Krejt në rregull, por e kam zënë vendin e huaj!

0
296
Drenica

Shembull i mirë për sot

Halim Binaku nga katundi Gllabar të Drenicës, ishte me tipare të Njeriut të nderuar dhe me drejtpeshimin e burrnisë shqiptare. Të gjithë ne që e kemi njohur në Drenicë e kemi po këtë mendim për shëmbullin e mirë të jetës së tij…!

I nderuari Halim punonte shofer i ndihmës së shpejtë në Shtëpinë e Shëndetit në Gllogovcin e kohës dhe, tiparët e tij në punë, me shokët e kolektivit, respekti i pafund ndaj tij, bënte që ai të jetë kurdoherë në krye të punës, që aq shumë e respektonte dhe aq shumë niste mesazhet se si duhet të jemi afër punës dhe vetëm me punë mund të ecim përpara, thoshte Halim Binaku në takimet me njerëzit në Drenicë.

Për meritat e tij, punëtorët e kësaj ane në aktivitetin sindikal të komunës, Halimin e zgjodhën kryetar të kësaj organizate të punëtorëve të kohës. Nga kujtesa të gjithë ketë lajm e patën pritur në nderim ndaj tërë rrjedhave të jetës e të punës së sukseshme të Halim Binakut në Gllogovc.

Më pati ra hise që ndër ata që i shkuan në zyrën e sindikatës së punëtorëve në ketë qytezë të kohës për të uruar detyrën e re të kryetarit, Halim Binaku isha edhe unë dhe, posa u përshëndetëm me njeriun e nderuar të Drenicës dhe urimi për detyrën e re, ai pa ngurruar më pati thënë në shenjë falenderimi:

  • Krejt në rregull, por e kam zënë vendin e huaj, – më tha shkurt Halim Binaku në zyrën që sapo kishte zënë vend një karrigë të “politikës sindikale” në Gllogovc.
  • Pse thuani kështu baci Halim, i them për të vazhduar muhabetin tonë në atë mëngjes të ftohtë nëntori të kohës…?
  • Si pse, – e thotë troç njeriu i respektuar dhe me ndershmëri. E dini se sa të rinjë e të reja ka sot Drenica(profesorë, inxhinerë në Feronikel, agronomë tjerë), pse mos të vijnë ata në ketë zyrë të sindikatës së punëtorisë, sepse po e them e kam zënë vendin e tyre, thoshte në fund ky burrë Drenice, që edhe sot kujtesa na afron në shpalimin e orës historike të kohës, kur kishte burrni dhe dinjitet për ata që dijnë më shumë dhe janë me diplomat e dijes universitare…!

Ky rrëfim le të shërbejë për klasën politike dhe për të gjithë ata që, në një mënyrë (ndoshta) e kanë zënë vendin e tjerëve në institucionet e shtetit të Kosovës!


Skënder Karaçica
Executive Director

Albanian-American Association
of Intellectuals Businessmen and Activists

Phone: +1 (708) 983-5394 | Email: [email protected]