NË SHTËPINË MUZE TË THEMELIMIT TË LIDHJES SHQIPTARE TË PRIZRENIT

0
399
Qatip Mara - me nxënës te Lidhja e Prizrenit

Në shtëpinë muze të Thmelimit të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit

ME MATURANËT E KLASËS 4-6 TË GJIMNAZIT “ISMAIL QEMALI” TIRANË

Në gjimnazin “Ismail Qemali” Tiranë organizoheshin shumë veprimtari edukative në shkollë e jashtë shkolle. Më 24 mars 2011 u organizua në qytetin e Prizrenit. Maturantët e gjimnazit “Ismail Qemali” Tiranë, prisnin të gëzuar vizitën në Prizren, për të vizituar Shtëpinë Muze të Lidhjes Shqiptare të Prizrenit. Autobuzat me 350 nxënës-maturantë ecnin me shpejtësi e maturantët na shoqëronin me këngë gjatë gjithë rrugës.

Nëpër rrugën e re të Kombit gëzimi ishte i dyfishtë. Për herën e parë do të kalonim tunelin e Kalimashit e do të preknim tokën e shenjtë të Prizrenit. Edhe zoti na ndihmoi, duke na dhuruar ditën e 24 marsit me ndriçim diellor. Relievet e dikurshme të Mirëditës të egëra e të ashpëra ishin zbukuruar nga veprat e shumta të artit që shoqëronin rrugën Milot–Morinë. Emocionet e e gëzimit të nxënësve shprehnin dashurinë për trojet tona Dardane, që kanë qenë gjithmonë djepi i Luftës për liri e Pavarësi.

Sapo zbritëm në Prizren u përshëndetëm me fytyra të gëzuara të vëllezërve tanë Prizrenas, kudo gjetëm bujarinë, dashamirësinë. Dielli ndriçonte gjithë mjedisin e Prizrenit, por ne pamë në fytyrat e qytetarëve Prizrenas diellin e ndjenjave panshqiptare. Në fytyrat e zemrat e tyre shprehej gëzimi mikpritjes shqiptare. Në çdo hap që hidhnim fiksohej një fotografi. Sa bukur komunikon me gjuhën e nënës, me gjuhën shqipe. Kudo në qytetin e Prizrenit gjetëm mjedis të pastër. Asnjë mbeturinë për tokë. Shumë maturantë më thane: “- Sa të edukuar e të sjellshëm janë Prizrenasit. Flasin me zë të ulët. Lëvizin të qetë e shumë tëgëzuar.

Emocionet më të forta ishin kur u futëm në Shtëpinë Muze të “Lidhjes Shqiptare të Prizrenit”. Të gjithë nderuam Shtëpinë Muze “Lidhja shqiptare e Prizrenit”, heroizmin e Ali Pashë Gucisë, të Isuf e Hodo Sokoli, të Sulejman Vokshit, të të gjithë rilindasve që shitën pasurinë për ta bërë Shqipërinë me Liri e Pavarësi.

Trimat kosovarë nuk kanë pasur frikë nga plumbi dhe as nga litari.

“Sef Kosharja i pari fisit /
Të ka hije maja e lisit /
Më ka hije djemtë e mi /
se kam vdekë për Shqipni“.

Kudo pamë dashuri për vendin dhe shumë respekt për njeri-tjetrin. Mbi të gjitha në çdo bisedë, prizrenasit tregonin shumë dashuri për Shqipërinë. Të gjithë maturantët morën mbresat më të mira nga Prizreni e prizrenasit, mbresa që nuk do të zbehen kurrë.

Qatip Mara
Nju Jork, 18.08.2020