FIROMA E ZHEGUT, JEHONA E BELEGUT

0
382

Poem nga libri: “Jehona e zemrave tona”.

Sali Leka

Poezi speciale jetësore njerëzore e shkëlqyer.
Me vargje lirike jetike metaforike brilante e pëlqyer.
E theksoj e përsëris, poezin e filloj e nis.
I papërtuar, i gëzuar, i betuar, i pandaluar.
Janë shtuar njerëzit që nuk e duan poezin.
Pëlqejnë e duan marrëzinë e batërdinë e zhgërryer.
Janë zhytur e përlytur në maraz e sekëlldi mizore.
Nuk e dallojnë të mirën e dobishme shembullore.
Nuk e duan as dashurinë e nuk bashkohen dorë për dore.
Nuk e dinë se dashuria e dituria janë të mrekullueshme paqësore.
Janë ndjenja e dëshira të larta shpirtërore e shëndetësore.
Njerëzit pa dituri e pa dashuri janë më keq se kafshët e egra shtazore.
Nuk kuptojnë por flasin kot së koti si injoranti e idioti.
As nuk arsyetojnë as nuk besojnë te Zoti.
As nuk dinë me shijuar gëzimin aftësinë e harmoninë.
Njerëzit e paaftësuar e të paharmonizuar janë si pemë të thata.
As mendojnë sa të paarritshme janë dita e nata.
Sa të mahnitshme janë dituria, dashuria e shkëlqimi.
Sa të vlefshme janë arsyetimi e botëkuptimi.
Nuk llogjikojnë, dashuria më përpara është jetësore.
E pastaj bashkëshortore.
Mashkulli që s’ka dashuri për jetën e tij, bashkëshorten e urren.
Femra që s’ka dashuri vetjake personale, me bashkëshortin grindet.
Të dy i bëhen havale njëri-tjetrit deri në vdekje.
Çdo ditë përleshen e kacafyten si zhul e gazhel.
As dallojnë shembull, as dinë jehonë e model.
Kur mashkulli nuk është kreshnik.
Edhe femra nuk është fisnike.
Martohen me trup bashkohen, por me zemër e mendje egërsohen.
Jetën e të dyve e bëjnë të padurueshme kaotike.
Të mirat e përbashkëta, të mrekullueshme dita ditës,
zhduken eliminohen.
Mendojnë gëzohen e besojnë fisnikët e dijetarët.
Llogjikojnë krenohen e jehojnë viganikët e guximtarët.
U shkëlqen jeta, u zbardh epoka, u bleron moti.
Pa llogjikë e pa dituri nuk funksionon mendja e koka.
Ata që janë naivë, merhum, tutkun e mesknista.
U vjen zgerdall e verdall bota e toka.
Gremisen në depresion e dëshpërim.
Bitisen në panik shkrumb e shkretim.
Janë pa vizion as iradin as ilmin.
Nuk shkojnë me u rrëfyer në Altarin e bekuar.
Janë gënjyer e gënjehen me satanin e shtrembëruar.
Edhe me hashamanin e infektuar i qelbëzuar.
Unë jam shumë i gëzuar, i shëndetësuar, i vitalizuar.
Çdo orë e çdo ditë Akoma më fort i aftësuar i dashuruar.
Edhe në vapën e Gushtit i palodhur i papërtuar.
Ditën duke punuar, natën duke shkruar e kënduar.
Gusht o Gusht me firom e zheg.
O i madhi, o i forti i pamposhturi beleg.
Me jehon të lartë mbi çdo kreshnik e strateg.
Por nuk del mbi diellin shkëlqimtar atmosferik.
Zhegu e zjarri yt nuk e arrin qiellin as yjet.
Por i shkrin akujt, i djeg i shkrumbon pyjet.
Unë o Gusht do të bisedoj me ty.
Të lutem e të përmallohem sy më sy.
Mos na errëso blerimin e shkëlqimin.
Na i garantuan falas Maji , Qershori e Korriku.
Mos i digj mos i përvëlo!
Më dëgjo mua më dëgjo!
Jam poet me damar fisniku eposiku.
Mos pandeh se dua të komandoj e të sundoj.
Nuk kam forcë unë ty me të komanduar.
Pa çka se çdo natë shkruaj ikëndoj e nuk ndaloj.
O sa shumë jam përpjekur e munduar.
Me ty Gusht me biseduar e treguar.
Mbi ty Gusht as babai im nuk doli.
Kundër teje nuk u ankua as foli.
Babi im sojnik trim, bir kreshniku.
Bash nip fisniku ilmin kristal.
Edhe stërnip vital viganiku.
I pashkulur, i patundur si shkrep e mal.
Babai im askujt muk iu përulte as u dorëzonte.
Përballë teje Gusht nuk mundi të rezistonte.
Ashtu dha shpirt sikur gjumi e zuri.
Bukurosh mbylli sytë, engjëlli e mori.
O sa i bukur përpara syve të mi i gjallë del.
Buzagaz flet, më përshëndet e më përkëdhel.
O sa me admirim e kujtoj babain e vdekur.
Dheu i tokës trupin e ka shkrirë e tretur.
Trupi i babait kolloz vigan si gjerdan.
Ti o Gusht e mposhte pa derman.
I munde o Gusht edhe doktorin e spitalin.
Mbi ty Gusht as demonët e vampirat nuk dalin.
Babai im nuk u kapte, nuk u arrinte.
Në çdo situatë i pari dilte e printe.
Nuk pushonte ditë e natë pak gjumë flinte.
Mua më ka dashur e më don!
Edhe tani më shikon e më dëgjon.
Ai është në parajsën madhështore hyjnore.
Atje ka mjete të sakta preçizive specifike.
Dhe jo si këtu në botën tokësore.
E mbushur me adete e ibrete regresive kaotike.
E shikoj babain me sytë e shpirtit.
E uroj i postoj të fala me frymën e Krishtit.
Fryma e shkëlqyer, e pastër e shenjtëruar.
Këndoj çdo natë i mallëngjyer i përmalluar.
Jehoj me shpirtin e babait hasret e ahiret.
Shkruaj me vullnet e vitalitet pa siklet.
Natë për natë deri të shtunën me lezet.
Të Dielën bëj meshë e kungim i betuar.
Të Hënën nis punën përsëri shumë i forcuar.
Babin e përshëndes, e përqafoj me kijafet e iradin.
Kur ishte në botën tokësore babai im.
Mua më pajisi me kulturë etikë e llogjikë.
Më sajdisi e më bashkoi me shokë besnikë teuratikë.
Unë kisha e kam edhe vetë shokë kreshnikë viganikë.
Ty o Gusht do ta tregoj.
Me ty Gusht nuk mbaj sekret.
Jeni i forti i pamposhturi në univers!
O sa dëshiroj me firomën e zhegut!
Edhe njëzet shekuj të këndoj e të jehoj.
Të premtoj e të betohem nuk do të lodhem.
Por Akoma më fort do të vitalizohem.
E do të aftësohem me jehonën e belegut.
Shumë do të kënaqem, gëzohemn e do të krenohem.
Kënaqësia e gëzimi janë krenaria e vërtetë.
Ata që nuk duan kënaqësi nuk duan as jetë!
Punojnë shtrembër ecin ters.
Janë shtuar njerëzit që nuk e duan jetën.
E urrejnë të mirën të drejtën të vërtetën.
Ah medet! Janë bërë vetë barkdreq.
Edhe zuzarë mëkatarë fatkeq.
Unë me ata as jam bashkuar as bashkohem.
Kush të dojë të jehoj me mua.
Ata që jehojnë unë shumë i dua.
O sa dëshiroj edhe shokët e mi të jetojnë njëzet shekuj.
Shokët e mi besnikë me jehonë e krenari.
Kënaqësia e jetës janë koha epoka.
Dita, nata, java, muajt, vite e shekuj.
Dhe nuk janë pasuria as lakmia as toka.
Lsakmia për mylk e pasuri nuk të japin kënaqësi.
Por urrejtje egërsi për të vra çdo njeri.
Sidomos njerëzit e mirë, të sinqertë fisnikë.
Vrasjet nuk i bën halli as varfëria.
Por i bën zgërdalli, lakmia e marrëzia.
Në Shqipëri kanë nga 240 milion lekë pasuri.
120 milion i shpenzojnë për të vra me kërdi e batërdi.
Pastaj dalin nëpër televizione me lot krokodili.
Ishin e janë më keq se xhahili, rezili e katili.
Televizionet ishin e janë mbulesa e krimeve e shkretimeve.
Edhe ngatërresa e abuzimeve, spekullimeve e mashtrimeve .
Nëpër studiot televizive, asgjë e keqe nuk verfikohet.
Çdo e mirë çdo e bardhë shkëlqimtare baltoset e shkelmohet.
Asnjë masakër mizoriste antinjerëzore nuk demaskojnë.
Asnjë batërdi e xhurulldi horrore nuk largojnë.

Sali LEKA, Cel: 068 38 55 304

SHËNIM SPECIAL EKSKLUZIV ME KATËR VARGJE POETIKE
Lum ata njerëz që janë me llogjikë kulturë etikë.
Ata e kanë shpirtin, zemrën e mendjen me iradin e ilmin.
Janë e do të jenë gjithmonë me jehon e veratisin.
Edhe kur shkojnë në botë e galaktikë, Azi e Amerikë.

Tiranë, Gusht 2020