KADRI TARELLI-KRITIK ZË BUKUR DHE I VEÇANTË NË LETRAT SHQIPE

0
499
Kadri Tarelli - Koha në vargje

Isak A H M E T I

Kadri Tarelli, poeti dhe shkrimtari nga Durrësi, është autor i disa librave të botuar deri më tash si p.sh.:
1. MISIONI NË UDHËN E DIJES,
2. HYTBI TARELLI, MJESHTËR I PENELIT DHE DALTËS,
3. KOHA NË VARGJE etj.

Le të theksojmë që në fillim të këtij syzimi se Kadri Tarelli është autor i afro 500 artikujve, me tematika nga më të ndryshmet, të publikuara në shtypin e kohës në Tiranë, Kosovë, Londër, Suedi, SHBA dhe në shumë portale elektronike. Siç e ka vënë re Fatmira Beqja-Veseli, shpirti i poetit dhe shkrimtarit Kadri Tarelli, citoj” ëdhtë shpirt që nuk plaket as nga vitet, madje edhe dehet nga shija e poezisë që nuk ka moshë…”.

KOHA NË VARGJE, Tiranë 2020

Në takimin miqësor dhe mbresëlënës me disa poetë dhe shkrimtarë nga Tirana dhe Durrësi (Currila-Durrës 14 gusht 2020), ku isha shumë i nderuar dhe i mirëpritur si shkrimtar nga Kosova, poeti dhe publicisti i njohur Kadri Tarelli m’a dhuroi, me dedikim, librin e tij me të ri, me titull simbolik: KOHA NË VARGJE, që përmban gjithsejt 58 poezi.

Para se të flasim për këtë libër me poezi, le të theksojmë se Kadri Tarelli është një autor i njohur artikujsh e librash publicistikë, me kritika letrare e deri monografi. Dhe ja që tash së mbrami erdhi me librin edhe me poezi. Dhe që në fillim të librit e pohon edhe vetë dëshirën prej poeti kur thotë:

Vendosa! Po bëhem poet,
Të këndoj e mos rri kot!
Në pleqëri, futem në det,
Të mësoj të shkretin not.

Kam botuar shkrime shumë,
Poezi, pak më të rrallë.
S’di pse vargjet vijnë lumë,
Më rinojnë, më mbajnë gjalllë…

Eh poet, fron perëndie !
Edhe zjarrin ndez nën shi,
Zemra s’plaket pleqërie,
Dashuri s’ka veç në rini…

Nuk ka gjë, po flas me vete,
Shpirtin zgjon veç poezia,
Sa shumë halle të kësaj jete,
I rrëfen veç pleqëria.

Në poezinë e Tarellit, siç shihet edhe tek libri në fjalë, mbisundojnë dy tematika kryesore, ajo e dashurisë dhe tematika atdhetare që lidhet kryesisht me Kosovën e shumëvuajtur dhe të ndarë padrejtësisht nga trungu amë. Në këtë frymë, jo rastësisht, poeti u këndon me mall dhe dadhuri atyre që sakrifikuan edhe jetën për lirinë e rrëmbyer (V. Kona). Ata janë heronj që ngjallin legjendat: Komant Adem Jashari, dëshmorët Bajram Sali Gashi, Bylbyl Breçani me shokë, por janë, se trevat që lindën të tillët, si Mitrovica Dardane, Tropoja, Podguri me qendër Istogun, Drenica, Rugova, Prizreni, Gjakova e Deçani.

Vlen të theksohet se poeti në fjalë, siç e ka vënë re shkrimtari dhe studiuesi i njojur Viron Kona, lumturohet edhe me rastin e dhjetë-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës. Andaj poeti këndon dhe premton:

Gjakun tonë dhamë për ty,o i shtrenjti ynë dhe,
Po qe keq Kosova ime, prapë në këmbë ngrihemi ne.
Mos u tut fisnikja jonë, shqiptaria nuk vdes kurrë.
Gjiri yt na dha qumësht, fusha bukë, mali flamurë
(KOSOVË, 10 VJET MËVETËSI).

Vargjet e librit: KOHA NË VARGJE, janë plot ide, plot sharm poetik, me rima të goditura mjaft bukur dhe si të tilla ato tek lexuesit e përkushtuar krijojnë kënaqësi estetike të veçantë.

Libri në fjalë mbyllet me poezinë dëshirë-amanet poetik të cilën po e japim këtu në tërësi për ta shijuar bukurinë e fjalës dhe shpirtin e poetit:

Dua të prehem!
Tek një vazo lulesh në prag dere.
Mbi një drandofile, çelur pranvere.

Dua të prehem!
Mbi manushaqe, rrëzë një ferre.
Tek retë lart, shtyrë prej ere.

Dua të prehëm!
Mbi gotë plot, zbrazur vere,
Ku vë buzët, një ezmere.

Dua të prehëm!
Mbi valë, që puthen në breg.
Tek hëna që ndriçon një shteg.

Dua të prehëm!
Nën një rreze ngrohur nga dielli,
Përmbi yjet ndezur tek qielli.

Dua të prehem!
Në faqe libri, o shkrim gazete,
Ku flas për ju, tregoj për vete“.

Krejt në fund, pa hyrë në ndoj analizë më të tellë të këtij libri, le të ritheksojmë se Kadri Tarelli është jo vetëm poet me vlera të theksuara ideo-artistike por edhe një kritik zë bukur dhe i veçantë në letrat shqipe (Viron Kona).

Në Durrës,
23 gusht 2020.