PSE E DUA AMERIKËN?

3
342
Mustafa Spahiu
Mustafa Spahiu

nga MUSTAFA V. SPAHIU

PSE E DUA AMERIKËN

Presidentit Wilson për paqen

S’më duhet as për ta shikuar,
po e shoh: vend i lumtur si NËNË.
I pastër si Abetarja me shkronjën
e parë – A – në duart e nxënësit
tepër të zellshëm e të shkëlqyeshëm.
Për ta marrë përdore dhe për ta
shpënë – aty ku lind Dielli – në
universitetet më me famë, më të
shquara, ku derdhen Niagarat
ditë e natë me ujëvare diturie…
Koloriti i dritë – diturisë Diellnon
me rreze të ngrohta – mësim të
Universit…
Qershitë çelin si shembull i artë
i vashave amarikane, djelmoshave
e vashave të kontinenteve tjera…

S’më duhet as për ta shikuar: Po e
shoh: vend i lumtur si loja e fëmijëve,
ku zhvillohen koncertet e majit me
brohorira…
Është mesnatë – yjtë qiellit ulen në
Flamurin e USA-s valon në zemrat
e paqes. Është mesnatë dhe tramvajët
e fundit, e zbrazën qarkun e fundit, i
zbrazët… Qarkun e mbrëmë e kryen
me sukses…
Të gjithë presidentëve fisniklindur,
zemërmirë që e mbështetën popullin
tim shqiptarë më të lashtë për liri dhe
paqe me zemër i Ngjatjetojë emrat
dhe veprat e tyre të miradishme…
Emrat e Juaj qofshin të paharruar
nëpër mileniume…

Vendet e lumtura që ia dhanë
Lirinë njerëzimit ata përpara ecin…
Buka pa djersë nuk fitohet, e
djersa me drejtësi pagohet…

PSE E DUA AMERIKËN!

Unë ju përbetohem…
Kujtoni ndriçimin e 4 korrikut-
Ditën e Pavarësisë 1776, atëbotë
Dielli rrezonte më shumë në Amerikë…
Pëllumbat e bardhë harkonin qiellit të
kaltërt, buzëqeshjet më të bardha se
suvala e oqeaneve këndonte Himnin
Zoti e ruajtë Amerikën! God Bless America!

E premte, 21/22 gusht 2020,
në 
Dardaninë Ilire

3 KOMENTE

  1. Ameriken ne Shqiptart e duam sepse ne vitin 1920 e pengoi Europen qe te zhduket Shqpnia dhe kombi Shqiptar.

    Woodrow Wilson dhe Amerika jane meritoret qe ne SHQIPTART ekzistojm….sepse beri veto ne vendimin e Europes qe Shqiperia te shperbeht dhe ti dhurohet Italise, Greqise dhe shumica Jugosllavise………….dhe kjo do te ndodhte 100% por forca dhe drejtesia AMERIKANE e penguan Europen te e ekzektoj me vdekje nje komb…..kombin SHQIPTAR.

  2. Të lumtë, Dardan o djalë i mbarë! Unë, jam një plak që jam futur dekadën e tretë. I kam mbushur të 70-tat e huuu! Mbaj mend mirë prej moshës vjeç 5, kur më ka ndâ Nana prej gjinit. Mbajë mend “visikat” (vizat) kur bëheshim gati të shkojmë El Dorado?!? Mbajë mend aksionin e
    mbledhjes së “armëve” më 1955/56 në acarin më të acartë!!!

    Më 1959, në revistën letrare “Jeta e Re” u botua në dy vazhdime romani “Gjarpijt e gjakut” te Adem Demaçit, dhe në faqet e folklorit një këngë
    popullore “Kanga e mixhes Ahmet”, më fal po e perifrazoj tek thotë “Une kujtova që po rrnoj ne Stamboll, por më çoi zorri në Anadoll…” M’diq nona, m’diq nji djalë s’pat n’xhenaze kush me m’ardhë!!!(…..) Prite mallkimin “He k’to tokat e Anadollit, i gjegtë gjylja e atomit!” Më fal, se e kam harruar. E njeriu kur të plaket disi gole e kanë radaken…! Nuk aftësi psikologjike, s’jam kah e kuptoj këtë miletin tonë duke u djegur pas tri-katër shteteve: Turqisë, Serbistanit, Junanistanit (Greqisë) dhe Italjes???!!! Denbabaden, me shtatastër i lindur dhe i rritur në Ballkan, e hajt, he bacë mendjen në Tunglimajmunistan. Sinqerisht po deklamoj publikisht asgjë nuk kam ndaj Turqisë dhe kombit turk. Në shtetin e vet le të ecin përpara me mbarësi. Por neve shqiptarëve le të na lënë rehat në punët tona dhe “Le të na bëjë kabull alemi më këto shtëpi që i kemi, lyer edhe me bajga demi!” Salut amonte!

    Të fala njerëzimit

  3. Z. Mustafe,

    Faleminderit per fjale te mire dhe sidomos per spjegimin qe e dhate lidhur me ato ngjarjet, qe ju po i mbani ne mend rreth “eldorados” anadollake qe e organizuan Tito & Menderes, qe pas 5 takimeve arriten marreveshje per perjashtimin e sa me shume Shqiptarve per ne Anadolli.

    Keta sot qe e adhurojne Turqine apo ndonje shtet arab qe LIRIA ua mundesoi te vijne me “hurma”… kinse po ndihmojna… keta jane gjitheçka por nuk jane SHQIPTAR.

    Fatkeqesisht… ndoshta edhe fatmiresisht qytataret qe sot e deklarojne vehten si Musliman …ata me nuk ka asnje ndjenje te kombit SHQIPTAR, por eshte e drejte e tyre. Mu ata me duken sikur me “herr barin” kur ikin nga identiteti SHQIPTAR.

    Une te pershendes dhe te deshiroj shendet te mire dhe vazhdo me e shijua LIRINE… te cilen ne te gjithe qe jemi sot po e gezojme… sepse jemi gjenerat e pare, pas 627 viteve qe jetojme te LIRE.

Komentet janë mbyllur.