nga lashtësia
Simbol i qëndresës së rrallë…

Haki Koltraka – Trojvogjli
Kidnë-Kryq Ujor
Trojvogjli-Di-bre
Diellore

Dërgoi për publikim, Denis Hata, gazetar