Ismail Kadare
“Ne mbarim te vitit 2005, ne nje feste kulturore per Dante Alighierin, ne Tirane, befas e kerkoi fjalen nje njeri me pamje te pazakonte: nje frat katolik i vjeter ne moshe mbeshtjelle me zhgunin tipik te françeskaneve. Ishte At Zef Pllumi, emer mjaft i njohur, por i ndeshur rralle ne tubime te tilla. Kishte ardhur qe nga Shkodra per te marre pjese ne takimin per Danten dhe, sapo e hapi gojen te fliste, te gjithe pjesemarresit e ndien se diçka jo e zakonshme po ndodhte.
Ishte si nje nderhyrje nga nje sfere e eperme. Nje nga ato nderhyrjet qe vjen per te na kujtuar diçka. Diçka qe ndoshta eshte harruar, ose qe nuk eshte kujtuar ashtu siç duhej.
Ata qe e njihnin e dinin fort mire se At Zef Pllumi, shkrimtar, publicist e memorialist i shquar, ishte nje i mbijetuar i Ferrit te burgjeve komuniste. Dhe si i tille, midis atyre qe ndodheshin ne ate salle, midis miqve italiane, presidentit te shoqates “Dante Alighieri” ardhur enkas nga Roma, Ambasadorit te Italise ne Tirane, Ministrit shqiptar te Kultures, autorit te sproves per Danten, studenteve shqiptare qe do te recitonin vargje te Dantes ne shqip e italisht, kumtuesve, shkurt midis gjithe atyre qe ngjanin te domosdoshem, ai u duk befas si me i domosdoshmi.
U kuptua se ishte aty per te deshmuar. Me hijen e flame qe e jep perzitja dhe me te drejten qe me shume se gjithkujt i perkiste atij. Te gjithe e priten me padurim fjalen e tij, ndonese e merrnin me mend thelbin e saj: ngjashmerine e botes danteske me vuajtjet qe ky burre i vjeter kishte perjetuar. Nderkaq fillimi i fjales se tij e kapercente çdo parashikim. Me ze te tingellueshem, te shoqeruar nga ndriçimi zhbirues i syve, njeriu me zhgunin e françeskanit, qe te kujtonte gravurat e botimeve te hershme te “Komedise Hyjnore”, iu drejtua miqve italiane me fjalet monumentale: Dante Alighieri e ka shkruar poemen e tij jo per ju, po per ne”.
Per askend e per asnje çast keto fjale s’mund te merreshin si prirje per pervetesim vlerash, aq e shpeshte kjo ne Ballkan. Ato fjale tingelluan te ngjashme me formula te shenjta: me lejo qe une te marr vuajtjen tende.
Mendoj se eshte veshtire qe ne gjithe ish-perandorine komuniste te jene shqiptuar fjale kaq te sakta per universalitetin e Dante Alighierit, si ato qe u shqiptuan ne dhjetorin e vitit 2005 ne Tirane prej At Zef Pllumit. Nderhyrja e tij befasuese, qe kapercente permbi studimet e hulumtimet e pafundme te “Hyjnores” se Dantes, ishte pjelle e nje jete te tere. Sepse te pakte ishin ata qe, ashtu si vete poeti fiorentin, pasi i rane kryq e thertor atij Ferri, munden te dalin prej andej.
Ate tmerr qe pane ne ate bote te zymte Dante Alighieri e pershkroi ashtu siç pershkruan udhetari nje mjedis te shkrete, te populluar plot me personazhe oreligj. Poeti kaloi perbri hullive e gropave ku ata vuanin, degjoi rrefimet e tyre ngjethese per te thurur poemen e vet. Ky ishte kendveshtrimi i Dantes. Nderkaq ka patur edhe nje tjeter kendveshtrim, ai i vete personazheve te Ferrit, ata te dilet, qe poshte hullive dhe gropave, ndiqnin me sy poetin. Par ketu duhet thene se ndersa kendveshtrimi i poetitishte plot dhembje, ky i dyti ishte dhembja vete.
At Zef Pllumi ka qene nje nga ata personazhe, qe pati fatin e keq te binte ne ato hulli, e qe pati fatin e mire te dilte qe andej. Nisur nga kjo vepra e tij monumentale “Rrno vetem per me tregue” duket se nuk mund te kishte titull tjeter. Etja per te rrefyer, per te deshmuar, eshte nje nder me te fuqishmet ne keto mjedise te trishtimit. Nderkaq etja per te degjuar rrefimin duhet te jete gjithashtu po aq e fuqishme. Nje botim i ri i kesaj vepre eshte sot me i domosdoshem se kurre. Keshilli i Europes sapo ka nxjerre vendimin per denimin e krimeve te komunizmit. Par edhe pa ate vendim ky liber do te ishte njelloj i domosdoshem.
Gjithe shoqeria shqiptare ka nevoje per kete veper. Kane nevoje per te ata qe e kane jetuar ate kohe, e po aq, ne mos me teper, ata qe nuk e kane jetuar. Kane nevoje te shtypurit, e te neperkemburit, e po aq, ne mos me teper, ata qe shtypin te tjeret. Kane nevoje antikomunistet, e po aq, ndoshta me teper, komunistet. Shkurt per te ka nevoje ndergjegjja jone. Kjo trilogji kujtimesh eshte memorial i madh. Duke e kryer ate, At Zef Pllumi ka plotesuar ne radhe te pare amanetin me te shenjte qe i eshte besuar: ate te bashkevuajtesve te vet. Duke rrefyer ate qe ata s’arritem ta rrefejne dot kurre, At Zef Pllumi e ka here me te lehte lendinen mbi trupin e tyre, sic thuhet ne formulat e motshme.
E bashke me kete, me deshmite e kesaj trilogjie e te librave te tjere te tij per martiret e katolicizmit shqiptar, si At Anton Harapi, At Pal Dodaj, At Vincenc Prennushi, At Marin Sirdani, At Bernardin Palaj, At Donat Kurti, At Gjon Shllaku, e te dhjetra shqiptareve te tjere te besimit musliman e ortodoks ose te shqiptareve te tjere ateiste, qe vuajten bashkerisht ne burgjet e komunizmit, At Zef Pllumi kreu nje mision te madh perpara historise dhe ndergjegjes shqiptare. Ky liber eshte njeheresh nje pershpirtje e nje akt i madh moral. Duke qene thellesisht shqiptar, ai eshte po aq universal, sa qe s’do te ishte çudi qe ne ndonje tubim te ardhshem ne trevat e ish-perandorise komuniste te shqiptoheshin fjale te ngjashme me ato qe At Zef Pllumi u tha italianeve me 2005: ky liber, aq sa per ne, shqiptaret, eshte shkruar per ju, sllovaket, hungarezet, ruset…”