Periudhat dhe drejtimet në letërsi – Metodat letrare

0
1080
Xhelal Zejneli - Periudhat dhe drejtimet në letërsi

Një libër nga Xhelal Zejneli

Me kënaqësi e mora sot librin e prof. Xhelal Zejneli “Periudhat dhe drejtimet në letërsi“, dhe po e prezantoj këtu parathënien e shkurtër të tij si dhe përmbajtjen. Faleminderit prof. Zejneli për dhuratën e çmuar, do e lexoj me kënaqësi!

Me respekt,
Arben Çokaj

PARATHËNIE E SHKURTËR

Libri Periudhat dhe drejtimet në letërsi – Metodat letrare është fryt i një punë shumëvjeçare. Në të janë përfshirë pothuajse të gjitha periudhat dhe drejtimet letrare kryesore, që janë paraqitur në Evropë prej qindvjeçarit XV deri në mbarim të qindvjeçarit XX, duke filluar prej Humanizmit dhe Rilindjes deri te realizmi magjik.

Në libër janë dhënë edhe rrymat, shkollat dhe konceptet letrare-artistike, që janë shfaqur në vende të caktuara, pa u shtrirë në hapësira të tjera.

Në vija të shkurtra, kam dhënë edhe një pasqyrë të shkurtër të metodave letrare. Për krijimin e këtij libri, kam përdorur literaturë parësore dhe dytësore në disa gjuhë, gjë që mund të vërehet në pasqyrën e literaturës së shfrytëzuar.

Në libër janë përmendur mbi 1300 emra poetësh dhe shkrimtarësh, përfshi edhe emra teoricienësh të letërsisë, historianësh të letërsisë, kritikësh letrarë, estetësh, piktorësh, kompozitorësh, filozofësh etj. Në pasqyrën e shkrimtarëve, në fund të librit kam dhënë të dhëna themelore për çdo krijues dhe personalitet tjetër, që është përmendur në të.

Libri përmbam një numër të madh informatash, kryesisht nga lëmi i letërsisë. Si i tillë, ai mund të jetë në shërbim të studentëve dhe të nxënësve të shkollave të mesme.

U falënderohem recensuesve për sugjerimet.

Autori