NUK NA DUHET NJË MAREVESHJE GJITHËPËRFSHIRËSE MË KOMPROMISE NE DËMË TE KOSOVËS

0
359
Vuçiq i tregon hartat kancelares Merkel

Nga Binak MAXHARRAJ

/Nuk na duhet as njohja nga Serbia, nëse demtohet Kosova/

Kalojë një dekadë duke diagolu me Serbinë. Një dekadë na shkojë huq duke biseduar kot me Serbinë pa asnjë sukses. Kalojë një dekadë kur me Serbinë në këtë dialog nenshkruam mareveshje te keqija ne damë te Kosovës, bile ishim afër shumë afër edhe ta coptonim Kosovën për interesa te Serbisë. E bëri këtë Kosova sepse ne dialog kishte njerez jo kredibil, të dobët, të padijshëm dhe fortë te shantazhuar nga Serbia.

U diskutua ne këtë dialig mbarë e mbrapështë, e më shumë mbarpështë se sa mbarë pa ndonjë rezultat. Nuk u diskutua për çështjet kurciale me interes te vendit, por me shumë u diskutua për do tabela te veturave prej letre te cilat duheshin te ndrrohëshin ne kufi, ose u diskutua për ta njollosë pavarësinë e Kosovës me yllin si fluskë bore për te cilën thanë se do te shkrihet së shpejti por qe sa vite nuk po shkrihet. Diskutuan për levizjën e lirë te njerëzve po ajo nuk egziston, është marrëveshje false, njerëzit trishtohën kur kalojnë kufirin, edhe nese e kalojnë maltretohën, rrahën dhe plaçkitën.

Por,prap po niset dialogu, bile nuk është boll një ia kanë fillu me dy dialogje jeri ne Bruksel e tjetri ne Uashington. Po, donë me arrijtë një mareveshje gjithëpërfshirse te shpejtë, ate qe nuk e arrijtën për tetë vite. Por këto marevshje si ajo në Bruksel, por edhe ajo në Uashington nuk mund te ndërtohën pa bazament. A ndertohët kulmi i shtepisë pa bazament?!

Për te arrijtë deri të një mareveshje gjithpërfshirëse duhet nisë nga bazamenti që te mundë mareveshja gjithëpërfshierse te jet e fortë, e pranueshme, stabile dhe e pëherëshme. Më parë se te shkohët të mareveshja gjithëpërfshierse duhet të ndërtohët bazamenti, pra duhet te diagolohët me Serbinë për disa çështje kurciale nëpër te cilat nuk bënë. Duhet te bisedohet me Serbinë hapatas pa kuufare firge për ta detyruar Serbinë te kërkojë falje publike për krimet e luftës dhe gjenocidin në Kosovës, për çështjeën e separacioneve te luftës qe kapë shumën e shkaktuar nga Serbia afër 30 miliard euro kur Serbia e shkaterroi Kosovën duke e bërë tokë të djegur, duhet pyetur Serbinë ku janë te pagjeturit afër 1600 qe s’u dihet fija, duhet biseduar me Serbin për përdhunimet nga ushtria dhe paralimitaret serb të nanave, motrave dhe biajve tona.

Pra me këto kushtezime te bazuar ne fakte Serbisë duhet t’i mbyllet goja qe ajo te mos kërkoj atë çfarë nuk i takon. Duhet te ndalet sepse ndarja e Kosovës është endërr e kahmotshme e Serbisë qe nga Ilia Garashanini e kendej, poashtu Serbisë duhet ti mbyllet dera për krimin e Asociacionte te komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzekutive.

Është detyrë shteterore, institucionale dhe patriotike e delagacionit të Kosovës qe më parë ti hyhet mareveshjes nga bazamenti për te arrijtë deri te ajo gjithëpërfshirja. Dialogu i rinisur në dy binarë duhet te jetë mirë i prgatitur me njerez te dijes, te shkencës por edhe te politikës të cilët flasin me fakte te pakundërshtueshme sepse e drejta është ne anën tonë,e jo të diagoljojn qiftat e Skender Hysenit një deshtaku politik e të tjereve. Serbia mundet vetem me fakte, dokumente dhe prova tjera qe Kosova i ka me bollëk. Nuk duhet qe njerezit qe shkojnë në dialog me Serbinë me duar ne xhepa pa laps e pa fletore si nxënësat e keqinjë, nuk duhet t’i marrin me vehte kokat e Isa Mustafës dhe Hashim Thaçit por Kushtetutën dhe ligjet e Kosovës, sepse këto koka mendojnë dhe veprojnë mbrapështë për Kosovën ashtu siç vepruan deri më tani.

Janë të papranueshme bisedat me Serbinë në stilin siç u veprua deri me tani se duhet të pajtimi me Serbinë, se duhet bërë kompromise të thembshme me Serbinë, bile edhe duke formuar komisione te posaçme për këtë, qe do te thotë se po u deshka tashti me ia falë edhe krimet dhe gjenocidin qe Serbia e ka bërë në Kosovë, duke theksuar paturpërishtë se këto krime po u deshka t’i falen Serbisë sepse u ka kaluar koha, janë vjetru. Por një gjë është e qartë se askush nga i madh e deri te i vogli në Kosovë nuk ka të drejtë të kalojë mbi gjakun e deshmorve, sepse mbi këtë gjak është krijuar bazamenti i lirisë tonë, sepse dihet se krimet e luftës dhe ato kundër njerëzimit nuk vjetrohen kurr.

Sot edhe pas 50 vjeteve Izraeli i ndjek nazistet kudo nëpër botë për holakustin. Por në dialog duhet thjeshtë e qartë të kërkohët nga Serbia llogari për te bëmat e saja në Kosovë gjatë luftës, para se te arrihet një mareveshje gjithëpërfshirëse, sepse pa u pastruar mirë e qartë me Serbinë për te gjitha këto qe i ceka më lartë është shumë vështirë te arrihet nje mareveshje gjithpërfshirse e qendrueshme, dhe Kosoves me se paku i duhet nje mareveshje e keqe i cila lenë pasoja dhe konflikte te vazhdueshme më Serbinë. Këtë nuk kemi të drejtë ta bejmë edhe për shkak te gjeneratave të reja qe vijnë duke ju lënë ngaterresa të vazhdueshme.

Por, prap po niset dialogu, bile nuk është boll një ia kanë fillu me dy dialogje jeri ne Usshington me 2 shtator dhe tjedtri ne Bruksel me 7 shator Bruksel. Po, donë me arrijtë një mareveshje gjithëpërfshirse te shpejtë sa mshel e qelë sytë, ate qe nuk e arrijtën për tetë vite.

Është shumë vështirë te konstatohet me sakëtësi së për çfarë do te diskutohet ne këto dy takime te ndara, se çka nikoçieri do te ju sjell përpara në tavolinën e bisedimeve. Por, megjithate nikoçeriet kanë lenë me dije se ne Uashington do te diskutohet kryesisht për ekonomin kurse ne Bruksel për Asociacionin e komunave me shumicë serbe.

Dialogu në Ushington ku thuhet se do te diskutoihet për ekonomin dhe mundësishtë te arrihet ndonje mareveshje parciale e cila nuk është gjithëpërfshirëse është diçka jashtë logjikës së mendjeës se shendosh,si mund të flasish për ndonjë mareveshje ekonomike kur dihet se Kosova dhe Serbia nuk kanë se pari stabilitet politik nuk” flasin me njera”pos kur i detyrojnë bash is liderte tanë,e kur mungon stabiliteti politike,kur mungon ende levizja e lire midisë dy vendeve është absurde te diskutohet për ndonje marveveshje ekonomike,psh,për trenat dhe areloplanat e Grenellit qe po u deshka te nisën dhe te fluturojn, te cilëat nuk mund te levizin nga vendi pa situatën politike stabile midis dy vendeve.

Lidhur me këtë eksperti i njohur Gjerman Bodo Weber theksoi se takimi në Uashington shihet vetem si një përpjekje për realizimin e një fotografie qe te ndihmoj Grenellin te ngjitet ne karier, kurse Trumpin qe te ndihmoj ne nodnjë fitore eventuale ne zgjedhjet e nentorit duke e pas parasyshë se rajtingu i tij ka rend dukshëm. Por, siç tha këto ditë Joe Bordelli është e mundshme qe ne takimin në Uashtington të zgjohën edhe fantazmat te lidhura me mundesin e prekjes së kufinjëve, sepse siç tha ai në tavolinë është mundshme qe te qitën te gjitha opcionet. Rujna o Zoti Madh.

Kurse nga ana tjetër në takimin e 7 shtatorit Miroslav Lajçak veç e ka bërë te qartë së do te diskutohet tema shumë e nxehtë Asociacioni i komunave me shumicë serbe me kompetenca ekzektuive. Kjo do te ishte ta krijosh nje “Republika Serpska” brenda Kosovës e cila është barazi me ndarjen e Kosovës, sepse ky asciacion do te lidhej me Beogradin e jo më Prishtinën, do te krijonte konfuzion jurtidik, probleme, dhunë e deri ne shkeputje. Të lejosh te formohet një Asociacion i till është absorditet,

është ne kundërshtim me kushtetuten dhe ligjet e Kosove, është siç thuhet ne popull te ia bejsh varrin vehtes,është atakt ne sovranitetin dhe integritetin e Kosovës. Sepse ky asiciacin i ka ligjet e veta ekzektutive, krijon konfuzion ne sistemin juridik te Kosovës, do te këtë përlasje të vazhdueshme midis Republikës së Kosoves dhe te ashtuquajtures ”Republika Srpska” brenda Kosovës.

Delegacioni i jonë në dialogun më Serbin në takimet e caktuar me 2 dhe 7 shtator nuk guxon të bejë lëshime parimore kur është fjala për fatin, e shtetit. Delegacioni i jonë nuk guxonë të nenshkruaj kurrsesi një mareveshje të keqe qoftë ne Uashington qoftë në Bruksel, sepse siç thotë populli e keqjëja vjënë gjithëmonë papritmas, e keqja është aty afër te dera veç pret qe dikush te ia hapë derën. Delegacioni ynë nuk ka te drejtë, qoftë edhe nen presion të nenshkruaj mareveshjën gjithëpëfshierse me Serbin pa u dakordue edhe me Parlamentin e Kosovës, sepse Kosova shumë herë e ka hangër ne këtë drejtim është mashtruar, e kanë mashtruar përmes te shantazhuarve duke sjellë mareveshje të këqija.

Shumë figura të njohura të jetës politike në Amerikë, ne Evropë theksojnë se Kosova nuk duhet te dmëtohët ne dialogun me Serbinë qoftë ne Brukseë apo ne Uashington. Pse te dmetohet kur e drejta dhe faktet janë në anën e sajë. Ata theksojnë se Kosova duhet te mos e pranojë asnjë mareveshje gjithë përfshirëse me Serbin në damë te Kosovës, pra qoftë se ajo mareveshje vjenë edhe nga Amerika e cila duhet te refuzohet, por nuk besoj se do te dmetohet Kosova nga Amerika mikja e jonë e përjeteshme e cila na çliroi, na solli këtu ku jemi, sepse pa te nuk do të jemi këtu ku jemi.

Por,megjithate anipse politikat e SHBA janë parimoire, stabile, te qendrueshme, nuk ndryshojnë lehtë, prapë se prapë ka nyansa,dallime midis nje administrate te tjetra, psh. dallon administrata e Klingtonit, e cila e nxori Kosovën nga këthetrat e Serbisë, kurse kjo e Trumpit nuk di se si do te vepronte sikur te ishte ne atë kohë, por e e di me saktesi së Presidneti Trumb gjatë fushates parazgjedhore me 2016 ka deklaruar se ishte bërë gabin qe sishte bombarduar Serbia, kjo kjo të thotë së Kosova nuk do ishte kjo që është sot. Por ka edhe njërez te ndryshëm ne udheheqjën e dialogut, mund te jenë të një njëanshëm, siç veproi Grenelli kur e detyroi Kosovën ta heq taksen dhe reciprocitetin, e kur i tha Serbisë qe ti ndalë çnjohjet dhe anetaresimin e Kosovës ne mekanizmat nderkombëtarë gadi qe si thanë mos u përzi ne çeshtjet tona nacionae, por edhe nga njerezit diagolus ne BE qe vijnë nga shtetet qe se kan njohtë Kosovësn.

Shpresojmë së nuk do te ndodhë kjo, sepse nuk na duhet njohja nga Serbia nese dëmtohet Kosova duke ia cenuar sovranitetin e sajë. Ka shtete si Izraeli, Tajvani te cilat nuk i kanë njohtë as fqinjit e tyre, dhe nuk janë ne OKB dhe ne organizma tjere nderkombëtar por janë shtete te fuqishme te zhvilliara ekonomikisht te cilave ua kanë lakmu shumë shtete tjera.