TRULEGENËT

0
364
Kalosh Çeliku

NGA KALOSH ÇELIKU

Moti Kohë, nuk i shfletoja disa gazeta dhe portale të varura dhe “pavarura” partiake. Shkaku, se: Asgjë në politikën e tyre redaktuese, nuk meritonin humbje kohe. Shkurt, i kisha lexuar me vite: Politikanët, “intelektualët” e tyre dhe “analistët” politik, nuk sillnin asgjë të re për Ditën e Nesërme Shqiptare. Po, i njëjti brumë me vite: Dje, komunist, Sot neokomunist. Nateditë, defilonin me fotografi dhe “analiza” politike faqeve të tyre në prehërin e partive politike si “analistë” politik këmbekrye trulegenë. Kunguj Stambolli pa rrëfangë me trutë dhe këmbët në legen: Që, turreshin me të katra për një vend pune, pasuri personale e familjare, poste politike në Qeveri.

Gjithë jetën, vetëm i ndërronin vendet e punës, funksionet partiake dhe partitë politike. Ndonjëri, më “patrioti kuqezi” themelonte edhe Partinë e vet politike familjare dhe klanore, që lindnin brenda natës si këpurdhat pas shiut “patriotë” të Partive Politike Shqiptare. Edhe, para zgjedhjeve lokale dhe parlamentare rrokeshin fytas për poste politike. Sytë, duke ia nxjerrë njëri-tjetrit për pushtet argati në emër të Popullit Shqiptar. Shkak, që përfundimisht, edhe: E ndërpreva bashkëpunimin artistik me to si vegëla çytkë sëpate partiake.

Sot, pas kaq viteve dalldisje pas shkrimeve publicistike dhe librave, u binda edhe vetë kur, rastësisht hyra në gazetat e varura dhe të “pavarura” partiake: Emisionenet debative televizive, portalet e tyre elektronike qeveritare, që i ndërronin shkërdhaçët, si kurva burrat në Shtëpinë Publike. Edhe, pse sipas meje: Kurvës i ka hije, por jo edhe këtyre trusakatëve serik me këmbët dhe trutë në legen. Thashë, me Vete: Haj t’u hudh një sy, ndoshta e kanë marrë pak veten në politikën “madhore” shqiptare. Nuk jetojnë ende me ëndrra euforike – “patriotike”. Ku ta di Unë, gjatë këtyre viteve me pushtet argati: poste partiake dhe pasuri marramendëse personale, familjare dhe klanore në “Liri”, nuk lindin më politikanë trusakatë, por mund të jenë rritur pak si burra Qeverie me brekët mbi pantollona. Këmbëkryq, të ulen me “vëllezërit” e Njerkës në Shtetin e “përbashkët”. Pse, jo: Edhe, njëherë e përgjithmonë ta zgjidhin Çështjen Shqiptare.

Përpak, desh u çmenda?! “Analistë” politikik dhe politikanë plot me qerre?! Thashë, me vete: Përgëzime, nuk jemi popull shqiptar, por popull politikan dhe “analistë” politik. Sulme partiake me shokë pa kokë në qafë. Ndonjëri, mund ta kishte kokën nën sjetulla, ose te bytha. Nuk them, se: A, kishin bythë?! Shkaku, se: Bythë, nuk kishin edhe kur unë i fshikulloja me shkrimet e mia publicistike dhe libra. Jo, se ua kisha lakmi për vendet e punës, postet partiake, titujt e fituar shkencor si aktivistë partiak brenda një nate, dhe honoraret marramendëse, por më dhimbeshin si Sanço Panço shqiptar pas Don Kishotit Shkupit (“Shpëtimtarit” të shqiptarëve) në luftë me mullinjtë e erës për Dylqinenë e “Bit-Pazarit”.

Vërtetë, i doja me gjithë zemër këto patriotë “kuqezi”?! Pakrëndësi, ka: Sesa, më kanë dashur ato burra Katundi mua si shkrimtar. “Armik” i Shtetit të “përbashkët”. Populli, thotë: Bjeri samarit, t’i teket gomarit. Mëkot, Unë si miq me shkrime publicistike dhe libra, në Shtetin e “përbashkët”, isha përpjekur t’i zgjojë nga gjumi shekullor. Gomari, thoshte: Ishalla, është ëndërr. Edhe, kur e hante Ujku me gjithë bythë mes livadhit.

Tymeflakë dhe zjarr, nxirrte nga goja për “ndryshime” parazgjedhore parlamentare. Përmëkeq, e shante edhe Nënën e tyre që na i polli mesdite viçat dhe shterret e palëpira, dhe pas mesnate na i la lyrekë pas porte. E dinim Nënën, por jo edhe Babën me të cilin na e mbushi Lëmën me kopila. Lugatin e ringjalli në shtëpi të na lindë edhe fëmijë për shkolla shqipe. Parti politike. Përçudi, gati të gjithë ishin me emra e mbiemra si personazhe të shkrimeve të mia publicistike dhe libra. Që, kësaj radhe nuk do t’i përmend titujt dhe vitet e botimit. I keni në bibliotekat e Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë Veriut, dhe nëpër botë.

Rrufjanët, aspak, nuk kishin ndryshuar gjatë këtyre viteve si argatë politik: puthadorë dhe servilë partiak, por ishin egërsuar edhe më shumë si bisha mali. Kush, arushë, luan, tigër, ujk, çakall, dhelpër dinake, derr i egër… Sytë, u ishin skuqur dhe përpiqeshin me këmbët dhe trutë në legen, të na hanë të gjallë me gjithë tesha si popull shqiptar. Nuk njihnin familje, nuk njihnin shokë, nuk njihnin miq. Nënën Parti e kishin Zot: Edhe Nënë, edhe Babë.

Dhe, më në fund, mezi e binda Veten, se: Këto politikanë të dalldisur dhe arratisur, “analsitë” politik, ende pa Shtet Shqiptar Etnik, janë armiqtë më të mëdhenj të Popullit Shqiptar. Realitet i dëshmuar historik, që me gjithë këto trulegenë “intelektualë” dhe “analistë’ politik, Sot vështirë na beson njeri, se: Vërtetë, ne duam “ndryshime” politike?! Shqipëri Etnike! Shkaku, kulminacionit “patriotik” – partiak, që ende me të gjitha forcat “politike” dhe “akademike – intelektuale”, pavetëdije i mbajmë gjallë ne si popull shqiptar në pushtet: Kungujt e Stambollit pa rrëfangë edhe Sotekësajdite nëpër parti politike.

Dorën, në zemër: Nuk i mbanë peng populli shqiptar, por pjellat e Partive Politike Shqiptare, tinëz që na i lanë viçat e palëpi dhe shterret shterpa pas porte…