SHQIPET E ÇAMËRISË

0
596

SHQIPET E ÇAMËRISË

Poemë, për teatër, balet, simfoni dhe Operë.
– Skena hapet me intonimin;

HIMN I ÇAMËRISË

Çamëri tokë pellazgjike
Pallë Epiri në lashtësi
Je stërgjyshe e shqiptarëve
Në Dodonë e Iliri
Gjokset tua të përgjakura
Drejt fitores në lavdi.

Refreni:

Çamëri vend i bekuar
Plot me vuajtje e histori
Çamëri vend i uruar
Ngrite flamurin Kuq e Zi.

Ti je gjaku i Janinës
Ti je dritë e Shqipërisë
Plagët tua shekullore
Ndritën zjarrin e lirisë
Këngët tua nuk shterojnë
N ́zemrat tona të rinisë.

Refreni:

Çamëri vend i bekuar
Plot me vuajtje e histori
Çamëri vend i uruar
Ngrite flamurin Kuq e Zi.

Çamëri fole shqiponjash
Brinjët tua i ke shpatë
Jatagan mbi fustanellë
Vendit tonë i dalim zot
Mëmëdheu po na pret
Gjithandej deti buçet.
Çamëri, e jona Çamëriiii!

Tekstin; Atdhe Geci,
Muzikën; Izet Kallaba,
Soliste e Himnit;
Ylberina I. Avdyli

1 .

Shqiponja shtatëzaninë e mori në Kosovë, shtatëzaninë e ndjeu të gjallë në bark tek Nëna, në udhën për në Çamëri!…
Lexojmë në ditarin e mësuesit dhe patriotit çam, Musa Demit, i rënë me tërë familjen për lirinë e Çamërisë.

2 .
Nuk ka më shqip se gjuha shqipe
Nuk ka më shqip se shkrimi saj
Nuk ka më shqip se pellazgo-ilir
Nuk ka më shqip se sa Shqipëri…

1 .

Behar. Pasdite e fundgushtit. Frymë e detit krijon dridhje ullinjësh. Sipas legjendave, kjo është një këngë e lashtë e erërave. Një çam dhe një çame shfaqen nën një pemë ulliri. Jo rrallë ullinjtë bashkëbisedijnë me ne!

2 .

Jam popull gjysh i gjuhëve të lashta
Jam popull gjysh lingua i Evropës
Shqiptar jam, kur s´ kishte Greqi
Shqiptar jam, as kur s´kishte Athinë.

3 .

Perënditë tona, Thoti, Zeusi e Iliri, janë gjaklindësit e shqiptarëve. Shqiptarët, s´ jemi të ardhur në këtë tokë, as ardhës nga vend i huaj, por, jemi lindur e bimur në këtë tokë nga më të parët e kësaj bote. Një rishkrim i antikës shqiptare është i domosdoshëm.

2 .

Digjet e piqet kjo botë n´zjarrmi
në zemër t´atdheut i vlon gjak i ri
Arti çlirimit nuk njeh kufij,
Në të gjitha kohërat ka emrin, liri!

– Teksti i këngës popullore „ Mall për Çamërinë“

3 .
– Cameri moj Cameri
Copa copa
Vende -vende
Ti me ate ane
Une me kete ane
Amanet pleqte na lane
Varret ti leme ne vatan
Cameri moj Cameri na mbeti loti ne si
Gjithe jeten pa te pare
Mbetem rrugeve te ndare
S’ka nje varr per te qare
Cameri moj Cameri
Se te brodha nuk e di
Si ti spashe ne gjithe dynjan
Po ta dish o Cameri
Jesh dhe mbetesh Cameri

4 .

Mbi qiell të Pargëse të Janinës, ( Kryeqytete të Republikës së Çamërisë ) dy shqiponja në fluturim bashkohen e shkrihen në një qenie. Njëra Shqiponjë vjen nga Dodona pellazgjike dhe tjetra vjen nga veriu i Shqipërisë!

2 .

Trevave të thella të nënvetëdijes
Fshihen gjithësi të pafund dijesh
Fshihet një botë krejt e pashkruar
Burime të pashterrshme letërsie…

1 .

Lufta për liri dhe pavarësi të trojeve tona është vlerë e çmuar e popullit shqiptar. Populli shqiptar flet gjuhën shqipe, Gjuhën hyjnore të përëndive. Flet gjuhën e Thotit, Zeusit, Eleuterit,të Gjergj Kastriotit e Adem Jasharit. Thënë shkurt, flet në gjuhën që populli e krijoi.

3 .

Dallgë e verbër, memece,
zhurmën tënde e ndiej;
ta ndali nuk mundem,
ta mbërthej, s’e bëj dot…

4 .

Qysh kur toka ishte fëmijë unë jam tek ky dhé, tek kjo tok e tek këto detëra e ishuj. Vajza Morea,( arvanite ), i drejtohet djalit çam, Adhoani; zemër, ne jemi të një gjaku, shqiptar!..jemi të njëjtë si rrënjët e ullirit. Po i përgjigjet, Morea! E kap për dore Adhoanin, shpirt, ne jemi pellazgofolës shqiptarë; Këto lule të vyshkura shtëpie u vranë nga ferrat e një kohë të ligë…

2 .

Tre Drina rrjedhin dheut të Arbërit
Me vaj të zemëruar të kësaj kohe
Nga Mollë e Kuqe e deri në More
Atdheu do shkruajë një faqe të re!…

5 .

Zemër, jam veshur me „armën“ time. Këto pala të fustanellës i kam fituar nëpër beteja. Zemër, më lejo të përqafoj, jemi bimë të një gjaku. I nderuar trim i Çamërisë, të nderoj për krenarinë e palave të fustanellës. Kam njohuri për betejat tua, dhe betejat e të mive. Por, unë jam prej 15 mijë vjetësh shqipe e fisnikëve pellazgë. Jam nga familjet mbretërore të të lashtëve të Thotit, Zeusit, dhe të trimave, si Aleksandri dhe Pirro.

4 .

Nuk ka paqe për lumin me vaj
Nuk ka paq për lumin e ndarë
Çamëri bëje dorën grusht, me
emrin tënd po rritemi betejave…

6 .
Morea, kush di të dashuron le të më përqafon! Adhoan bëmi buzët gjak një jetë kam që e pres këtë çast. Shpirt, a e ndjen që jam bijë hyjnore e perëndive. Flas gjuhën hyjnore shqipe të Thotit, Zeusit, dhe të trimit Gjergj Kastriotit – Skënderbeut. Atdheu im i nderuar, Çamëri, Krahinë e Mollës së Kuqe, Tivar dhe Kotorr, dëgjoni!…

7 .

Krejt brenda kraharorit
zemërimi i bie daulles
trishtimi i bie kitares
e liria, një kënge me vaj….

Lexohet Shpallja e Pavarësisë së Çamërisë, e shpallur me 30 tetor, 2016/ në Hagë të Hollandës

8 .
Ne, përfaqësuesit e popullit shqiptar çamë dhe arvanitë të trevave shqiptare të aneksuara nga Greqia, pasi analizuam gjendjen në të cilën ndodhemi mbi një shekull, të përndjekur nga vendi ynë, përkatësisht të asimiluar dhe të diskriminuar në aspektin human, gjuhësor, kulturor, politik e kombëtar, vendosëm që të mblidhemi në Kuvendin Gjithëpërfshirës Çamë, dhe Arvanitë, me qëllim të vetëm të organizimit të institucioneve, parlamentit, qeverisë dhe ministrive përkatëse për udhëheqjen e procesit politik dhe ushtarak për realizimin e Pavarësisë së Çamërisë, dhe krijimin e Shtetit të Çamërisë. Të nderuar delegatë të Kuvendit Gjithpërfshirës Çamë dhe Arvanitë, me propozimin e juaj, dhe timin, Kryetar i Kuvendit të Republikës së Çamërisë zgjidhet, z. Ahmet Xhani. Urime z. Ahmet Xhani!

Atdhe Geci, Kryetar i Këshillit Nismëtar të Kuvendit Gjithëpërshrës çam dhe arvanit, Hagë, 30 tetor, 2016, ora 14-të, Hoteli “Ambasador”.

– Intermexo me me muzikë heroike çame!

5 .

Kemi pakënaqësi në kraharor,
do duhej të ishim më të lumtur;
jemi popull me vaj të moçëm,
kemi histori të pasur të fillimit…

6 .
– Të dashurit e mi, toka, deti, drita dhe ajri janë bukë.
Gjallë është Aleksandri, Pirro Burri, Gjergj Kastrioti. Gjallë janë çamët dhe arvanitët!…

3 .
Çamëria s´lypet, Çamëria merret
Epir, bëje dorën grusht dhe lëviz
O e mbijetuar e pellazgo- ilirëve
Shqipëria shtrihet deri n´Prevezë

7 .

Për tokën, për qiellin, për detin,
Çamëria thërret të bashkohemi
dora jonë shtrihet në tërë Epirin,
ne jemi të vendit dhe të flamurit.

8 .
Atdhe i sotëm, i kaluar, i ardhshëm. Përpiqu t´ia shtosh palat Fustanellës, ndiq udhën e përbashkimit!…Udhën në gjuhën e nënës.

  • Vallja e Osman Takës, e pastaj poezia

9 .

Shqipëri, të këndoj me gjuhën më
të parë të tokës, në gjuhën shqipe
të Thotit, Zeusit, Eskilit, Homerit
në gjuhën e pellazgo-ilirëve tanë,

1 .

Në Çamëri dhe Dardani, nuk ka fushë buke, dhe as
grykë mali, as breg lumi, dhe as oxhak të shtëpive
pa një të rënë të bukur për liri!…

10 .

Të them se Atdheu e ka emrin, Shqipëri,
jashtë më mbetet Dardania e Çamëria.
të them se atdheu e ka emrin Shqipëri,
jashtë më mbetet Krahina e Mollës së Kuqe.
Të them se atdheu e ka emrin Shqipëri,
jashtë mbetet Ilirida, Ulqini e Kotorri!…

4 .

Çamëri, të dua për aq sa toka e do diellin, për aq sa deti e do lumin, për aq sa pema e do frutin, dhe për aq sa bima e do farën.

5 .

Hapi krahët flamur shqiptar
Më guximtari i kombit tonë
I lavdëruar i paqës e i luftës
Flamur i pellzgëve, i Ilirëve…
flamur kuq e zi i dardanëve
flamur kuq e zi i Çamërisë
flamur kuq e zi i Iliriadës
S´di pse të dua kaq shumë
për ty çdoherë jam i betuar
flamur i shenjtë i shqiptarëve!…

1 .
Në një çast të caktuar historik, shqiptarët duhet të jemi gati për t ́i rimarrë tokat tona të pushtuara. Ai çast mund të jetë
sot, nesër, ose në një të ardhme të afërt!

2 .
Atdheu bën pa gjithsecilin prej nesh,
por atdheu nuk bën pa Çamërinë!

10 .

Në ç ́drejtim po lëviz kombi ynë?Mbi Prizren ende ka ré të zeza! Perëndia s ́është më lart se atdheu!Flaka këngëve çdo ditë po i shtohet. Ky qytet njëkombësh i shqiptarëve,
shkruan Gjirokastra, për Prizrenin, është përtej 7 mrekullive të botës, Prizreni ujin e vet e njeh nga etja.

6 .

A do ta bëjë këtë histori populli ynë
që Preveza e Prishtina të bashkohen?
Retë në qiell mund të kenë rrufé,
por çasti e do që këngën me mprehë!…

10 .

Shqiptari i trazuar për fatin e vendit të tij, monologon me Atdheun;

2 .

I lindur jam si krejt shqiptarët
në token e lavdisë së madhe,
në tokën e lavdisë së përgjakur
rritur jam me prindër të mirë,
me gjyshër dhe me stërgjyshër!…
Në këtë tokë të gjithmonëshme
Janinë jam prej 15 mijë vjetësh,
dhe Prevezë kur s´ kishte Greqi
Korfuz jam prej 15 mijë vjetësh
Trashëgojë, pellazgo- ilirinë,
flakë po m´digjet mua kraharori…

Gjuhëvrara ime Çamëri; liria s´lypet, liria merret!…

Flamuri atdheut na thërret
detyrat t ́i bëjë gjithsecili
se prej këtu fillon Çamëria,
ribashkim me Shqipërinë.

8 .

Në Çamëri as toka, as uji as ajri nuk kanë qetësi! Zemërimi dhe durimi më s´ mbahen për dore. Çamëria lexon vetveten, s´është metaforë, por, dhimbje dhe flakë!…

11 .

Ju thërrasim kundër heshtjes së gjatë
Ju thërrasim të dalim nga heshtja,
çamët kudo jemi një gjak. Aq sa na
vrau lufta, aq na vrau dhe pas lufta.

Prej shpirtit e kemi të kryengritemi:
Janina kërkon Greqia të arrestohet,
Preveza kërkon Çamëria të çlirohet
Arta thërret; Bashkim me Shqipërinë!

Çamëri, thuaje të pathënën që kurrë
s ́e ke thënë, çasti është të ngritemi,
shpirtin e ke bletë të urtë e punëtore
dhe gjakun në trup si mjaltë të bime.

9 .

Kryengritësit për Bashkimin e Shqipërisë s´përmbahen! Urtakët e vendit do të flasin me tokën, me pjesët e pushtuara të atdheut. Çamët janë tokësorë të lashtë. Identiteti i Greqisë është i sajuar!

7 .

Ku është fshehur Gjeniu
njeriu që flet si populli
njeriu që qanë si populli
populli që bën bashkimin…

8 .

Fol Prishtinë, fol Tiranë, Fol Shkup! Urtësia më nuk e mban peshën e dhimbjes. Vullneti për bashkim nga dita në ditë po zgjerohet.

6 .

Në degë ulliri e kam lidhur fjalën,
Tek më e fismja pemë e natyrës;
Çamëri, shembja çatinë Greqisë
Lufta për liri është e pandalshme!…

4 .

Çamëri, heroizmi në çdo kohë është i nevojshëm. Çamëria nuk është rikrijim historik, por, është bimë gjaku e tokën sonë. Rishkrimi i Antikës shqiptare është i domosdoshëm. Në përplasjet midis modelit Arian dhe modelit Antik, shqiptarët duhet të përcaktohen në modelin Antik, model i cili i vë gjërat në shtratin e vet natyror.

10 .

Ëndërr e çamit çasteve zgjerohet
posi një det me valë të trazuara,
ai s ́ndalon tek ura mendimesh
por hynë thellë gjithësisë së tij.
që kohën ta peshon me pafundësi.
S ́dua të jem këpucë në këmbë
të huaj, as mëndje pa kokë e pa
krahë, tokës sime gjuhën ia di,
shiu mbi bari është vaji lotit tim
Ëndërr e çamit s ́është vogëlimë,
po bubullimë e të gjithë atdheut!…

1 .

Tokë floriresh është Çamëria, e fortë është ëndërr e çamit,
kur varka mbi det dremitet dhe, çami me çamen puthen!…

8 .

Në Evropë nuk ka një popull të dytë sa populli shqiptar që të ketë aq histori të pasur krijimesh, dhe njëherit, aq histori masakrash dhe gjenocidesh nga fqinjët e vet. Epiri pellazgjik- Çamëria është toka dhe vatra e një populli tepër të lashtë, shkruan, Straboni.

Historia që unë e kam në shpinë
është histori e të gjitha kohrave,
histori qytetëruese e atdheut tim,
histori me shumë hulli të gjakut.
Historinë që unë e kam në shpinë,
i ka 300 shekuj jetë të qytetarit,
300 shekuj të luftave të pakryera
dhe 300 shekuj me plis të bardhë.

5 .

Në Çamëri unë kam gjakun tim, tokën e babait dhe të stërgjyshërve. Çamërinë e dua edhe kur më dhunon, edhe kur më vret, edhe kur më poshtëron. Jam çam, jam bimë e gjakut pellazgo- shqiptar. Jam pellazgofolës shqiptar.

2 .

Çamëri, Shqipëria ime,
zëri i nënës më troket
guri i gjyshit atje brenda
ngrihu o bir, më thërret!..

4 .

Jam popull gjysh i Evropës. I lashtë kur s´kishte Athinë. I lashtë kur s´kishte Greqi. I lashtë kur s´kishte asnjë grek. Prandaj, kjo është arsyeja pse unë e dua me tërë qenien vendin tim, Shqipërinë deri në Prevezë!

5 .

Nën qiell të Çamërisë, në
tokë të Homerit shqiptar.
gjuha bën luftën e saj
që Çamëria të mos bjerë.

7 .

Lidhja me Çamërinë mua më vjen nga zemra, nga shpirti, nga varri i gjyshërve dhe stërgjyshërve, nga brigjet me det, me kopshte dhe male, nga i tërë Epiri.

13 .

Shqiptarët e mërguar në botë,
me dhimbje e bëmë këtë jetë,
i këputur, i degdisur, i huaj-
mërgimi çdo ditë më vret.

Në Turqi jam qëkur isha tre vjeç
Tiranën thuaja se nuk e njoh,
kam lexuar shumë për bukuritë tua
për fushat dhe detin e me diell.

Plot murtajat ranë gjithandej
grekët na e dogjën Çamërinë,
shumë ikëm me kokë në dorë.
mendja më vete vetëm atje-

Tokë floriresh është Çamëria,
e fortë është ëndërr e çamit,
kur varka mbi det dremitet,
dhe çami me çamen puthen!…

14 .

Në fushëbetejat e Çamërisë dhe kopshtet e shtëpive çame, ende ka eshtra të rënësh, zëra të fëmijëve të therur, rroba të përgjakura e qirinj të fikur.

6 .

Çamëri, çdo gjë tek t´i është
betejë. Betejë janë dhe varret,
rrënojat, rojet prej bari- që
ruajnë rendjen nëpër kohë!…

1 .

Në fushëbetejat e Çamërisë dhe nëpër kopshtet e
shtëpive çame, ende ka eshtra të rënësh, zëra të
fëmijëve të therur, rroba të përgjakura e qirinj të
fikur.
8 .

Në gji të Çamërisë jam rritur
me thërrime farash dhe fjalësh,
kohën pak e kam harxhuar, për
t ́i dhënë më shumë lindje
gjuhës
14 .

Një ulli, miliona ullinjve të tij u thoshte : mbahuni! Tokën duhet ta duani kështu si është; të zeshkët, e në shtim rrënjësh të çdoditshme.

3 .

Çamëri, zgjohu nga heshtja e keqe,
nga frika e një kohe tepër të ligë,
prijni vendit si në kohën e Pirros!
çamë dhe arvanitë jemi një vëlla!

15 .

Epiri i Ilirisë – Çamëria, i dha botës Njëperëndinë, i dha papë e figura të çmuara. O të dashurit e mi, të gjakut e kam Hoxha Tahsinin, Elena Gjikën, Muharrem Rushitin, Alush Taken, Abedin Dinon, Rexhep e Musa Demin, Kolë Idromenon, Faik Konicën, Abaz Dojakën, Niko Stillon, Bilall Xhaferrin e sa e sa të tjerë.

9 .

Çamëri – Shqipëria ime e dashur
mungesën tënde e ndiej në shpirt,
një revolucion është i nevojshëm,
një revolucion vetëm për bashkim!

1 .

Ku jeni zotëri të historisë, pse heshtëni!Ju keni dëgjuar
për vajin tonë të nëpërkëmbur; për Morenë dhe gjakun e mërguar.

2 .

Jam fije bari i bimur n ́këto troje,
jam gjuha shqipe e dheut amtar,
në zemër kam të dashurën Kosovë,
në shpirt e kam të lashtën Çamëri…

3 .
Çasteve kur jam me të lashtët e mi, kujtesa e varreve thellë më gërryen. Jo gjithëherë, po, kur përmallohem mallit m ́i vjen vaj dhe i dalin lot;

15 .
Që nga lindja gjuhës dhe shkronjave
atdheu mësues dashurie e ka luftën
betejat dhe përvojën historike , artin
e luftës, guximin në çastin e duhur,
ekuacionin e mendjes dhe të fitores!…

Shtetet, perandoritë, ngrihen dhe bien, popujt mbetën. Shtetet janë organizma gjeo-politikë, të përkohshëm, ndërsa popujt janë të përjetshëm. Republika e tretë shqiptare në Ballkan, Republika e Çamërisë, është çelsi i Shqipërisë së Bashkuar.

Poema mbyllet me intonimin e Himnit të Çamërisë!

Atdhe GeciDortmund, 25.08.2020