Bill Gates për Kohën e Vaksinës së Covid, Hidroksilkloroina dhe Teoria e Konspiracisë 5G

0
444
Bill Gates

Gates, PHOTOGRAPHER: SPENCER LOWELL/TRUNK ARCHIVE

Bashkëthemeluesi i Microsoft ka hedhur 350 milion dollarë drejt projekteve të koronavirusit dhe thotë se do të kthejmë një qoshe vitin e ardhshëm.

Bloomberg.com, 13 gusht 2020Përktheu Arben Çokaj

Bill Gates, bashkëthemelues i Microsoft Corp. dhe miliarderi filantrop është bërë, për mirë dhe për keq, një personazh kryesor në historitë e Covid-19. Lajmi i mirë: Fondacioni Bill & Melinda Gates ka premtuar më shumë se 350 milion dollarë për të luftuar sëmundjen, përfshirë fondet për përpjekjet për prodhimin e vaksinave të AstraZeneca, Johnson & Johnson, dhe Novavax. Lajmi i keq: Gates është përgojuar nga anti-vaksinuesit dhe teoricienët e tjerë të teorive konspirative, të cilët pretendojnë se ai e “mbolli” virusin për qëllimet e tij të poshtra.

Gates thotë se ai është optimist për shanset e botës, për të parë përmes teorive më të egra dhe për mundjen e koronavirusit. Vërejtjet e tij janë kondensuar dhe redaktuar për qartësi.

Sa të sigurt jeni ju se do të kemi një vaksinë funksionale, që mund të shpërndahet gjerësisht deri në fund të vitit 2020?

Epo, vaksina fillestare nuk do të jetë ideale për sa i përket efektivitetit të saj kundër sëmundjes dhe transmetimit. Mund të mos ketë një kohëzgjatje të gjatë dhe do të përdoret kryesisht në vendet e pasura si masë ndalese.

Do të kemi fatin ta kemi shumë para fundit të vitit. Por, më pas, në vitin 2021, një numër vaksinash të tjera ka shumë të ngjarë të miratohen. Përgjigjia më e fortë ndoshta do të vijë nga njësia e proteinave. Me kaq shumë kompani që punojnë në të, ne mund të lejojmë disa dështime dhe ende mund të kemi diçka me kosto të ulët dhe kohëzgjatje të gjatë.

Për vite të tëra, njerëzit kanë thënë se nëse anti-vaksinuesit do të kishin jetuar përmes një pandemie, me mënyrën se si vepruan gjyshërit e tyre, ata do të mendonin ndryshe tani. Uh.

Dy herë që kam qenë në Shtëpinë e Bardhë [që nga viti 2016], më thanë se duhej të shkoja të dëgjoja anti-vaksinues si Robert Kennedy Jr. Kështu që, po, është ironi që njerëzit kanë pikëpyetje për vaksinat dhe ne në fakt mund të themi: “Oh, Zoti im, a ka mënyrë tjetër që të shpëtojmë nga një epidemi tragjike?

Duke pasur parasysh skepticizmin, a duhet të jetë e detyrueshme një vaksinë Covid?

Bërja e diçkaje të detyrueshme shpesh mund të shkaktojë zhurmë. Por mund të thoni që nëse do të punoni në një shtëpi me njerëz të moshuar ose keni ndonjë ekspozim ndaj të moshuarve, kjo do të kërkohej.

Çfarë mund të thoni për teoritë e komplotit (konspirative), që thonë se ju jeni duke e ndjekur hulumtimin e vaksinave, për të kontrolluar mendjen e njerëzve me anë të valëve të radios 5G, e kështu me radhë?

Është e çuditshme. Ata e marrin mbrapsht faktin se unë jam i përfshirë me vaksinat dhe ata thjesht e kthejnë atë në të kundërt, kështu që në vend që të thonë se unë jap para për të shpëtuar jetë, ata thonë se unë po bëj para, për të shfarosur jetën e tyre. Nëse kjo i ndalon njerëzit të marrin një vaksinë ose të shikojnë të dhënat e fundit në lidhje me mbajtjen e një maske, atëherë kjo është një problem i madh.

Po në lidhje me bisedën rreth hidroksilklorinës, të cilën Shtëpia e Bardhë e ka promovuar, pavarësisht se në mënyrë të përsëritur tregohet se është joefektive dhe, në fakt, ka shkaktuar probleme të zemrës në disa pacientë?

Kjo është një epokë e shkencës, por nganjëherë nuk ndjehet kështu. Në tubin e provës, hidroksilklorina dukej mirë. Nga ana tjetër, ka shumë ilaçe të mira terapeutike, që vërtetohet se po funksionojnë pa efektet anësore të rënda.

Ne i kemi parë ShBA-të dhe vendet e tjera që blejnë furnizime me vaksina edhe para se të miratohen. A është kjo e dëmshme?

Ne kemi nevojë për bashkëpunim brenda vendeve dhe midis vendeve. ShBA-ja ende nuk ka ndihmuar në krijimin e parave të prokurimit për vendet e varfëra. Ne kemi financuar më shumë kërkime dhe zhvillime se çdo vend, por për fabrikat dhe prokurimet, ne jemi kujdesur vetëm për veten tonë. Çdo telefonate, të cilës i jam përgjigjur me drejtuesit e farmacive dhe udhëheqësit e vendeve, është me qëllimin që: “Hej, ne kemi nevojë për të gjithë që të mbrohen.”

Si mendoni, se si do të përfundojë kjo?

Risitë në terapeutikë do të fillojnë të ulin nivelin e vdekjes, por fundi i vërtetë do të vijë nga përhapja e infeksioneve natyrore dhe nga vaksina, duke na dhënë imunitetin e tufës. Për vendet e pasura, kjo do të jetë diku vitin e ardhshëm, idealisht në gjysmën e parë. Do të dalim nga kjo deri në fund të vitit 2021.

A do të jemi në rregull?
Sigurisht. Ne jemi me fat, që kjo nuk ishte një sëmundje më fatale.